Menaxher/e Gjeneral/e
Data e publikimit
14-03-2023
Data e perfundimit
13-04-2023
Lloji i orarit
Full Time
Kategoritë
Menaxhment Ekzekutiv
Menaxher/e Gjeneral/e
Përgjegjësitë dhe Detyrat:
- Mbikëqyrë dhe kontrollon të gjitha aspektet strategjike të kompanisë.
- Zbaton respektimin e udhëzimeve ligjore dhe politikave të brendshme për të ruajtur ligjshmërinë e kompanisë dhe etikën e biznesit
- Ndërton marrëdhënie besimi me partnerët kryesorë dhe palët e interesuara dhe vepron si një pikë kontakti për akterët e rëndësishëm
- Analizon situatat dhe dukuritë problematike dhe ofron zgjidhje për të siguruar qëndrueshmërinë dhe rritjen e kompanisë
- Drejton dhe motivon stafin duke avancuar angazhimin e tyre drejt një ekipi me performancë të lartë
- Drejton me shembullin personal dhe inkurajon të gjithë punonjësit që të kryejnë aktivitetet e tyre në përputhje me të gjitha ligjet në fuqi dhe standardet dhe politikat e Kompanisë
- Mban një njohuri të thellë të tregjeve dhe industrisë së kompanisë
- Zhvillon strategji dhe plane biznesi me cilësi të lartë duke siguruar përafrimin e tyre me objektivat afatshkurtra dhe afatgjata
- Mbikëqyr të gjitha operacionet dhe aktivitetet e biznesit për t’u siguruar që ato prodhojnë rezultatet e dëshiruara dhe janë në përputhje me strategjinë dhe misionin e përgjithshëm
- Menaxhon të ardhurat, shpenzimet dhe financimin për të ruajtur rritjen e qëndrueshme të biznesit
- Rishikon raportet financiare dhe jofinanciare për të gjetur zgjidhje ose përmirësime
- Sigurohet që shpenzimet e Kompanisë të jenë brenda buxhetit të autorizuar vjetor të Kompanisë
Kualifikimet dhe Përvoja
- 5 vjet përvojë në pozita të larta udhëheqëse
- Diploma e nivelit Master në Menaxhment, Ekonomi, ose Financa është e domosdoshme
- Njohuri të thella në shitje, operim, financa dhe praktikave më të mira të menaxhimit të përgjithshëm
- Aftësi analitike dhe aftësi për zgjidhjen e problemeve
- Aftësi të shkëlqyera komunikimi dhe të folurit në publik
- Njohje e shkëlqyer e gjuhës angleze
- Aftësi për të punuar nën presion, për të planifikuar ngarkesën personale të punës në mënyrë efektive dhe për të deleguar.
- Preferohet përvoja në industritë B2B
- Kuptimi i mirë i parimeve të financave të korporatave dhe menaxhimit të performancës