www.ofertapune.net Menaxher/e Gjeneral/e | PunaIme

Menaxher/e Gjeneral/e

Kompania

SALT

Lokacioni

Prishtinë

Data e publikimit

31-01-2023

Data e perfundimit

16-04-2024

Lloji i orarit

Full Time

Kategoritë

Menaxhment

REVO Hospitality Group është themeluar në vitin 2018 dhe është një nga kompanitë lider që operon në biznesin e hotelerisë në Tiranë.

REVO Hospitality Group menaxhon markat më të dalluara në industri si Salt Restaurant, Lift Steak & Rooftop Bar dhe zinxhirin Opa Greek Street.

Misioni ynë është të promovojmë një koncept revolucionar restoranti, duke tejkaluar pritshmëritë e klientëve në një dimension ku koha, ushqimi dhe pijet do të shijohen më shumë.

Sot ne numërojmë 200 punonjës që ndajnë të njëjtën ëndërr teksa zgjerojmë markat tona në më shumë vende dhe qytete.

REVO Hospitality Group po kerkon profesionistë me pervojë dhe të rinj të talentuar, të cilët janë të etur për të mësuar, zhvilluar dhe për të treguar profesionalizëm.

Ne po kërkojmë për Menaxher/e Gjeneral/e në Restorant SALT Prishtina:       

Menaxher/e Gjeneral/e

PËRGJEGJËSITË:

  • Menaxhon dhe mbikëqyr të gjithë funksionimin e restorantit;
  • Planifikon dhe zhvillon strategjinë e marketingut te restorantit;
  • Ushqen një mjedis pune pozitiv;
  • Pergjigjet me efikasitet dhe saktesi ndaj cdo ankesave te klientëve;
  • Organizon dhe mbikëqyr turnet;
  • Vlerson performancën e stafit dhe i udhezon për një performance sa më të mirë;
  • Kujdeset per imazhin e restorantit duke sugjeruar menyra për ta permiresuar atë;
  • Krijon raporte te detajuara mbi te ardhurat, shpenzimet javore, mujore dhe vjetore;
  • Merr pjesë gjatë intervistave për rekrutimet e reja, ne rast se është e nevojshme;
  • Trajnon punonjesit e rinj dhe aktuale per praktikat e duhura te sherbimit ndaj klientit.

KËRKESAT:

  • Diplomë Bachelor ose Master në Administrim Biznesi ose fusha të ngjashme;
  • Eksperience te pakten 8 vite ne industrine e restoranteve dhe menaxhimit;
  • Aftesi te mira te paketes Microsoft Office dhe programeve te ndryshme kompjuterike;
  • Aftësi shume te mira drejtuese;
  • Aftesi shume te mira komunikimi dhe organizimi;
  • Aftësi për zgjidhjen e problemeve ne mënyrë eficente;
  • Aftësi për të menaxhuar projekte dhe detyra të shumëfishta në të njëjtën kohë;
  • Aftësi për të kryer punë cilësore nën situata presioni;
  • Të jetë i/e motivuar dhe energjik/e;
  • Etikë profesionale dhe gjithmonë i/e gatshëm/e.

Nëse dëshironi të rriteni ose të përmirësoni karrierën tuaj duke punuar me REVO Hospitality Group, jeni te mirëpritur të dorëzoni CV tuaj në adresën e email-it:

[email protected]

[email protected]

[email protected]

ose mund të na kontaktoni në nr e cel: 069 70 79 300

Departamenti i BNJ

Mob: 069 70 79 300

Email: [email protected]

https://www.salt.al/

https://www.instagram.com/salt_tirana/

https://www.facebook.com/salt.tirana/