www.ofertapune.net Menaxher/e (Financa dhe Kontabilitet) | PunaIme

Menaxher/e (Financa dhe Kontabilitet)

Kompania

Beta Group

Lokacioni

Lipjan

Data e publikimit

07-06-2023

Data e perfundimit

23-04-2024

Lloji i orarit

Full Time

Kategoritë

Menaxhment

POZITA:         MENAXHER/MENAXHERE – DEPARTAMENTI I FINANCAVE DHE KONTABILITETIT

VENDI:            LIPJAN

Beta Group është kompani e specializuar në fushën e tregtisë me shumicë dhe shpërndarjës të mallrave të berzës, ushqimore dhe jo-ushqimore, si Sheqer, Miell, Vaj, Oriz, Fasule dhe ato jo-ushqimore, profile të ndryshme të hekurit ndërtues.

DETYRAT DHE PËRGJEGJËSITË

  • Mbikëqyr të gjitha operacionet financiare të kompanisë, duke përfshirë kontabilitetin, raportimin financiar, buxhetimin, parashikimin dhe analizën.
  • Zhvillon dhe zbaton strategji dhe plane financiare për të mbështetur qëllimet e rritjes dhe përfitimit të kompanisë.
  • Menaxhon rrjedhjën e parasë dhe kapitalin qarkullues të kompanisë për të siguruar likuiditet adekuat dhe përdorim optimal të burimeve financiare.
  • Monitorimi i inventarit, kontrolli i llogarive të pagueshme/arkëtueshme, menaxhimi i listës së pagave, krijimi i listave të pagesave dhe analizimi i variacioneve të të ardhurave dhe shpenzimeve.
  • Përgjegjës për identifikimin, vlerësimin dhe menaxhimin e rreziqeve financiare që mund të ndikojnë në operacionet, performancën financiare ose reputacionin e kompanisë.
  • Siguron analiza financiare dhe rekomandime për të mbështetur vendimmarrjen nga CEO dhe Bordi i Drejtorëve.
  • Menaxhon marrëdhëniet me palët e jashtme, duke përfshirë investitorët, huadhënësit, auditorët dhe partnerët e tjerë financiarë.
  • Siguron pajtueshmërinë me të gjitha rregulloret dhe ligjet përkatëse financiare.
  • Përgjegjës/e për të menaxhuar dhe motivuar ekipin e Departamentit të Financave.

KUALIFIKIMET

  • Diplomë Bachelor në kontabilitet, financa ose fusha të ngjashme; preferohet MBA.
  • 5+ vite përvojë progresive në menaxhimin financiar, mundësisht në një kompani tregtare me shumicë dhe shpërndarje ose industri të ngjashme;
  • Aftësi të forta drejtuese dhe komunikuese, me aftësi për të frymëzuar dhe motivuar një ekip.
  • Mendësia strategjike dhe aftësia për të menduar në mënyrë krijuese për të zgjidhur sfidat komplekse financiare.
  • Aftësi të forta analitike, me përvojë në modelimin dhe analizën financiare.
  • Përvojë me softuer kontabël si Navision ose ekuivalent.
  • Aftësi të shkëlqyera analitike të të dhënave.
  • Gjuha Angleze rrjedhshëm (folur dhe shkruar rrjedhshëm).
  • Aftësi kompjuterike (Word, Excel, PowerPoint, Internet Browser).
  • Leje Drejtimi, Kategoria B.

Beta Group është një punëdhënës i mundësive të barabarta. Të gjithë aplikantët dhe punonjësit e kualifikuar do të marrin konsideratë punësimi. Ju njoftojmë se do të kontaktohen vetëm kandidatët e përzgjedhur për intervistë.

Të gjithë kandidatët që aplikojnë, ju lutemi të shkruajnë pozicionin e punës për të cilin po aplikoni, në “Subject Line”, të emërtoni CV-në tuaj në formatin e mëposhtëm (Emri Mbiemër – CV).Kandidatët e interesuar mund të dërgojnë CV-në e tyre në e-mail: [email protected] Afati i aplikimit është deri më 09 Qershor 2023 në orën 17:00.