Menaxher/e Biznesi
Data e publikimit
03-05-2023
Data e perfundimit
31-05-2023
Lloji i orarit
Full Time
Kategoritë
Menaxhment
Pozita: Menaxher/e Biznesi
Deadline: 18 maj 2023
Përshkrimi i vendit të punës:
Tedera L.L.C., një lider në industrinë e teknologjisë për Delivery Service, është duke kërkuar një Menaxher/e Biznesi të talentuar dhe të motivuar për të u bashkuar me ekipin tonë modern dhe inovativ. Nëse je i/e apasionuar për teknologjinë, menaxhimin dhe dëshiron të ndihmosh në zhvillimin e një kompanie që po ndryshon mënyrën se si i kemi porositur gjithmonë produktet, kjo është puna për ty!
Përgjegjësitë kryesore:
- Menaxhimi i brendshëm i kompanisë: Krijo dhe monitoro politikat, optimizo proceset dhe siguro qëndrueshmërinë e operacioneve të përditshme.
- Menaxhimi i ekipit: Rekruto dhe zhvillo stafin, mbikëqyr performancën dhe ndihmo të arrijmë objektivat e kompanisë.
- Marrëveshjet me bizneset partner: Kultivo marrëdhëniet me partnerët tanë, negocio kontratat dhe garanto përputhshmërinë me standardet e Tedera.
Kërkesat:
- Eksperiencë në menaxhimin e biznesit, preferohet në fushën e teknologjisë, gastronomisë apo tregtisë.
- Aftësi të shkëlqyera në komunikim.
Aftësi për të punuar në një mjedis dinamik dhe të adaptuar ndaj ndryshimeve.
Si të aplikosh:
Dërgo një email me CV, fotografi dhe letër motivimi në [email protected]
Mos e humb këtë shans t’a bësh të madhen me Tedera dhe të ndihmosh të ardhmen e teknologjisë dhe inovacionit të shkëlqejë!