www.ofertapune.net Menaxher/e | PunaIme

Menaxher/e

Kompania

N'Bjeshkë

Lokacioni

Dragash

Data e publikimit

23-05-2023

Data e perfundimit

23-12-2023

Lloji i orarit

Full Time

Kategoritë

Menaxhment

Resorti n’Bjeshkë Agroturizëm i cili gjendet në Dragash-Kosovë kërkon një menaxher/e me përvojë pune dhe të motivuar. Jemi në kërkim të një personi që është i/e apasionuar për turizmin e qëndrueshëm, për kulturën lokale dhe që fokusohet në ofrimin e një eksperience unike për mysafirët tanë.

Përgjegjësitë dhe detyrat:

  • Drejtimi i operacioneve ditore të resortit dhe mbikqyrja e rezervimeve, prenotimeve dhe shërbimeve për mysafirët
  • Menaxhimi i personelit, duke përfshirë trajnimin dhe punësimin e punëtorëve të rinjë
  • Zhvillimi i strategjive të marketingut për promovimin e hotelit dhe për të tërhequr mysafirë të rinjë
  • Bashkëpunimi me furnizues lokal të ushqimit, pijeve dhe produkteve të tjera për të krijuar një rrugë furnizimi të qëndrueshme
  • Sigurimi i respektimit të standardeve mjedisore dhe ndjekja e rregulloreve të shëndetit dhe sigurisë në punë
  • Përgatitja e raporteve të rregullta

Njohuri  / Kualifikime të Kërkuara të Punës:

  • Të ketë pervojë ne industrinë e hotelerisë ose në menaxhimin e turizmit
  • Përvojë në menaxhimin e personelit dhe ne zhvillimin e strategjive të marketingut
  • Interes të fortë në promovimin e kulturës dhe traditave lokale
  • Aftësi shumë të mira komunikimi dhe aftësi për të udhëhequr një ekipë
  • Aftësi për të komunikuar në menyrë efektive me mysafirët, punëtorët dhe furnizuesit lokal
  • Njohuri te gjuhës angleze janë të nevojshme, njohuri te gjuheve tjera të huaja janë të favorshme

Ne ofrojmë pagesë të volitshme dhe mundesi për të jetuar dhe punuar në një peizazh malor të mahnitshëm. Nëse keni pasion për turizmin e qëndrueshëm dhe për promovimin e kulturës lokale dhe keni pervojë dhe aftësi për të drejtuar resortin tonë, ju lutem dergoni  CV-ne tuaj së bashku me 3 referenca në emailin [email protected]