www.ofertapune.net Menaxher/e | PunaIme

Menaxher/e

Kompania

Meridian Express & Spar

Lokacioni

Prishtinë

Data e publikimit

01-09-2022

Data e perfundimit

25-09-2023

Lloji i orarit

Full Time

Kategoritë

Menaxhment

KATEGORI MENAXHER/E

Prishtinë

Përgjegjësitë kryesore:

  • Është përgjegjës për shitjet, profitin, marzhën dhe rrotullimin e kategorive të produkteve të cilat ka nën menaxhim, si dhe planifikimin dhe zbatimin e strategjive adekuate për këto kategori.
  • Identifikon mundësitë e përfitimeve duke negociuar marrëveshje më të favorshme me furnitorë
  • Siguron furnizimet adekuate për të plotësuar nevojat e kompanisë duke marrë në konsideratë aspektet financiare, cilësinë dhe logjistikën
  • Menaxhon zbatimin e fazës testuese për produktet e reja
  • Menaxhon dhe kontrollon ndryshimet e çmimeve konform kontratave në fuqi
  • Identifikon mundësitë e përfitimeve duke negociuar marrëveshjet për furnizim me furnitorët për të arritur kostot më të ulëta të mundshme të blerjes për kategoritë që i ka nën menaxhim në mënyrë të vazhdueshme
  • Zhvillon strategji dhe plane vjetore të cilat përfshijnë: pozicionimin dhe çmimet, shitjet e parashikuara, fitimin bruto, elemente për taktikën e vendosjes së produkteve në rafte
  • Menaxhon procesin e zhvillimit të produktit për kategori të caktuar
  • Kontrollon zbatimin e planeve mujore si dhe evidenton mospërputhjet në shitje të buxhetuara dhe bruto fitim, si dhe modifikimin e tyre në bazë të trendit të shitjes
  • Zhvillon strategji dhe plane vjetore, të cilat përfshijnë pozicionimin dhe çmimet, shitjet e parashikuara, fitimin bruto e të tjera
  • Zhvillon dhe krijon aktivitete promocionale për grupe produktesh në bashkëpunim me departamentet përkatëse

Kualifikimet dhe aftësitë e kërkuara

  • Eksperiencë pune në biznes/shitje apo të ngjashme minimum dy (2) vite
  • Preferohet diplomë universitare në Marketing/Biznes
  • Njohje e gjuhës angleze
  • Aftësi të shkëlqyera të komunikimit dhe negocimit
  • Aftësi të vendimmarrjes dhe organizimit
  • Aftësi të punojë i pavarur dhe në ekip
  • Të posedojë patentë shofer në kategorinë “B”

Të interesuarit mund të aplikojnë përmes adresës elektronike duke dërguar CV-në në [email protected] dhe duke cekur në subjekt qartë pozitën për të cilën aplikojnë.

Konkursi do të jetë i hapur prej datës 1 Shtator 2022 deri më 30 Shtator 2022.

Vetëm kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen.