www.ofertapune.net Menaxher/e | PunaIme

Menaxher/e

Kompania

Albi Commerce

Lokacioni

Prishtinë

Data e publikimit

15-03-2022

Data e perfundimit

28-10-2023

Lloji i orarit

Full Time

Kategoritë

Menaxhment

Albi Commerce, pjesë e Albi Group me kënaqësi ju njofton se po zgjeron aktivitetin e saj me hapjen e Choco Bar me një koncept inovativ dhe bashkëkohorë për qendrën tregtare Albi Mall.

Nëse jeni person kreativ dhe i motivuar për të zhvilluar karrierën, atëherë aplikoni edhe ju për tu bërë pjesë e ekipit tonë.

Albi Commerce kërkon kandidatë të motivuar të aplikojnë për vendin e punës si:

Menaxher/e (1 vend pune)

Vendi i punës: Prishtinë (Qendra Tregtare- Albi Mall)

Përgjegjësitë dhe Detyrat:

  • Përcakton objektivat dhe synimet për Choco Bar duke identifikuar nevojat, duke përzgjedhur, trajnuar stafin, dhe vlerësuar përfomancën në punën e tyre;
  • I komunikon stafit detyrat dhe përgjegjësitë në lidhje me punën për të përmbushur objektivat e caktuara;
  • Ndjekjen e procesit të furnizimeve dhe mirëmbajtjen e marrëdhënieve me furnitorët;
  • Monitoron dhe mirëmban ambientet e Choco Bar-it si dhe shërbimet e ofruara;
  • Kujdeset të mbajë një ambient pune të sigurt, të pastër, të shëndetshëm dhe cilësor;
  • Mbikqyrë dhe komunikon në mënyrë profesionale me stafin duke organizuar takime të rregullta;

Kualifikimet:

  • Përvoja e mëparshme përparësi;
  • Njohuri të mirë të gjuhës Angleze ose Serbo-Kroate ;
  • Aftësi drejtuese, udhëheqëse, organizative dhe vendimmarrëse;
  • Integritet, dhe besueshmëri profesionale;
  • Përgjegjshmëri dhe qëndrim korrekt me stafin.

Për të aplikuar për këtë mundësi punësimi, ju lutemi dërgoni CV-në tuaj dhe dokumentat e tjera shoqëruese duke përmendur pozicionin për të cilin aplikonin në adresën e e-mail-it: [email protected]

Konkursi është i hapur deri më 15.04.2022.

Duke ju falënderuar për aplikim, ju njoftojmë se vetëm kandidatët e përfshirë në listën e ngushtë do të kontaktohen.