Menaxher
Data e publikimit
14-05-2024
Data e perfundimit
06-08-2024
Lloji i orarit
Full Time
Kategoritë
Menaxhment
KONKURS PUNE
Kompania: SushiCo Kosova Sh.P.K
Afati për aplikim: Deri më: 14.06.2024
Pozitat: Menaxher
Për kompaninë
SushiCo Kosova Sh.P.K është kompani e themeluar në vitin 2018 dhe është partner i franshizës SushiCo.
Përgjegjësitë:
Si menaxher restoranti në SushiCo, do t’ju besohet funksionimi i përgjithshëm i restorantit, duke siguruar nivelin më të lartë të kënaqësisë së klientit dhe efikasitetin operacional. Përgjegjësitë tuaja do të përfshijnë:
Udhëheqja: Frymëzoni, motivoni dhe udhëzoni stafin e restorantit për të ofruar shërbime të mira.
Menaxhimi i Stafit: Rekrutimi, trajnimi dhe menaxhimi i personelit.
Shërbimi ndaj klientit: Shërbim cilësor dhe sigurim i një eksperience të këndshme për të gjithë klientët.
Operacionet: Mbikëqyrja e operacioneve e përditshme, duke përfshirë procedurat e hapjes dhe mbylljes, rezervimet, rregullimet e ndenjëseve dhe koordinimin e aktiviteteve të kuzhinës dhe shërbimit.
Kontrolli i cilësisë: Sigurimi i cilësisë, prezantimi dhe qëndrueshmëria e ushqimit dhe pijeve të përmbushin standardet e larta të restorantit.
Siguria e ushqimit dhe higjenës: Zbatimi i praktikave të mira të sigurisë ushqimore dhe higjenës.
Inventari dhe porositja: Monitorimi i nivelit të inventarit, porosive dhe kostos së përbërësve.
Shëndeti dhe Siguria: Zbatimi i rregullave të sigurise dhe sanitare.
Raportimi: Përgatitja e raporteve mbi shitjen, performancën e stafit etj.
Kërkesat:
- Përvojë e dëshmuar si Menaxher Restoranti ose në një rol të ngjashëm drejtues në industrinë e ushqimit apo hotelerisë.
- Njohuri të gjera të kuzhinës dhe një pasion për të ofruar përvoja të veçcanta.
- Aftësi të forta drejtuese dhe ndërpersonale, me aftësi për të motivuar dhe menaxhuar një ekip të larmishëm.
- Aftësi të shkëlqyera komunikimi, si me gojë ashtu edhe me shkrim.
- Mendje e fortë financiare dhe aftësi për të menaxhuar buxhetet në mënyrë efektive.
- Aftësi në softuerin e restoranteve, sistemet POS dhe Microsoft Office Suite.
- Kuptimi i rregulloreve të shëndetit dhe sigurisë dhe aftësia për t’i zbatuar ato.
- Disponueshmëria për të punuar me orë fleksibël, duke përfshirë mbrëmjet, fundjavat dhe pushimet.
Përfitimet:
- Paga konkuruese në përpjesëtim me përvojën.
- Stimuj dhe shpërblime të bazuara në performancë.
- Mundësi për rritje dhe avancim në karrierë brenda zinxhirti të SushiCo.
- Trajnim i vazhdueshëm dhe zhvillim profesional.
Të gjithë të interesuarit janë të mirëseardhur.
Kandidatët që plotësojnë kriteret e lartcekura, luten që të aplikojnë përmes butonit “Apliko Këtu” apo CV’të e tyre t’i dërgojnë në e-mailin: [email protected]
+38343567555