www.ofertapune.net Menaxher (2), Agjent/e i/e Shitjes në Teren (5) | PunaIme

Menaxher (2), Agjent/e i/e Shitjes në Teren (5)

Kompania

Fenix Real Estate

Lokacioni

Prishtinë

Data e publikimit

14-03-2023

Data e perfundimit

24-10-2023

Lloji i orarit

Full Time

Kategoritë

Retail dhe Distribuim

Nëse keni përvojë në sektorin e patundshmërisë, aplikoni tani! Bëhu pjesë e ekipit të Fenix Real Estate L.L.C
Pozitat e hapura:
  • 2 Menaxher
  • 5 Agent të jashtëm tereni.
Cfarë ofrojmë ne:
  • Pagë fikse + Bonuse.
  • Kontratë pune.
  • Trainim dhe aftësim në patundshmëri
  • Trotinet Elektrik dhe Veturë (për Agjent të Shitjes në teren)
Orari i punes: Hënë-Premte.
 
Kualifikimet e nevojshme:
  • Njohuri të shkëlqyeshme teknike, komunikuese dhe prezantuese;
  • Të merrni inciative dhe përgjegjësi;
  • Të jeni një “Teamplayer” i vërtetë;
  • Njohës i Gjuhës angleze (gjuhe të tjera përbëjnë avantazh)
  • Aftësi të shkëlqyeshme Kompjuterike si dhe Administrative;
  • Përvojë në pozitën Agjent/e të shitjes në sektorin e patundshmërisë.
Pozitat kanë këto fusha kyçe të përgjegjësisë:
Përgjegjësitë menaxheriale:
  •  Asiston në kryerjen e punëve administrative të Departamentit të Burimeve Njerëzore
  • Menaxhon dhe Zhvillon marrëdhenie të mira me kolegë dhe drejtuesit e kompanisë;
  • Zhvillues I politikave të brendshme të kompanisë që synojnë përmirësimin e kushteve të punës dhe motivimin e punonjësve;
  • Hulumtues dhe zhvillues I pronave të paluajtshme
  • Asiston në ciklin e secilit projekt nga konceptimi në përfundim, me theks të veçantë në qendrueshmërinë teknike dhe efikasitetin e resurseve;
  • Mirëmban bazen e të dhënave të arkives të procedurave teknike, shënimeve dhe sugjerimeve për zgjidhjen e problemeve teknike;
  • Operon, mirëmban dhe mbron pasuritë teknike të Kompanisë;
  • Promovon diversitetin, barazine dhe respektin e ndersjellë, si dhe të përkujdeset për operim bazuar në vlerat dhe kodin e mirësjelljes së kompanisë;
 
Përgjegjësitë e Agjentit në teren:
  • Bashkëpunon si anëtar i ekipit në kryerjen e detyrave thelbësore për arritjen e operacioneve të efektshme;
  • Hulumtimi dhe zhvillimi I pronave të reja në teren.
  • Prezantimi | pronave tek palët
  • Të ketë aftësi të mira bashkëpunuese dhe komunikuese
  • Të merrë inciative dhe përgjegjësi;
  • Të kujdeset dhe t’i mirëmbajë asetet e kompanisë, të cilat I jepen në shfrytezim.
Dërgo CV të plotë me fotografi dhe dokumente të tjera relevante në [email protected] 
Afati i aplikimit deri me 14/03/2023.