Mekanik / Teknik L2, Lavazhier
Data e publikimit
24-10-2023
Data e perfundimit
17-01-2024
Lloji i orarit
Full Time
Kategoritë
Industria Automobilistike
Aneksi 1
Ne menyre te permbledhur dhe kryesisht, pa u kufizuar vetem ne to, me poshte jane te pershkruara detyrat dhe roli I pozicionit te “Mekanik / Teknik L2 ”.
- Pershkrim I Pergjithshem
Mekanik/Teknik eshte pozicioni i punes ne Sektorin e Servisit qe kujdeset per te gjitha proceset operative te servisit. Raporton tek Kontrollori I Cilesise dhe Menaxheri Servisit.
- Pergjegjesite dhe Detyrat
- Pergjegjes per diagnostikimin, lokalizimin, analizimin dhe zgjidhjen e problemeve te automjeteve.
- Fikson makinen ne uren ngritese dhe vendos paisjet mbrojtese te makines.
- Pergjegjes per kontrollin fizik te automjeteve. Evidentimi I riparimeve te domosdoshme, dhe raportimi tek Menaxheri I Servisit.
- Plotesimi I Urdhrit te Riparimit, printimi I dokumentit te Diagnostikimit dhe kryerja e te gjitha fushatave online te parashikuara nga prodhuesi per cdo makine.
- Bashkepunon me Magazinierin/Menaxherin e magazines per pjeset qe I duhet dhe ka pergjegjesi te plote per cdo pjese qe meret nga magazina.
- Sigurohet qe vendos te gjitha mjetet/paisjet mbrojtese te nevojshme, perpara fillimit te punes.
- Zhvillimi dhe perfundimi punes brenda kohes se percaktuar nga prodhuesi.
- Ploteson Online Service History (OSH) dhe printimi I historikut te makines.
- Dorezimi I makines pas perfundimit tek Kontrollori I Cilesise.
- Pastrimi I vendit dhe veglave te punes.
- Miremban dhe eshte pergjegjes per veglat e punes qe ka ne dispozicion.
- Zbaton proceset dhe proceduarat ne funksion te Standardeve te Markes dhe te kompanise, qe I takojne departamentit/sektorit te Magazines.
- Merr pjese dhe perfundon ne kohe te gjitha trajnimet online (e-Learnings) dhe jashte vendit qe jane te detyrueshme per pozicionin e punes.
- Detyra te tjera qe delegohen nga eproret dhe drejtuesit e kompanise.
Detyrat
1- Te jete njohes shum i mire i sistemeve mekanike te makinave
2- Te jete i afte ti japi zgjidhje problemeve minimalisht te zakonshme mekanike
3- Te kete njohuri te sistemeve elektronike te makinave
4- Te jete njohes i programeve diagnostikuese
5- Perparsi do te kene ato kandidate qe kane eksperience ne kete profil.
Kualifikimet
- Minimalisht duhet te kete mbaruar studimet ne shkollen e mesme profesionale per automobila.
2- Te kete eksperience pune ne kete fushe.
3- Te jete njohes i mire i sistemeve te makines (Sistemi drejtimit, frenimit, amortizimit e tj).
4- Te kete aftesi te mira komunikuese.
5- Te jete njohes i mire i nje gjuhes Angleze.
6- Te jete i gatshem per trajnime jashte vendit.
7- Te kete deshire per te punuar dhe mesuar ne pune, si dhe te jete ne gjendje te perballoje volumin e punes.
Te zoteroje patenten e klasit B.
- Përshkrim i Përgjithshëm
Lavazhier është pozicioni i punës pranë departamentit pas shitjes që merret me kujdesin ndaj makinave.
Përgjegjësitë dhe Detyrat
- Kujdeset per makinat demo ne showroom
- Kujdeset per pastertine e makinave ne terren.
- Ndihmon me pastrimin te makinave qe do futen ne servis ose tek boja
Për të aplikuar në këto pozicione pune, dërgo CV-në në email: [email protected]