www.ofertapune.net Mekanik (2) | PunaIme

Mekanik (2)

Kompania

Ministria e Mbrojtjes

Telefoni

038/200-13-508

Lokacioni

Prishtinë

Data e publikimit

22/09/2020

Data e perfundimit

02-10-2020

Lloji i orarit

Orar të plotë

Kategoritë

Të tjera

Në pajtim me Ligjin e Punës  Nr.03/L-212,  Neni 8 i këtij Ligji, si dhe në mbështetje të Udhëzimit Administrativ Nr. 07/2017 Për Rregullimin e Procedurave të Konkursit  në Sektorin Publik, Ministria  e Mbrojtjes  shpall këtë:

KONKURS 

  • Titulli i vendit të  punës: Mekanik në Ekipin A të Skuadrës Bazë të Mekanikëve
  • Kategoria funksionale dhe grada e vendit të punës; Grada CS2
  • Nr. referencës së vendit të punës; 0104
  • Vendi; Prishtinë

Detyrat dhe përgjegjësitë: 

  • Rregullon automjetet sipas PSO-ve dhe rregulloreve në fuqi;
  • I përmbahet rregullave dhe orarit të punës;
  • Asiston Ekipin në përmbushjen e detyrave rutinore;
  • Harmonizon aktivitetet/punën e tij me Udhëheqësin e ekipit dhe mekanikët e tjerë;
  • Përgatit e pajisjet e punës;
  • Ruan inventarin me të cilin punon.

Proceduarat e konkurrimit:

  • Shpallja e konkurrimit është e hapur për të gjithë të interesuarit për aplikim.

Shkollimi i kërkuar:

  • Diplomë e shkollës së mesme;
  • Kursi bazë për mekanikë;

Aftësitë, përvoja dhe atributet tjera që kërkohen:

  • Shërbimi paraprak si mekanik.
  • Njohja e gjuhws shqipe apo serbe,
  • Punë me presion dhe nën ndikimin e stresit.
  • Aftësi ndërpersonale dhe komunikuese.
  • Të jetë profesional, me përvojë, i besueshëm dhe i aftë për kryerjen e detyrave, si dhe detyrave plotësuese në kohë, në mënyrë profesionale dhe brenda afatit të pranueshëm kohor.
  • Duhet të veprojë me maturi me njerëz në punë,
  • Duhet të jetë i/e motivuar dhe të ketë etikë të lartë pune.
  • Të jetë në gjendje të punojë i vetëm dhe në ekip.
  • Aftësi të arrijë të drejtoj ngarkesën e punës, punoj nën presion dhe të përmbush detyrat brenda afateve të caktuara.

Aktet ligjore dhe nënligjore që rregullojnë rekrutimin;

  • Procesi i rekrutimit për këtë pozitë është i bazuar në Ligjin e Punës  Nr.03/L-212,  Neni 8 i këtij Ligji, si dhe Udhëzimin Administrativ Nr. 07/2017 Për Rregullimin e Procedurave të Konkursit  në Sektorin Publik.
  • Kandidatët të cilët  i plotësojnë kriteret e parapara, do t’i nënshtrohen shqyrtimit fillestar të aplikacioneve të tyre.
  • Kandidatët më të suksesshëm do të përfshihen në listën e shkurtër dhe do të ftohen të marrin pjesë në testimin me shkrim dhe me gojë.
  • Kandidatët që kalojnë testin me shkrim, do t’i nënshtrohen testit me gojë (intervistimit).

Kohëzgjatja e emërimit

  • Emërimi është me afat të pacaktuar.

Data e mbylljes së konkursit

  • Konkursi është i hapur 15 ditë kalendarike nga dita e shpalljes.
  • Afati i aplikimit është nga data 18.09.2020 deri më 02.10.2020.
  • Aplikacionet e dërguara nëpërmjet postës,  me pullë postare,  në ditën e fundit të shpalljes,  konsiderohen të vlefshme.

Paraqitja e kërkesave:

  • Formularët dorëzohen në Sektorin e Rekrutimit/Departamenti i Politikave të Personelit dhe Rekrutimit, apo  me postë në këtë adresë: Ministria e Mbrojtjes, 10000 Prishtinë, Departamenti i Politikave të Personelit dhe Rekrutimit/Sektori i Rekrutimit,  Kati I, Kazerma Adem Jashari, Prishtinënë çdo ditë pune nga ora 09:00-15:00 deri në afatin e fundit për konkurrim.
  • Kandidatët duhet t’ia bashkëngjitin aplikacionit kopjet e dokumenteve të nevojshme personale dhe kopjet e dokumenteve që dëshmojnë për kualifikimet e tij/saj. Dokumentet e pranuara nuk do të kthehen!

Kërkesa specifike:

  • Kjo pozitë i nënshtrohet procesit të verifikimit dhe mund të plotësohet vetëm pas përfundimit të suksesshëm të procesit të verifikimit.

Ministria e Mbrojtjes ofron mundësi të barabarta të avancimit dhe mirëpret aplikacionet nga të gjithë personat e gjinisë mashkullore dhe femërore nga të gjitha komunitetet. Kërkesat e pakompletuara dhe të dërguara pas datës së fundit nuk do të pranohen. Për shkak të numrit të madh të kërkesave, vetëm kandidatët e përzgjedhur në listën e ngushtë do të kontaktohen. Formularët për aplikim janë në dispozicion në Sektorin e Rekrutimit/Departamenti i Politikave të Personelit dhe Rekrutimit të MM-së,  apo në ëeb-faqen e MM-së, E-mail; https://mod.rks-gov.net. Për informata plotësuese mund të kontaktoni  në:  038 200 13 508.

⇒ Shpallja e plote dhe formularet e aplikimit.