www.ofertapune.net Mbështetës/e i/e Aplikacioneve | PunaIme

Mbështetës/e i/e Aplikacioneve

Kompania

Meridian Express

Lokacioni

Prishtinë

Data e publikimit

16-06-2022

Data e perfundimit

28-12-2023

Lloji i orarit

Full Time

Kategoritë

Administratë

Me moton “n’derë t’shtëpisë”, Meridian Express operon me 43 dyqane në territorin e Kosovës me qëllim të  vetëm që të shërbejmë  konsumatorët tanë në çdo lagje, duke ju kursyer kohën, duke ju ofruar produkte të freskëta dhe ambient shumë të këndshëm që promovon standarde të larta të mirëpritjes.

Fokusi ynë ndër vite vazhdon të mbetet zhvillimi i vazhdueshëm profesional i punonjësve dhe krijimi i një ambienti pozitiv dhe etik të punës, prandaj ne ju inkurajojmë që t’i bashkangjiteni familjes tonë në  pozitën e lirë:

MBËSHTETËS/E I/E APLIKACIONEVE

Përgjegjësitë kryesore

  • Mirëmbajtja dhe zhvillimi i proceseve që nderlidhen me sistemet e shitjes, porosisë dhe ERP
  • Monitorimi dhe përmirësimi i vazhdueshëm i performancës së sistemeve të shitjes, porosisë dhe ERP
  • Mirëmbajtja e databazave në SQL Servers
  • Backup i bazave të SQL
  • Mbështetja me integrime në sisteme tjera
  • Ofrimi i mbështetjes teknike dhe trajnimi i përdoruesve në sisteme
  • Dizajnimi i raporteve si dhe përgjegjësi tjera që ndërlidhen

Kualifikimet dhe aftësitë e kërkuara

  • Njohuri të mira të sistemeve operative, pajisjeve dhe aplikacioneve
  • Njohuri në Administrimin dhe Mirëmbajtjen e SQL Serverëve
  • Njohuri në Microsoft Dynamics NAV është përparësi
  • Njohuri në kodim të Store Procedurave dhe shkrim të SQL Queries
  • Njohuri për Report Builder dhe PowerBI është përparësi

Çfarë ne ofrojmë

  • Pagë konkurruese dhe benefite tjera
  • Mundësi për zhvillim profesional
  • Mjedis pozitiv dhe dinamik të punës

Të interesuarit mund të aplikojnë përmes adresës elektronike duke dërguar CV-në në [email protected] dhe duke cekur në subjekt qartë pozitën për të cilën aplikojnë.

Afati i aplikimit është deri më 16.07.2022.

Vetëm kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen.