www.ofertapune.net Marketing Specialist, Social Media Specialist | PunaIme

Marketing Specialist, Social Media Specialist

Kompania

GRANDdecor

Lokacioni

Prishtinë

Data e publikimit

02-09-2022

Data e perfundimit

02-10-2022

Lloji i orarit

Full Time

Marketing Specialist 

Përgjegjësitë e specialistit të marketingut:

  • Zhvillimi dhe zbatimi i planeve dhe strategjive të marketingut.
  • Zhvillimi i hulumtimeve dhe analizave për sektorin e luleve, dekoreve dhe organizimeve.
  • Hulumtimi dhe përcjellja e vazhdueshme e konkurrentëve të sektorit.
  • Hulumtim i vazhdueshem për të kuptuar kërkesat dhe shprehitë e blerjes/zgjedhjes së klientëve.
  • Vendosja e qëllimeve dhe objektivave për të arritur target grupën e klientëve, përmes kanaleve të duhura të marketingut (dixhitale dhe tradicionale).
  • Promovimi i markës përmes kanaleve dhe aktiviteteve të marketingut.
  • Krijimi i materialeve të marketingut për produktet përcjellëse për lule dhe dekore, materialeve për kanalet në platforma online dhe kanale të tjera marketingu.
  • Mbështetja e ekipit të Grandit me aktivitetet dhe materiale e marketingut, duke përfshirë optimizimin, reklamimin, mediat sociale, marketingun e drejtpërdrejtë dhe planifikimin e ngjarjeve motivuese ekipore.
  • Krijimi i raporteve javore të shitjes për Grand Flowers, dhe analizimi i statistikave të kampanjave të marketingut,  duke përfshirë rezultatet e fushatës, normat e konvertimit dhe trafikun në internet, në mënyrë që të përmirësohen strategjitë dhe fushatat e ardhshme të marketingut.
  • Kryerja e detyrave të tjera relevante të marketingut kur kërkohet apo vlerësohet se është e nevojshme.

Kriteret e nevojshme:

  • Përvojë pune në fushën e marketingut minimum 3 vite 
  • Gatishmëri për tu zhvilluar dhe trajnuar vazhdimisht

Të gjithë të interesuarit mund të dërgojnë CV-në dhe letrën motivuese në : [email protected]


Social Media Specialist

Përgjegjësitë e specialistit të rrjeteve sociale:

  • Krijimi i kontentit tekstual sipas udhëzimeve strategjike dhe gjuhës së brandit për kanalet online dhe web faqe.
  • Përpunimi i planit javor për postímet në platforma online.
  • Bashkëpunimi me ekipin e Grand Flowers duke krijuar produkte kreative dhe unike që do të tërheqin vëmendjen e klientëve në kanalet online.
  • Fotografimi i produkteve, përcjellja për editim dhe postimi i tyre.
  • Menaxhimi i rrjeteve sociale, përfshirë komunikimin me klientë bashkëpunëtorë  dhe përcjelljen e porosive tek ekipi përgjegjës.
  • Kryerja e detyrave të tjera relevante të marketingut kur kërkohet apo vlerësohet se është e nevojshme.

Kriteret e nevojshme:

  • Përvojë pune në social media marketing minimum 1 vit
  • Gatishmëri për tu zhvilluar dhe trajnuar vazhdimisht
  • Njohja e platformave dixhitale

Të gjithë të interesuarit mund të dërgojnë CV-në dhe letrën motivuese në : [email protected]