Marketing and Social Media Specialist
Data e publikimit
10/06/2020
Data e perfundimit
22-06-2020
Lloji i orarit
Orar të plotë
Kategoritë
Media
Pozita: Marketing and Social Media Specialist
Angazhimi: 40 orë në javë
jCoders edukon të rinjtë e moshave 8-14 dhe 15 -18 në STEM (Science, Technology, Engineering and Math) me fokus më të madh në Teknologji dhe Inxhinieri. Ne jemi i vetmi institucion në ballkan që mbanë vulën e cilësisë së edukimit STEM nga AdvancED dhe punën me nxenës e bëjmë me shumë dashni dhe krenari.
Përveq trajnimeve që mbahen me nxënës, ne gjithashtu jemi te dedikuar në zhvillimin e kurrikulave të reja, përditesimin e metodologjisë së punës, dhe mbajtjen e ngjarjeve të ndryshme teknologjike për nxënësit tonë. jCoders ka një rol aktiv në shoqëri, ku ne jemi implementues të projekteve të ndryshme sic janë Tech Heroes dhe SEP (Simulatori i Eksperiëncës Punës). Kjo e bën jCoders një ambient të punës i cili nxite kreativitetin dhe inovacionin jo vetëm për nxënësit tanë por edhe për gjithë ekipin.
Çka presim nga të gjithë anëtarët e ekipt tonë:
- Të bashkëpunojnë me nxenës, prindër dhe me njëri tjetrin.
- Të kenë qasje proaktive ndaj zgjidhjës së problemeve.
- Të jenë kreativ dhe të shprehjen ide të reja.
Çka kërkohet nga aplikantët:
- Aftësi të të shkruarit dhe krijimi i kontentit. Përdorimi i drejtshkrimit, gramatikës dhe mjeteve të duhura të komunikimit për të dhënë një mesazh në mënyrë efektive.
- Fokus në komunikim. Adaptimi i metodave të komunikimit për të përmbushur nevojat e audiences së targetuar, duke mbajtur mesazh konsistent.
- Njohuri bazike të dizajnimit. Të kuptuarit e brendimit, paraqitjes, strukturimit dhe sjelljes së mesazheve.
- Njohje dhe aplikim i vegrave që ofron Facebook dhe Instagram. Krijimi i audiencave, post boost etj.
- Shkathtësitë e prezantimit. Paraqitja e qartë dhe e përpikët e vizionit dhe vlerave tona kundrejt publikut.
- Menaxhimi i komunitetit. Mbikëqyrja e përditshme e komunikimit ndermjet jCoders dhe audiencës së saj permes social media dhe kanaleve të tjera të komunikimit.
- Njohuri të gjuhës Angleze
Benefitet:
- Zhvillimi profesional përmes trajnimeve
- Mbështetje e vazhdueshme, mbikëqyrje për t’ju ndihmuar që të keni sukses.
- Pjesëmarrje në ngjarje të ndryshme që organizohen nga jCoders dhe komuniteti.
- Ambient i këndshëm i punës
Për t’u bërë pjesë e ekipit tonë ju lutem na dërgon një letër motivuese dhe CV-në tuaj në: [email protected] me subject: Aplikimi per Marketing and Social Media Specialist.
Afati i fundit i aplikimit (22 Qershor 2020 ora 00:00).