www.ofertapune.net Ligjërues / instruktor | PunaIme

Ligjërues / instruktor

Kompania

MINISTRIA E MBROJTJES

Telefoni

038/200-13508

Lokacioni

Prishtinë

Data e publikimit

26/11/2020

Data e perfundimit

11-01-2021

Lloji i orarit

Orar të plotë

Kategoritë

Të tjera

Titulli  i vendit të punës:
  • Ligjërues / instruktor në Qendrën Kombëtare Trajnuese për Mbrojtje Kibernetike
Grada e vendit tëpunës;
  • A3
Nr. referencës së vendit të punës;
  • 0560
Vendi;
  • SHPFSK
Detyrat dhe përgjegjësitë
  • Ligjëron për siguri dhe mbrojtje kibernetike në kuadër të Qendrës Kombëtare Trajnuese për Mbrojtje Kibernetike për të gjitha institucionet e Kosovës në fushën e sigurisë kibernetike.
  • Zhvillon programin e Edukimit që do të mbahet në Qendrën Kombëtare Trajnuese me qëllim të zhvillimit dhe ngritjes së njohurive profesionale në fushën e mbrojtjes kibernetike.
  • Planifikon dhe koordinon aktivitetet e nevojshme për funksionimin e procesit të trajnimit dhe aftësimit për fushën e mbrojtjes kibernetike
  • Përgatitë materialin e nevojshëm mësimor në formë të prezantimeve, videove, ushtrimeve praktike.
  • Të bëjë vlerësimin e aftësive dhe nivelin e njohurive të kandidatëve në formë individuale ose ekipore për fushën e mbrojtjes kibernetike.
  • Harton dokumentacionin e nevojshëm për Qendrën Trajnues dhe merr masa për ngritjen e vetëdijes së përdoruesve për fushën e sigurisë kibernetike
Proceduarat e konkurrimit;
  • Shpallja e konkurrimit ështëe hapur për tëgjithëtë interesuarit për aplikim.
Shkollimi i kërkuar:
  • Diplomë Universitare (Inxhinieri elektrike dhe kompjuterike , shkencat matematikore dhe informatikë)
Aftësitë, përvoja dhe atributet tjera që kërkohen:
  • Përvojë pune në fushën e menaxhimit të TI-së dhe sigurisë kibernetike.
  • Trajnime, kurse për TI, Mbrojtje Kibernetike dhe kurse/trajnime tjera që përkojnë me fushën.
  • Aftësi për të punuar me vet-iniciativë në kuadër të planeve dhe procedurave të përcaktuara;
  • Shkathtësi të mira të komunikimit, përfshirë aftësinë për të interpretuar informata, dhënë udhëzime dhe përcjellë informata tek të tjerët;
  • Njohja e gjuhes shqipe apo serbe,
  • Punë me presion dhe nën ndikimin e stresit,
  • Aftësi ndërpersonale dhe komunikuese,
  • Kreativ në ide dhe zgjidhje të problemeve,
  • Të jetë profesional, me përvojë, i besueshëm dhe i aftë për kryerjen e detyrave, si dhe detyrave plotësuese në kohë, në mënyrë profesionale dhe brenda afatit të pranueshëm kohor,
  • Duhet të veprojë me maturi me njerëz në punë,
  • Duhet të jetë i/e motivuar dhe të ketë etikë të lartë pune,
  • Të jetë në gjendje të punojë i vetëm dhe në ekip.
  • Aftësi të arrijë të drejtoj ngarkesën e punës, punoj nën presion dhe të përmbush detyrat brenda afateve të caktuara.
Kohëzgjatja e emërimit:
  • Emërimi ështëme afat të pacaktuar.
Data e mbylljes së konkursit:
  • Konkursi është i hapur 15 ditë kalendarike nga dita e shpalljes.
  • Aplikacionet e dërguara nëpërmjet postës, me pullë postare,në ditën e fundit të shpalljes, konsiderohen të vlefshme.
Paraqitja e kërkesave:
  • Formularët dorëzohen në Sektorin e Rekrutimit/Departamenti i Politikave të Personelit dhe Rekrutimit, apo me postë në këtë adresë: Ministria e Mbrojtjes, 10000 Prishtinë, Departamenti iPolitikave tëPersonelitdhe Rekrutimit/Sektori i Rekrutimit, Kati I, Kazerma Adem Jashari, Prishtinë, në çdo ditë pune nga ora 09:00-15:00 deri në afatin e fundit për konkurrim.
  • Kandidatët duhet t’ia bashkëngjitin aplikacionit kopjete dokumenteve të nevojshme personale dhe kopjet e dokumenteve që dëshmojnë për kualifikimet e tij/saj. Dokumentet e pranuara nuk do të kthehen!
Kërkesa specifike:
  • Kjo pozitë i nënshtrohet procesit të verifikimit dhe mund të plotësohet vetëm pas përfundimit të suksesshëm të procesit të verifikimit.
Ministria e Mbrojtjes ofron mundësi të barabarta të konkurrimitdhe mirëpret aplikacionet nga të gjithë personat e gjinisë mashkullore dhe femërore nga të gjitha komunitetet. Kërkesat e pakompletuara dhe të dërguara pas datës së fundit nuk do të pranohen. Për shkak të numrit të madh të kërkesave, vetëm kandidatët e përzgjedhur në listën e ngushtë do të kontaktohen. Formularët për aplikim janë në dispozicion në Sektorin e Rekrutimit/Departamenti i Politikave të Personelit dhe Rekrutimit të MM-së, apo në ëeb-faqen e MM-së, E-mail; https://mod.rks-gov.net. Për informata plotësuese mund të kontaktoni në: 038 200 13 508