Lead Graphic Designer

Kompania

Hallakate

Telefoni

Pa përcaktuar

Lokacioni

Prishtinë

Data e publikimit

04/11/2020

Data e perfundimit

13-11-2020

Lloji i orarit

Orar të plotë

Kategoritë

IT & Dizajn

Ne po rritemi dhe kemi nevojë për njerëz me energji dhe të interesuar që t’i bashkangjiten ekipit tonë.

Përshkrimi i punës:

Ne po kërkojmë një Lead Graphic Designer i cili i posedon njohuritë e mëposhtme:

  • Të ketë njohuri në krijim të përmbajtjes, vizuale si dhe tipografisë
  • Të ketë vetëiniciativë dhe të jetë gjendje të menaxhoj detyrat dhe përgjegjësitë e ekipit të dizajnit
  • Të ketë njohuri në krijim të brendit, marketingut dixhital dhe reklamimit
  • Të ketë të zhvilluar mendimin kritik dhe të jetë në gjendje të krijojë koncepte dhe ide të reja
  • Të ketë njohuri të shkëlqyera të programeve: Adobe Illustrator, XD, Photoshop
  • Të ketë aftësi të mira komunikuese, bashkëpunuese dhe prezantuese
  • Të ketë aftësi udhëheqëse dhe menaxheriale
  • Të ketë minimum 5 vite përvojë pune në fushën e dizajnit dhe të ketë minimum 2 vite përvojë pune në menaxhimin e dizajnerëve të rinjë
  • Të posedojë portfolio i cili duhet të përmbajë përmbledhje vizuale të projekteve të realizuara nga përvojat e mëhershme

Përshkrimi i detyrave dhe përgjegjësive të punës:

  • Mbikqyrja, udhëzimi dhe menaxhimi i ekipit të dizajnit grafik.
  • Pjesëmarrja në takime me klientë për të kuptuar kërkesat specifike  të tyre sa i përket pjesës së kreativës
  • Dizajnimi i kampanjave dhe përmbajtjes për Rrjetet Sociale,
  • Komunikimi i informatave dhe kampanjave të kompanisë tek audienca përmes dizajnit
  • Bashkëpunimi me ekipin e marketingut dixhital
  • Bashkëpunimi me partnerët tanë të jashtëm,(video,web,media)
  • Përcjellja e trendeve botërore rreth botës dixhitale.

Pse duhet të punoni në Hallakate?

  • Ne jemi agjensia lidere e Mediave Sociale në Kosovë.
  • Mjedisi ynë i punës promovon sigurinë, rritjen dhe arritjen e objektivave të punonjësve tanë
  • Ju do të keni mundësi të kontriboni me ide për secilin klientë të kompanisë. Ne bashkarisht do të caktojmë prezencën dhe përmbajtjen online të klientëve tanë
  • Klientët e Hallakate i përkasin industrive të ndryshme, andaj ju do të keni mundësinë të krijoni përmbajtje për klientë të cilët i takojnë industrive të ndryshme
  • Secili punëtor i Hallakate është lojtar kyç, ku suksesi i secilit është  sukses i kompanisë
  • Vlerat që na përcjellin ne si Hallakate janë: rritja, kreativiteti, argëtimi dhe ndikimi.
  • Paga startuese 900EUR

Nëse besoni se jeni kandidati i duhur për ekipin tonë, dërgoni CV-në dhe portfolion në [email protected]. Konkursi është i hapur deri me datën 13 Nëntor 2020. Vetëm kandidatët e përzgjedhur në listën e ngushtë do të kontaktohen.

Apliko këtu