Kryeshef/e Ekzekutiv/e
Data e publikimit
05/06/2020
Data e perfundimit
03-07-2020
Lloji i orarit
Orar të plotë
Kategoritë
Menaxhment
Kompania Rajonale Ujësjellësi “Prishtina” sh.a., është Ndermarrje Publike e cila në kuadër të veprimtarisë së saj inkorporon grumbullimin, pëipunimin dhe ofrimin e shërbimit të ujit për pije dhe largimin e ujërave të zeza, ku zona e shërbimit të veprimtarisë shtrihet në teritorin e 8 (tetë) komunave brenda regjionit të Prishtinës. KRU “Prishtina” sh.a., ka 564 punëtor aktual të profileve të ndryshme që mundësojnë realizimin e përmbushjes së kërkesave për ofrimin e shërbimit të ujit të pijes.
Konform me funksionet dhe kompetencat që parashihen në Nenin 21, lidhur me Nenin 17 të Ligjit për Ndermarrjet Publike Ligji Nr.03/L-087, i ndryshuar dhe plotësuar me Ligjin Nr.04/L-ll 1 për NP, dhe Kodit të Etikës dhe Qeverisjes Korporative për Ndemianjet Publike, Bordi i Përkohshëm i Drejtorëve të KRU “Prishtina” Sh.A., shpall këtë:
KONKURS PUBLIK
Për plotësimin e pozitave:
Titulli i punës: KRYESHEF EKZEKUTIV
Vendi: Prishtinë
Ndërmarrja: Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” Sh.A.
I përgjigjet: Bordit të Drejtorëve
Kushtet dhe kualifikimet e kërkuara:
Bordi i Drejtorëve dëshiron të sigurohet që të gjithë kandidatët potencial të jenë persona me integritet të njohur të cilët i plotësojnë kushtet e kualifikimit sipas nenit 17.1, si dhe plotësojnë kriteret e pavarësisë sipas nenit 17.2 pikat (d), (f), (k) dhe (1) të Ligjit për Ndërmarrjet Publike dhe kanë përvojën e nevojshme profesionale dhe shkollimin e kërkuar për pozitën në fjalë të cilat kërkojnë që kandidatët duhet të plotësojnë këto kritere:
- Kandidati duhet të ketë diplomë universitare në lëminë e administrimit të biznesit, ekonomisë, financave, inxhinierisë, juridik apo nga fushë-veprimtaria e Ndermarrjes (së paku 4 vite studimi pas shkollës se mesme). Diplomat nga universitetet jashtë vendit duhet të jenë të nostrifikuara.
- Kandidati duhet të këtë së paku 5 vite përvojë në nivel të lartë të menaxhmentit, preferohen individët me pervojë në ndermarrjet korporata tjera me madhësi dhe kompleksitet të lartë duke përfshirë edhe kërkesat tjera që i parasheh Neni 17, pika 3 e Ligjit Nr.03/L-087 i ndryshuar dhe plotësuar më vonë.
- Të këtë integritet të lartë moral e profesional.
- Aftësi për udhëheqje për arritjen e objektivave të përgjithshme;
- Të këtë aftësi të dëshmuara në menaxhim.
- Njohja e gjuhëve të huaja është përparësi.
Detyrat dhe përgjegjësitë kryesore të Kryeshefit Ekzekutiv:
- Të menaxhoj kompaninë në baza ditore në pajtim me aktet ligjore dhe politikat e kompanisë,
- Të zbatojë qëllimet strategjike dhe objektivat e kompanisë duke i dhënë drejtim lidershipi drejt arritjes së misionit dhe vizionit të kompanisë,
- Mbështet punën e Bordit të Drejtorëve me anë të propozimeve lidhur me politikat dhe vendimet që do t’i merr Bordi;
- Është përgjegjës për shërbimet që ofron kompania duke mbikqyrë kualitetin e programit të përgaditjes së shërbimeve, marketingun dhe shitjen e këtyre shërbimeve;
- Propozon buxhetin vjetor për aprovim të Bordi i Drejtorëve, si dhe me kompetencë menaxhon resurset financiare të kompanisë brenda ligjeve dhe rregulloreve të aplikueshme;
- Në mënyrë efektive menaxhon resurset njerëzore të kompanisë brenda politikave zyrtare të kompanisë dhe procedurave konform ligjeve në fuqi;
- Siguron që misioni dhe programi i Kompanisë dhe i shërbimeve të saj, të jenë në mënyrë të vazhdueshme dhe fuqishëm të prezantuara për të krijuar një pasqyrim pozitiv të kompanisë të palët e interesit;
- Mbikëqyrë ngritjen e fondeve, planifikimin dhe zbatimin e tyre, duke përfshirë identifikimin e burimeve të fmancimit, si dhe përgatitjen e strategjisë për të ju qasur këtyre burimeve duke ofruar propozim për administrimin dhe dokumentimin e ngritjes së këtyre fondeve;
- Menaxhon politika dhe zbaton vendimet e Bordit në pajtim me legjislacionin në fuqi;
- Kujdeset për operacionet ditore të Ndërmarrjes dhe angazhohet që ato të jenë në të mirë të Ndërmarrjes;
- Bënë vlerësimin e kontrollit të brendshëm dhe ndermerr masat e nevojshme që ai të jetë funksional për të menaxhuar dhe mbajtur nën kontroll rreziqet që i kanosen veprimtarisë së Ndërmarrjes;
- Përfaqëson ndërmarrjen më palët tjera sipas detyres zyrtare dhe aty ku ka nevojë edhe me autorizimet e Bordit të Drejtorëve.
Procedura për aplikim:
Aplikacioni-kërkesa mund të merret në web-faqen e Kompanisë dhe i bashkangjiten: një C.V. e detajuar, letra motivuese, dëshmitë e përgatitjes profesionale, dëshmitë e eksperiencës në punë, certifikata nga gjykata kompetente që nuk është nën hetime, jo më e vjetër se 6 (gjashtë) muaj ose të mos jetë i dënuar dhe dorëzohen përsonalisht në adresën: KRU “Prishtina” sh.a., Rr.”Hazir Shala” nr.4, në zyren nr.36. Deklarata nën Betim nënshkruhet në momentin e dorëzimit të aplikacionit. Afati i fundit për aplikim: 03 Korrik 2020 (e Premte), ora 16:00 h.
Vërejtje: Kandidatët nre dokumentacion të pa-kompletuar, të pa-plotësuar dhe joadekuat do të refuzohen. Do të kontaktohen vetërn kandidatët të cilët i plotësojnë kriteret e përcaktuara dhe përfshihen në listen e ngushtë.