Kryeelektricist (Alb/Srb)
Data e publikimit
16-01-2025
Data e perfundimit
15-02-2025
Lloji i orarit
Full Time
Kategoritë
Inxhinieri
Në përputhje me dispozitat e Ligjit të Punës Nr. 03/L-212, në bazë të nenit 6 të Udhëzimit Administrativ MFPT nr. 01/2024 për Rregullimin e Procedurave të Konkursit në Sektorin Publik, në bazë të nenit 13 të Rregullores së marrëdhënies së punës nr. 1/1138 datë 14.11.2024, në bazë të Rregullores mbi organizimin e brendshëm dhe sistematizimin e vendeve të punës nr. 1/1373, datë 22.11.2024 dhe, dhe pas shqyrtimit të kërkesës dhe dokumentacionit të paraqitur, Kryeshefja Ekzekutive e N.P.L. PALLATI I RINISË SH.A. në Prishtinë, me datën 15.01.2025, merr këtë:
KONKURS PUBLIK
Për plotësimin e vendit të lirë të punës
I. Titulli i vendit të punës:
Kryeelektricist në Sektorin Teknik të Departamentit të Operativës (një vend pune);
II. Lartësinë e pagës mujore për vendin e punës;
Koeficient prej 2.45, plus shujta e ngrohtë dhe përvoja në punë, e cila përllogaritet me 0.5% për çdo vit të plotë të përvojës së punës.
III. Përmbledhje e shkurtër të përshkrimit të punës, në të cilin përshkruhet qëllimi i vendit të punës,
si dhe detyrat dhe përgjegjësitë kryesore;
- Mbikëqyr dhe koordinon të gjitha aktivitetet e ekipit të elektricistëve, duke u siguruar që detyrat të kryhen në përputhje me standardet dhe rregullat teknike.
- Inspekton dhe monitoron në mënyrë të rregullt instalimet elektrike dhe elementet e tyre për të identifikuar dëmtimet dhe për të ndërmarrë masat e nevojshme për riparime.
- Siguron mirëmbajtjen dhe funksionimin optimal të gjeneratorëve dhe pajisjeve të tjera rezervë për energji elektrike, duke garantuar gatishmërinë në çdo kohë.
- Koordinon punën për plotësimin e ndriçimit dhe kyçjeve të përkohshme elektrike për manifestime, programe dhe ndeshje sportive, sipas kërkesave.
- Menaxhon ngarkesat e tensionit në rrjetin elektrik për të siguruar qëndrueshmërinë dhe sigurinë e furnizimit me energji.
- Kryen kontrolle periodike dhe zëvendësime të pjesëve të stabilimenteve shpërndarës, duke përfshirë ndërrimin e ndarësve sigurues, njehsorëve, përquesëve dhe elementeve të tjera të dëmtuara.
- Organizon dhe mbikëqyr ekipin gjatë instalimeve shtesë dhe punëve të remonteve jashtë orarit, duke përfshirë ridimensionimin e furnizimeve dhe ndërrimin e kabllove.
- Siguron instalimin dhe mirëmbajtjen shpërndarësit të rrymës dhe bën kyçjen ose zëvendësimin e aparateve elektrike sipas kërkesës.
- Respekton dhe zbaton të gjitha masat e sigurisë në punë për të mbrojtur veten dhe të tjerët.
- Kryen detyra të tjera të caktuara nga përgjegjësi i mirëmbajtjes dhe Udhëheqësi i Sektorit Teknik.
IV. Kriteret e përgjithshme dhe të veçanta për vendin e punës;
– Diplomë e shkollës së mesme-Drejtimi i elektros.
– Përvojë pune së paku 3 vjet si elektricist, duke përfshirë përvojë në mbikëqyrjen e ekipit.
V. Specifikimi i dokumenteve/dëshmive përkatëse për vërtetimin e përmbushjes së kritereve të
përgjithshme dhe të veçanta të vendit të punës;
- Kandidatët e interesuar për këtë vend pune duhet të bashkangjesin këto dokumente:
- Formulari i kërkesës për punësim (aplikimit);
- Kopje e letërnjoftimit; CV; Certifikata e lindjes. Letër motivimi;
- Dëshmitë mbi Shkollimin dhe kualifikimin profesional e noterizuar;
- Diplomat nga universitetet e huaja duhet të jenë të nostrifikuara nga Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë dhe e noterizuar.
- Dëshmi për përvojën e punës/vërtetim i lëshuar nga institucioni përkatës i punësimit për përvojën e punës, që përcakton pozitën e punës si dhe kohëzgjatjen e angazhimeve në atë pozitë;
- Pasqyrat e kontributeve pensionale (nuk kërkohet për përvojat e punës para themelimit të Fondit të Kursimeve Pensionale të Kosovës, dhe për ato përvoja kur punëdhënësit nuk kanë qenë të detyruar të paguajnë në këtë institucion);
- Certifikatë nga gjykata kompetente që nuk është duke u zhvilluar procedurë penale dhe që nuk është i dënuar për kryerjen e ndonjë vepre penale (jo më e vjetër se 6 (gjashtë) muaj nga data e lëshimit);
- Lista e dokumenteve të dorëzuara.
VI. Informata nëse emërimi është me afat të caktuar apo të pacaktuar, dhe kohëzgjatja e periudhës
provuese:
- Lloji i kontratës: Kontratë në kohë të caktuar për periudhë prej gjashtë (6) muajsh, me mundësi vazhdimi.
- Periudha provuese: 6 muaj, gjatë të cilëve, punëdhënësi dhe i punësuari mund të ndërpresin marrëdhënien e punës me njoftim paraprak prej 7 ditësh.
VII. Datën dhe orën e saktë të përmbylljes së konkursit:
- Konkursi është i hapur nga data 15.01.2025 deri me datën 29.01.2025.
VIII. Mënyra e aplikimit në konkurs:
- Dokumentet e kërkuara: Të gjithë kandidatët duhet të skanojnë të gjitha dokumentet që kërkohen sipas pikës V dhe t’i dërgojnë ato, së bashku me kërkesën për punësim/aplikacionin, në adresën e-mailit: [email protected]
- Kthimi i informacionit: Njësia e Burimeve Njerëzore do të sigurojë informacion për pranimin e kërkesave për punësim/aplikacioneve.
- Sqarime të tjera: Njësia e burimeve njerëzore e institucionit publik ofron sqarime të nevojshme për kandidatët lidhur me kriteret e konkursit publik gjatë fazës së aplikimeve.
IX. Mënyra e vlerësimit dhe kriteret e poentimit:
- Vlerësimi i kandidatëve do të bëhet nëpërmjet testimit me shkrim dhe intervistimit (testim me gojë).
- Kalueshmëria është arritja e së paku 55 pikëve nga të gjitha fazat e konkursit.
X. Kalendar i procedurës së rekrutimit:
- Pas mbylljes së afatit të konkursit, njësia e burimeve njerëzore do të verifikojë aplikimet brenda 7 ditëve dhe do të konfirmojë përmbushjen e kritereve nga kandidatët.
XI. Shënimi për aplikacionet e dërguara pas afatit:
- Aplikacionet e dërguara pas datës 29.01.2025 nuk do të shqyrtohen.
U skladu sa odredbama Zakona o radu br. 03/L-212, na osnovu člana 6. Administrativnog uputstva MFPT br. 01/2024 o regulisanju procedura konkursa u javnom sektoru, na osnovu člana 13. Pravilnika o radnim odnosima br. 1/1138 od 14.11.2024, na osnovu Pravilnika o unutrašnjoj organizaciji i sistematizaciji radnih mesta br. 1/1373 od 22.11.2024, i nakon razmatranja zahteva i dostavljene dokumentacije, izvršna direktorka N.P.L. PALLATI I RINISË SH.A. u Prištini, dana 15.01.2025, donosi:
JAVNI KONKURS
Za popunjavanje slobodnog radnog mesta
I. Naziv radnog mesta:
Glavni električar u Tehničkom sektoru Odeljenja za operativu (jedno radno mesto);
II. Visina mesečne plate za radno mesto:
Koeficijent 2.45, plus topli obrok i radno iskustvo, koje se obračunava sa 0.5% za svaku punu godinu radnog iskustva.
- Kratak opis posla, u kojem se navodi cilj radnog mesta, kao i glavne dužnosti i odgovornosti:
- Nadgleda i koordinira sve aktivnosti tima električara, osiguravajući da zadaci budu obavljeni u skladu sa standardima i tehničkim pravilima.
- Redovno inspektuje i prati električne instalacije i njihove elemente kako bi identifikovao oštećenja i preduzeo neophodne mere za popravke.
- Obezbeđuje održavanje i optimalno funkcionisanje generatora i drugih rezervnih uređaja za električnu energiju, garantujući njihovu dostupnost u svakom trenutku.
- Koordinira rad na obezbeđivanju privremenog osvetljenja i električnih priključaka za manifestacije, programe i sportske događaje, prema zahtevima.
- Upravljanje opterećenjima napona u električnoj mreži kako bi se obezbedila stabilnost i sigurnost snabdevanja električnom energijom.
- Sprovodi periodične kontrole i zamene delova distribucijskih objekata, uključujući zamenu osigurača, merača, prekiidača i drugih oštećenih elemenata.
- Organizuje i nadgleda tim tokom dodatnih instalacija i popravki van radnog vremena, uključujući prekategorizaciju napajanja i zamenu kablova.
- Obezbeđuje instalaciju i održavanje distributera struje i vrši povezivanje ili zamenu električnih uređaja prema zahtevu.
- Poštuje i primenjuje sve mere bezbednosti na radu kako bi zaštitio sebe i druge.
- Obavlja druge zadatke koje dodeli odgovorni za održavanje i rukovodilac Tehničkog sektora.
IV. Opšti i posebni kriterijumi za radno mesto:
- Srednja stručna sprema – Smer elektrotehnika.
- Radno iskustvo najmanje 3 godine kao električar, uključujući iskustvo u nadgledanju tima.
V. Specifikacija potrebnih dokumenata/potvrda za dokazivanje ispunjavanja opštih i posebnih kriterijuma:
- Kandidati zainteresovani za ovo radno mesto treba da prilože sledeće dokumente:
- Prijavni obrazac za zaposlenje;
- Kopija lične karte; CV; Uverenje o rođenju; Motivaciono pismo;
- Dokazi o obrazovanju i profesionalnim kvalifikacijama overeni od strane notara;
- Diplome sa stranih univerziteta moraju biti nostrifikovane od strane Ministarstva obrazovanja, nauke i tehnologije i overene od strane notara;
- Potvrda o radnom iskustvu/izdana od odgovarajuće institucije koja definiše radnu poziciju i trajanje angažovanja na toj poziciji;
- Izveštaji o penzionim doprinosima (ne zahteva se za radno iskustvo pre osnivanja Penzionog fonda Kosova i za iskustva kada poslodavci nisu bili obavezni da uplate doprinose u ovaj fond);
- Uverenje od nadležnog suda da se ne vodi krivični postupak i da kandidat nije osuđivan za izvršenje krivičnog dela (ne starije od 6 meseci od datuma izdavanja);
- Lista dostavljenih dokumenata.
VI. Informacije o tome da li je imenovanje na određeno ili neodređeno vreme, i trajanje probnog perioda:
- Vrsta ugovora: Ugovor na određeno vreme za period od šest (6) meseci, sa mogućnošću produženja.
- Probni period: 6 meseci, tokom kojih poslodavac i zaposleni mogu raskinuti radni odnos uz prethodnu obavest od 7 dana.
VII. Datum i vreme zatvaranja konkursa:
- Konkurs je otvoren od 15.01.2025. do 29.01.2025.
VIII. Način prijave na konkurs:
- Potrebni dokumenti: Svi kandidati treba da skeniraju sva dokumenta koja se traže prema tački V i pošalju ih zajedno sa prijavom na posao na e-mail adresu: [email protected].
- Povratne informacije: Jedinica ljudskih resursa će obezbediti informacije o prijemu prijava.
- Dodatna pojašnjenja: Jedinica ljudskih resursa institucije će pružiti potrebna pojašnjenja kandidatima u vezi sa kriterijumima konkursa tokom faze prijava.
IX. Način vrednovanja i kriterijumi za ocenjivanje:
- Vrednovanje kandidata će se vršiti putem pisanog testa i usmenog intervjua.
- Uspeh je postignut ako kandidat postigne najmanje 55 poena u svim fazama konkursa.
X. Kalendar procedure zapošljavanja:
- Nakon isteka roka za prijavu na konkurs, jedinica ljudskih resursa će proveriti prijave u roku od 7 dana i potvrditi ispunjavanje kriterijuma od strane kandidata.
XI. Napomena u vezi sa prijavama poslatim nakon roka:
- Prijave poslate nakon 29.01.2025. neće biti razmatrane.