www.ofertapune.net Koordinator i Shitjes | PunaIme

Koordinator i Shitjes

Kompania

Illyria Life

Lokacioni

Prishtinë

Data e publikimit

10-02-2023

Data e perfundimit

01-01-2024

Lloji i orarit

Full Time

Kategoritë

Retail dhe Distribuim

Kompania e Sigurimit të Jetës “ILLYRIA Life” për shkak të rritjes së shpejtë dhe afarizmit të suksesshëm pas fillimi të bashkëpunimit me institucionet financiare në vend, është në kërkim të një punonjësi në pozitën:

KOORDINATOR I SHITJES për Banka

Bashkohuni me revolucionin financiar! Bëhuni ura lidhëse midis bankave dhe Kompanisë K.S.J ILLYRIA Life, për sigurimin e jetës së kredimarrësit, si Koordinator i Shitjes për Banka. Nëse jeni person me pasion për zgjidhjen e problemeve dhe me aftësi për shitje, ky rol është për ju. Si Koordinator i Shitjes për Banka, ju do të jeni në vijën e parë në ofrimin e zgjidhjeve gjithëpërfshirëse për ekipin bankar të shijtes dhe do të siguroni mbarëvatjen e tërë procesit. Apliko sot dhe bëhu pjesë e ekipit që kanë krijuar histori suksesi në tregun e sigurimeve.

Përgjegjësitë e punës:

  • Koordinimin dhe komunikimin me ndërmjetësuesit e institucioneve financiare në vend
  • Vizita të rregullta nëpër pikat shitëse të institucioneve financiare në vend
  • Procesimi i Ofertave te Credit Life në sistemin aktual të produkteve tona
  • Mbanë marrëdhënie të mira me stafin e degëve duke bashkërenduar punën dhe duke ndjekur procedurat
  • Zbaton kontroll në dokumentacionet e produkteve sipas procedurave

Kushtet e punës

  • Niveli i lartë i edukimit (Bachelor ose Master)
  • Përvojë pune në Banka (preferohet jo me pak se dy vite)
  • Njohja e Gjuhës Angleze
  • Patent Shoferi ( kategoria B)
  • Aftësi të shkëlqyeshme në komunikimin verbal dhe të shkruar
  • I/E orientuar drejtë shitjes
  • Aftësi për ndërtim të raporteve dhe punë ekipore
  • Vetë-iniciativë/e

Çka ju ofrojmë bashkëpunëtorëve të rinj:

  • Mundësi për zhvillimin dhe ndërtimin e karrierës
  • Edukim dhe trajnim të rregullt
  • Pagë konkurruese në treg (e negociueshme)

Besojmë se CV – ja juaj (pa foto) do të na bindë se ju jeni personi i duhur për këtë pozitë. Bashkohuni me ne dhe bëhuni pjesë e një tradite shumëvjeçare, sjellni motivimin dhe energjinë tuaj në “ILLYRIA Life”.

Të interesuarit, luten të dërgojnë CV–it e tyre në adresën: [email protected]

Konkursi do të jetë i hapur deri me 24.02.2023

Kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen brenda një periudhe të shkurtër.