Koordinator i Mediave Digjitale
Data e publikimit
22-02-2023
Data e perfundimit
02-06-2023
Lloji i orarit
Full Time
Kategoritë
Marketing, Reklamim & PR
Pozicioni: Koordinator i Mediave Digjitale
Departmenti: Marketing
Vendodhja: Administratë, Prishtinë.
Një ditë në ekipin tonë:
- Zhvillimi i strategjisë dhe krijimi i përmbajtjes për mediat digjitale
- Monitorimi i rrjeteve sociale dhe komunikimi i drejtpërdrejtë me konsumatorët
- Përgatitja e media planeve për aktivitetet online dhe menaxhimi i buxheteve për secilën kampanjë
- Identifikimi i vazhdueshëm i trendeve të zhvillimit të teknologjisë, mediave digjitale dhe adaptimi i tyre për industrinë tonë
- Propozime për kampanja interaktive në rrjetet sociale me brendet partnere dhe monitorimi i përformancës së tyre
- Planifikimi dhe menaxhimi i aktiviteteve në rrjetet sociale sipas kalendarit të kampanjave
- Evaluimi i përformancës së të gjitha mediave digjitale dhe raportimi i tyre mujor
Kualifikimet :
- Fakulteti Ekonomik Drejtimi Marketing
- Përvojë në menaxhimin e mediave digjitale dhe atyre sociale minimum 3 vjet
- Njohës i mirë i gjuhës angleze
Aftësi personale:
- Të ketë aftësi të shkëlqyera komunikimi dhe menaxhimit të kohës
- Të ketë shkathtësi të shkëlqyera në të shkruar dhe redaktim
- Të jetë kreativ dhe me aftësi të theksuara analitike
- Të ketë njohuri të theksuara për trendet e fundit të mediave digjtiale
- Të jetë i saktë, analitik dhe i vetorganizuar
Për të aplikuar në këtë pozicion pune, dërgo CV-në tek kompania/organizata me email duke derguar email në adresën: [email protected] ose duke plotesuar formen e aplikimit online ne www.neptun-ks.com/karier.nspx
Afati i aplikimit: 10.03.2023
Kushtet e punës: Kompania Neptun ofron një paketë benefitesh tërheqëse, duke përfshirë një pagë të drejtë të bazuar në merita dhe vlerësimin e performancës.
*Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit: Nr. 06/L-082 te vendosur nga Kuvendi i Republikes se Kosoves me dt:30.01.2019 “LIGJ PËR MBROJTJEN E TË DHËNAVE PERSONALE”
Balkan Finance Investment Group, BALFIN Group, është një nga grupet investuese më të rëndësishme dhe më të suksesshme në rajonin e Ballkanit Perëndimor. Gjeografikisht, Grupi BALFIN është i pranishëm në Austri, Shqipëri, Kosovë, Bosnjë dhe Hercegovinë, Maqedoni Veriore, Mali i Zi dhe Holandë, me afërsisht 6’000 punonjës në total. Aktivitetet e Grupit BALFIN përfshijnë zhvillimin dhe menaxhimin e pasurive të patundshme, shitjet me pakicë, industrinë minerare, sistemin bankar, turizmin, energjinë, logjistikën, etj. Grupi BALFIN po rritet në mënyrë të qëndrueshme dhe kontribuon në përmirësimin e jetesës së komuniteteve përmes zhvillimit ekonomik, prezantimit të ideve të reja, punësimit dhe investimeve sociale.
Linku per Aplikim:
https://www.neptun-ks.com/job-advertisement-details.nspx?advertisement=1075
Apliko këtu