Koordinator/e i/e Anëtarëve
Data e publikimit
01-03-2023
Data e perfundimit
01-06-2023
Lloji i orarit
Full Time
Kategoritë
Menaxhment
Rreth Klubit të Biznesit
Klubi i Biznesit siguron të rris bashkëpunimin e sektorit privat me qëllim të rritjes së aktivitetit ekonomik, bashkëpunimit ndërkombëtar, kontributit dhe avokimit të një ekonomie të mirëfilltë të tregut. Tutje, ky Klub ofron trajnime dhe edukim për përmirësimin e suksesit të biznesit të secilit anëtarë, krijon një atmosferë inkurajimi për anëtarët për të bërë biznes me njëri-tjetrin dhe me vendet e tjera Evropiane, shkëmben informacione, rrjetëzimin dhe takime B2B.
Koordinator/e i/e Anëtarëve
Detyrat dhe përgjegjësitë
- Përgjegjës për promovimin dhe rritjen e anëtarësimit përmes fushatave të marketingut dhe shtrirjes, dhe zhvillimi dhe zbatimi i strategjive për të rekrutuar anëtarë të rinj;
- Futja e të dhënave të anëtarëve të rinj në platformën e të dhënave;
- Planifikimi i ngjarjeve dhe organizimi i programeve të reja për anëtarët;
- Përgjegjës për adresimin e të gjitha pyetjeve, kërkesave për informacion dhe ankesave në lidhje me anëtarësimin;
- Përpunimi i aplikimeve për anëtarësim, përditësim dhe dorëheqje;
- Ruajtja dhe përditësimi i të dhënave të anëtarësimit;
- Asistim rreth aktiviteteve për anëtarët;
- Grumbullimi i të dhënave, gjurmimi i statistikave të anëtarësimit dhe përgatitja e raporteve;
- Përgatitja e materialeve të marketingut për anëtarësim;
- Organizimi i ngjarjeve dhe aktiviteteve për anëtarët ekzistues dhe akterët e jashtëm, së bashku me koordinatorin e komunikimit;
- Koordinon iniciativat e anëtarësimit me të gjitha departamentet;
- Koordinimi me departamentin financiar për të gjurmuar të ardhurat nga anëtarësimi;
- Çdo detyrë dhe përgjegjësi tjetër siç kërkohet nga mbikëqyrësi.
Kualifikimet
- Diplomë Bachelor në biznes
- Eksperiencë të mëhershme në menaxhimin e anëtarëve, shitjes ose rekrutim
- Aftësi të shkëlqyera komunikimit dhe shërbimit ndaj klientit
- Aftësi të shkëlqyera komunikimi verbale dhe të shkruara
- Aftësi të shkëlqyera në shërbimin ndaj klientit
- Njohje të shkëlqyer të gjuhës angleze
- Patentë shoferi e vlefshme.
Data e skadimit: 13 mars 2023
Aplikoni duke dërguar CV-në dhe Cover Letter në [email protected] dhe duke shënuar në subject titullin e saktë të pozitës për të cilën aplikoni.
Apliko këtu