www.ofertapune.net Kontabilist | PunaIme

Kontabilist

Kompania

Mama Mantia

Lokacioni

Prishtinë

Data e publikimit

21-11-2022

Data e perfundimit

21-12-2022

Lloji i orarit

Full Time

Pozita: KONTABILIST

Lokacioni: Prishtinë 

PËRGJEGJËSITË KRYESORE: 

  • Siguron mbarëvajtjen e funksionimit të Kontabilitetit të kompanisë . 
  • Organizon, koordinon dhe mbikëqyr punën e stafit të zyrës së Kontabilitetit;
  • Menaxhon dhe mbikëqyr çështjet tatimore të kompanisë në përputhje me legjislacionin përkatës të tatimeve në Kosovë;
  • Siguron udhëheqjen e praktikave të përshtatshme të Kontabilitetit konform kërkesave ligjore dhe praktikës së mirë profesionale; 
  • Kujdeset dhe mbikëqyr që të gjitha aktivitetet nga stafi i Kontabilitetit të jenë të përfunduara sipas Ligjit dhe legjislacioneve përkatëse;
  • Kryen edhe detyra tjera që i delegohen nga Udhëheqësi.

KËRKESAT DHE KUALIFIKIMET: 

  • Diplomë Universitare Bachelor, Fakulteti Ekonomik, drejtimi: Kontabilitet ose Financa;
  • Minimum 3 vite eksperiencë pune në Kontabilitet apo Financa;
  • Preferohet të jetë Teknik i Kontabilitetit apo ndjekës i këtyre kurseve: SHKCAK, ACCA;
  • Njohuri të mira për Standardet Ndërkombëtare të Raportimit Financiar (SNRF) dhe legjislacionin tatimor; 
  • Preferohet të ketë njohuri të gjuhës Angleze;
  • Njohuri të shkëlqyeshme të MS Office;
  • Aftësi të shkëlqyera të komunikimit verbal dhe të shkruar; 
  • Aftësi të larta analitike dhe me vëmendje të mirë ndaj detajeve;
  • Aftësi për të deleguar detyra dhe për të kontolluar rezultatet e ekipit;
  • Të jetë person me integritet të lartë dhe të respektoj konfidencialitetin.

SI TË APLIKONI? 

Dërgoni aplikimin tuaj përmes adresës sonë të e-mailit: [email protected]  duke specifikuar në titull pozicionin për të cilin po aplikoni dhe duke bashkangjitur dokumentet e mëposhtme:

  • CV-në
  • Diplomën e kualifikimit;
  • Trustin;
  • Certifikata për kualifikim