Kontabilist/e të çertifikuar, Menaxher i shitjes
Data e publikimit
24/08/2020
Data e perfundimit
31-08-2020
Lloji i orarit
Orar të plotë
Kategoritë
Të tjera
Një (1) Kontabilist/e të çertifikuar
Lokacioni: Fushë Kosovë
Kandidati/ja duhet të plotësoj këto kushte:
- Diplomë në Fakultetin Ekonomik (Financa, banka dhe kontabilitet);
- Të jetë kontabilist/e i/e çertifikuar;
- Të ketë së paku 5 vite përvojë pune në lëminë e kontabilitetit;
- Të ketë aftësi të mira në programe kontabiliteti (veçanërisht në Finabit);
- Të ketë aftësi të mira në përdorimin e MS Office (veçanërisht në Excel dhe Word);
- Të ketë aftësi të mira analitike;
- Të ketë aftësi të mira në shkruarjen e raporteve të ndryeshme për punë;
- Të ketë aftësi të mira komunikimi me klientët;
- Të jetë i/e gatshëm/e për të përvetësuar vazhdimisht njohuri dhe shkathtësi të reja në punë.
Përgjegjës/e për:
- Regjistrimet në kontabilitet, respektivisht faturat shitëse, blerëse, shpenzime, etj;
- Regjistrimin dhe mirëmbajtjen e të dhënave në kontabilitet;
- Regjistrimin dhe llogarimbajtjen e të dhënave për shitje, blerje, shpenzime etj;
- Pregatitjen e listave mujore, për punëtorët për pagesat e tyre;
- Regjistrimin e transaksioneve nga ekstraktet e bankës, menaxhimin e pagesave me arkë;
- Përgatitja e raporteve mujore për raportim në ATK;
- Përfaqësimin e biznesit para institucioneve financiare kur kërkohet nga punëdhënësi;
- Prezentimin e biznesit nëse kërkohet nga kompania,
- Punë të tjera në lëminë e financave dhe të kontabilitetit me interes për kompaninë.
Dokumentacioni i nevojshëm për aplikim:
- CV;
- Diploma e përgatitjes profesionale;
- Çertifikatat e kontabilistit;
- Vërtetimi i përvojës së punës.
Procedura për aplikim:
Të gjitha dokumentet e lartë cekura duhet të dërgohen në këtë adresë: [email protected] më së largu deri më datë 31.08.2020 në ora 16:00.
————————-
KONKURS PËR VEND TË LIRË PUNE
Një (1) Menaxher i shitjes
Lokacioni: Prishtinë
Kandidati duhet të plotësoj këto kushte:
- Diplomë në Fakultetin Ekonomik, Fakultetin Juridik, Komunikim Masiv etj;
- Të ketë përvojë pune në lëminë e shitjes;
- Të ketë aftësi të mira në përdorimin e MS Office (veçanërisht në Excel dhe Word);
- Të ketë aftësi të mira analitike;
- Të ketë aftësi të mira në shkruarjen e raporteve të ndryshime për punë;
- Të ketë aftësi të mira komunikimi me klientët.
- Të ketë aftësi të shkëlqyera organizative;
- Të jetë në gjendje të punojë në mënyrë të pavarur apo në grup.
Përgjegjës për:
- Promovimin e shërbimeve të kompanisë dhe shitje direkte;
- Hulumtimin e tregut dhe identifikimin e hapësirave të përshtatshme për biznes;
- Mbajtjen e kontakteve të vazhdueshme me klientët në lidhje me kërkesat e tyre;
- Organizimin e promocioneve të vazhdueshme si element taktik për të rritur shitjen;
- Komunikimi dhe bashkëpunim në grup, me ekipin e punës dhe klientët;
- Komunikimin, prezantimin dhe negocimin me klientët dhe bashkëpunëtorët.
Dokumentacioni i nevojshëm për aplikim:
- CV;
- Diploma e përgatitjes profesionale;
- Vërtetimi i përvojës së punës.
Procedura për aplikim:
Të gjitha dokumentet e lartë cekura duhet të dërgohen në këtë adresë: [email protected] më së largu deri më datë 31.08.2020 në ora 16:00.
Apliko këtu