Kontabilist/e të çertifikuar

Kompania

APR - Asistencë e Përgjithshme Rrugore

Telefoni

049/888-854

Data e publikimit

03/09/2020

Data e perfundimit

30-09-2020

Lloji i orarit

Orar të plotë

Kategoritë

Të tjera

Një (1) Kontabilist/e të çertifikuar

Lokacioni: Prishtinë (prapa ETC-së)

Kandidati/ja duhet të plotësoj këto kushte:

  • Diplomë në Fakultetin Ekonomik (Financa, banka dhe kontabilitet);
  • Të jetë kontabilist/e i/e çertifikuar;
  • Të ketë së paku 3 vite përvojë pune në lëminë e kontabilitetit;
  • Të ketë aftësi të mira në programe kontabiliteti;
  • Të ketë aftësi të mira në përdorimin e MS Office (veçanërisht në Excel dhe Word);
  • Të ketë aftësi të mira në shkruarjen e raporteve të ndryshme për punë;
  • Të jetë i/e gatshëm/e për të përvetësuar vazhdimisht njohuri dhe shkathtësi të reja në punë.

Përgjegjës/e për:

  • Regjistrimet në kontabilitet, respektivisht faturat shitëse, blerëse, shpenzime, etj;
  • Regjistrimin dhe mirëmbajtjen e të dhënave në kontabilitet;
  • Regjistrimin dhe llogarimbajtjen e të dhënave për shitje, blerje, shpenzime etj;
  • Pergatitjen e listave mujore, për punëtorët për pagesat e tyre;
  • Regjistrimin e transaksioneve nga ekstraktet e bankës, menaxhimin e pagesave me arkë;
  • Përgatitja e raporteve mujore për raportim në ATK;
  • Përfaqësimin e biznesit para institucioneve financiare kur kërkohet nga punëdhënësi;
  • Prezentimin e biznesit nëse kërkohet nga kompania,
  • Punë të tjera në lëminë e financave dhe të kontabilitetit me interes për kompaninë.

Dokumentacioni i nevojshëm për aplikim:

  • CV;
  • Diploma e përgatitjes profesionale;
  • Çertifikatat e kontabilistit;
  • Vërtetimi i përvojës së punës.

Procedura për aplikim:

Të gjithë të interesuarit mund të kontaktojnë në këtë numër telefoni: +38349888854

Apo dergoni CV-te permes Email: [email protected]

Konkursi mbetet i hapur deri me datën 30/09/2020.

Apliko këtu