www.ofertapune.net Kontabilist/e | PunaIme

Kontabilist/e

Kompania

REC-KOS

Lokacioni

Prishtinë

Data e publikimit

11-05-2022

Data e perfundimit

20-05-2022

Lloji i orarit

Full Time

REC KOS SH.P.K. është shoqëri me pergjegjësi të kufizuar, e themeluar në vitin 2008 me seli në Rr.Pajazit Islami nr.186 në Fushë Kosovë , ku si aktivitet primarë ka grumbullimin dhe tregtimin e mbeturinave metalike. Me qëllim të rritjes së efikasitetit në operacione, si dhe rëndësisë në punësimin e kuadrove te reja

REC KOS SH.P.K. Shpallë vend pune të lirë:

KONTABILIST/E

PUNËT DHE PËRGJEGJËSITË:

  • Regjistron veprimet bankare. Kontrollon blerje – shitjet ne detaje.
  • Menaxhon llogaritë kontabël dhe kontrollon saktësinë e regjistrimeve kontabël të transaksioneve;
  • Përgatit regjistrimet e pagave dhe pagesave në sistemet e kontabilitetit;
  • Përgatit raporte për deklarimet pranë Administrates Tatimore të Kosovës (ATK);
  • Përgatit raporte per Banka dhe Institucione tjera.
  • Përgatit raporte në baza Mujore, Tremujore dhe Vjetore për Menaxhmentin;
  • Përgatit Pasqyrat Financiare;
  • Detyra tjera të caktuara nga Menaxhmenti;

KRITERET E PUNËSIMIT:

  • Diplomë Universitare;
  • Njohuri të mira të kompjuterit dhe Microsoft Office;
  • Njohuri te mira të ndonjë softuer kontabiliteti/finance (Preferohet Pro-Data);
  • Njohuri të mira në fushën e financave, kontabilitetit dhe tatimeve (Plani Kontabel, Legjislacioni Tatimor);
  • Të jetë anëtar i ndonjë shoqate të kontabilistëve -“Kontabilisti i çertifikuar” (E preferuar);
  • Përvojë pune në fushën e kontabilitetit, më së paku 3 vite;
  • Njohja e gjuhës angleze e preferuar;
  • I/e vet motivuar në punë;
  • Aftësi të mira në të shkruar dhe në të folur;

Konkursi mbetet i hapur deri më 20.05.2022

Të interesuarit mund të aplikojnë duke dërguar CV në email adresën [email protected] , vetëm kandidatët të cilët i plotësojnë kriteret do të kontaktohen.

Për informata shtesë na kontaktoni në 048/960-406, çdo ditë pune prej orës 08:00-17:00.