www.ofertapune.net Konsulent i Shitjes | PunaIme

Konsulent i Shitjes

Kompania

Autoshtëpia Siqani

Telefoni

Pa përcaktuar

Lokacioni

Prishtinë

Data e publikimit

28/07/2020

Data e perfundimit

10-08-2020

Lloji i orarit

Orar të plotë

Kategoritë

Shitje

“Auto Siqani” është i vetmi distributor dhe servis i autorizuar i Opel-it në Kosovë.Jemi në kërkim të një kandidati profesional dhe me eksperiencë në shitje në industrinë automotive për pozitën:

“Konsulent i Shitjes”

Përgjegjësitë:

  • Mirëpret klientët, ndërton një marrëdhënie besimi me klientët;
  • Identifikon klientët potencial;
  • Prezanton kompaninë dhe shpjegon për klientët potencial performancën, funksionimin dhe përparësitë e automjetit;
  • Përshkruan çdo pajisje opsionale që mund të blejë klienti;
  • Shet automjetet;
  • Hulumton cmimet e tregut të automjeteve
  • Kontrollon makinat e shitura për t’u përgatitur për shpërndarjen e tyre te klientët, përpara se të arrijnë klientët;
  • Sigurohet që klientët të kuptojnë tiparet funksionale të automjetit;
  • Mban kontakt të vazhdueshëm me menaxherin e shitjes;
  • Ruan raportet me klientët ekzistues dhe krijon raporte të mira me klientët potencial;
  • Përgjegjësi tjera sipas nevojës.

    Kualifikimet:
  • Të ketë të përfunduar shkollimin e mesëm (Edukimi universitar përparësi);
  • Përvojë e mëparshme pune si konsulent i shitjes apo pozita të ngjajshme së paku 3 vite;
  • Njohuri të llojeve dhe karakteristikave të automjeteve;
  • Patent shofer të kategorisë B;
  • Njohuri të gjuhës angleze në të folur dhe të shkruar;
  • Shkathtësi kompjuterike të aplikacioneve të paketës Microsoft Office;
  • Aftësi shumë të mira të shërbimit ndaj klientit dhe aftësi ndërpersonale;
  • Aftësi shumë të mira komunikuese dhe negociuese;
  • Aftësi të mendimit kritik dhe për zgjidhje të problemeve;
  • Paraqitje profesionale dhe etikë në punë.

Për tu bërë pjesë e ekipit tonë, ju lutem aplikoni në: [email protected]