www.ofertapune.net Konsulent i Kujdesit ndaj Klientit (2) | PunaIme

Konsulent i Kujdesit ndaj Klientit (2)

Kompania

Express Postë e Shpejtë

Data e publikimit

31-01-2023

Data e perfundimit

01-01-2024

Lloji i orarit

Full Time

Kategoritë

Retail dhe Distribuim

Posta Express është postë private që operon në treg tash e 12 vite, e njohur poashtu si posta më shërbimin më professional në vend.

Në mënyrë qe t’i përgjigjemi kërkesave të klientëve tanë, ne po zgjerohemi në qendrën tregtare Prishtina Mall dhe për plotësimin e vendeve të punës, shpallim konkurs për pozitat:

  • Përfaqesues i Postës Express në qendrën tregtare Prishtina Mall (1)
  • Konsulent i Kujdesit ndaj Klientit me bazë në Fushë Kosovë (2)

Detyrat dhe Përgjegjësitë:

  • Ofrimi i një shërbimi cilësor, profesional dhe të kënaqshëm te klientët;
  • Informon dhe këshillon rreth shërbimeve tona, çmimeve  dhe kushteve të bashkëpunimit;
  • Identifikon qartë shqetësimet e klientëve dhe ofron zgjidhje të pranueshme ;
  • Kujdeset përmes telefonit dhe e-mail për klientët dhe kërkesat e tyre ;
  • Identifikon klientët potencial për bashkëpunim dhe cakton takime zyrtare;
  • Përkrah dhe këshillon klientët duke u përgjigjur në pyetjet e tyre ;
  • Pranon, regjistron dhe nis pako ne destincaionet e kërkuara (individ apo kompani);
  • Vazhdimisht zhvillon aftësitë kyçe dhe të çmuara si puna ekipore, mentaliteti për të shërbyer mirë, këmbëngulësia dhe shumë të tjera.

Profili i kërkuar për të 2 pozitat:

  • Diplomë Universitare (e preferuar në Juridik, Ekonomik, Administrim Biznesi ose të ngjajshme) ;
  • Aftësi të shquara komunikimi, organizative dhe analitike;
  • Preferohet njohuria mesatare e Gjuhës Angleze ;
  • I/e përkushtuar dhe motivuar për sukses;
  • Njohuri të mira të paketës Microsoft Office (posaçërisht Excel dhe Word).

Si të aplikoni?

Mirëpresim të gjithë kandidatët e interesuar të cilët mund të dërgojnë aplikimin e tyre : CV dhe referencat në email adresën [email protected] deri me 28.02.2023