www.ofertapune.net Konkurs për Rekrutimin e Kadetëve për vitin akademik 2022/2023 | PunaIme

Konkurs për Rekrutimin e Kadetëve për vitin akademik 2022/2023

Kompania

Ministria e Mbrojtjes

Lokacioni

Gjithë Kosovën

Data e publikimit

26-05-2022

Data e perfundimit

26-09-2023

Lloji i orarit

Full Time

Kategoritë

Siguri & Mbrojtje

Konkurs për Rekrutimin e Kadetëve për vitin akademik 2022/2023

Konkursi i rekrutimit për kadetë do të jetë i hapur prej 09.06.2022 deri më 23.06.2022

I) Forca e Sigurisë së Kosovës bën pranimin e kadetëve të cilët do të studiojnë në;

  • Akademinë Ushtarake në Republikën e Turqisë;
  • ‘’Kursi i oficerëve’’ për   Nënoficer; 1 kandidat
  • Akademinë Ushtarake në Republika Federale të Gjermanisë;
  • Akademi Ushtarake Programi IT Cyber  1 kandidat
  •  Akademi Ushtarake Programi Logjistikë Ushtarake  1 kandidat

II). PROCEDURAT E APLIKIMIT DHE PËRZGJEDHJES PËR SHKOLLIM NË AKADEMINË USHTARAKE TË REPUBLIKËS SË TURQISË

Kandidati që aplikon për  pranim në  Akademinë  Ushtarake të Republikës së Turqisë duhet:

  • Të jetë shtetas të Republikës së Kosovës;
  •  Të kenë zotësi të plotë për të vepruar;
  • Të kenë diplomë universitare;
  •  Të ketë aftësi të nevojshme shëndetësore dhe fizike për vendin e shërbimit;
  • Të mos jenë të dënuar për vepra penale me vendim të formës së prerë;
  • Të kenë figurë të pastër dhe të mos kenë probleme dëbimi nga shtetet tjera;
  • Të mos jetë më i vjetër se 35 vjeçar në datën e aplikimit;
  • Të ketë gjatësi trupore jo më pak se 165 cm për meshkuj dhe 160 cm për femra;
  • Të mos kenë tatuazhe në fytyrë, qafë dhe parakrah nga pjesa e bicepsit e deri te gishtat e dorës duke përfshirë edhe pirsingun;
  • Njohja e gjuhës turke ( e domosdoshme),
  • Te ketë 3 doza të vaksinës kundër Covid-19

Rekomandim; të ketë kursin e Lartë të Nënoficerëve ( ekuivalente me , NCO Higher Headquarters Service Education-KAR-EDU-001-TUR).

Testet që aplikohen për pranim në  Akademinë e  Ushtarake të Republikës së Turqisë:

  • Testi fizik;
  • Testi i inteligjencies;
  • Testi i njohurive të përgjithshme:
  • Testi kualifikues akademik (në gjuhën turke);
  • Testi në gjuhën turke;
  • Intervista;
  • Kontrolli mjekësor.

III) PROCEDURAT E APLIKIMIT DHE PËRZGJEDHJES PËR SHKOLLIM NË INSTITUCIONET USHTARAKE TË REPUBLIKËS FEDERALE TË GJERMANISË

Kandidati që aplikon për shkollim në institucionet ushtarake të Republikës Federale të Gjermanisë duhet:

  • Të jetë shtetas të Republikës së Kosovës;
  • Të kenë zotësi të plotë për të vepruar;
  • Të kenë ketë përfunduar nivelin e studimeve Bachelor;
  • Të ketë aftësi të nevojshme shëndetësore dhe fizike për vendin e shërbimit;
  • Të mos jenë të dënuar për vepra penale me vendim të formës së prerë;
  • Të kenë figurë të pastër dhe të mos kenë probleme dëbimi nga shtetet tjera;
  • Të mos jetë më i vjetër se 25 vjeçar në datën e aplikimit;
  • Të ketë gjatësi trupore jo më pak se 165 cm për meshkuj dhe 160 cm për femra;
  • Të mos kenë tatuazhe në fytyrë, qafë dhe parakrah nga pjesa e bicepsit e deri te gishtat e dorës duke përfshirë edhe pirsingun;

Testet që aplikohen për pranim në institucionet ushtarake të Republikës Federale të Gjermanisë:

  • Testi fizik;
  • Testi i inteligjencies;
  • Testi i njohurive të përgjithshme:
  • Intervista;
  • Kontrolli mjekësor; 

Shënim: Kandidatet e përzgjedhur janë te obliguar te kryejnë kursin e gjuhës gjermani ne mënyrë që kandidatet paraprakisht të përgatiten për nivelet e kërkuara të gjuhës gjermane nga pala pritëse.

Dokumentet e nevojshme për aplikim:

  1. Diploma universitare:
  2. Certifikata nga Gjykata dhe Policia e Kosovës për të kaluarën e tyre penale (origjinali);
  3. Ekstrakti i lindjes ( jo më të vjetër së gjashtë (6) muaj);
  4. Kopja e letërnjoftimit apo pasaportës;
  5.  Foto për aplikacion.

 Shënim: Kalimi me sukses i testit paraprak është kusht për të drejtën e testimit në fazën vijuese.

 E drejta në ankesë

  •   Të drejtën e ankesës e ka çdo kandidatë pas marrjes së rezultateve të çdo faze të testimit përkatës. E drejta për ankesë aplikohet për të gjitha llojet e testimit ku është përgjegjës FSK-ja dhe nuk aplikohet për llojet dhe fazat e testimit të vendosura nga akademitë e vendeve pritëse.
  •  Rezultatet publikohet në ueb-faqen e Ministrisë së Mbrojtjes dhe FSK dhe kandidatet e eliminuar kanë të drejtë ankese brenda afatit 2 ditor. Afati i ankesës rrjedh ditën pasuese pas publikimit të rezultatit.

 KUSHTET TJERA:

– Përzgjedhja për kadetë është e kushtëzuar me kalimin e suksesshëm të procesit të verifikimit të pastërtisë së figurës. Mos kalimi me sukses i pastërtisë së figurës paraqet shkak për ndërprerjen e kontratës së shkollimit në çdo kohë.

– Për t’u marrë në konsideratë gjatë aplikimit, diplomat e fituara jashtë Republikës së Kosovës, duhet t’i  nënshtrohen procesit të njohjes nga Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë.

– Kandidatët e përzgjedhur për kadetë, do të nënshkruajnë kontratën e shkollimit me  FSK-në, me të cilën përcaktohen obligimet që ata do të marrin si kadetë të FSK-së, si mbajtja e standardeve të larta të shkollimit akademik, gjendjes fizike, sjelljes dhe disiplinës etj. Mospërmbushja e obligimeve të parapara me kontratë në cilido vit të shkollimit do të rezultojë me humbjen e statusit të kadetit.

– Pjesëtarët e FSK-së, në rast të përzgjedhjes për kadetë të FSK-së, nënshkruajnë kontratën e shkollimit për kadetë dhe marrin statusin e kadetit, duke përfshirë edhe pagën e kadetit.

– Nuk kane te drejte aplikimi kandidatet te cilët kanë ose kanë pasur statusin e kadetit të FSK-së në qendrat e studimeve ushtarake brenda dhe jashtë vendit.

 Gjatë procesit të konkurrimit dhe testimit, kandidatët duhet të zbatojnë  të gjitha masat dhe rekomandimet e Institutit Kombëtarë i Shëndetësisë Publike në Kosovë përkitazi me parandalimin e përhapjes së COVID 19. Rekomandohet mbajtja maskave dhe distancës fizike.

 Afati i konkurrimit;

Konkursi i rekrutimit për kadetë do të jetë i hapur prej 09.06.2022 deri më 23.06.2022

 Si të aplikoni:

Aplikimi dhe njoftimi për kadet të FSK-së është online  në adresën https://rekrutimi.fsk-rks.org/Apply  si dhe  njoftimi për shpalljen e konkursit munde ta shikoni edhe në ëeb faqen e MM-së, https://mod.rks-gov.net/shpallje/vende-pune-konkurse/, ku gjendet shpallja e konkursit. Kandidatët plotësojnë formularin e aplikimit online https://rekrutimi.fsk-rks.org/Apply dhe bashkëngjisin të gjitha dokumentet tjera të kërkuara nga ky formular. Kandidatet kanë të drejtë të aplikojnë deri në ditën e fundit të përmbylljes së konkursit. Për informata plotësuese, mund të kontaktoni në nr. tel. 038- 555584 2044 dhe 038- 555584 2045 nga ora 09:00 deri 15:00.

 Ministria e Mbrojtjes dhe FSK-ja ofron trajtim të barabartë për të gjithë pjesëtarët e FSK-së dhe mirëpret aplikacionet e tyre, pa dallim nga përkatësia etnike apo gjinore.