Konkurs për 5 pozita për Programin CEA

Kompania

Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF)

Telefoni

Pa përcaktuar

Lokacioni

Prishtinë

Data e publikimit

07/10/2021

Data e perfundimit

19-10-2021

Lloji i orarit

Orar të plotë

Kategoritë

Të tjera

Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF) shpallë konkurs për 5 pozita për Programin për angazhim të qytetarëve – Citizen Engagement Activity (CEA)

  • Udhëheqës i Komponentës 1
  • Udhëheqës i Komponentës 2
  • Udhëheqës i Komponentës 3
  • Asistent/e i/e Zyres dhe Administratës
  • Administrator/e i/e Ueb Platformave

Afati për aplikim: 19 tetor 2021.

⇒ Shpallja e plotë dhe përshkrimi i detyrave.

Për KCSF

Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF), është organizatë udhëheqëse në përkrahjen e nismave qytetare në Kosovë që nga viti 1998. KCSF ofron fonde për shoqërinë civile nëpërmjet mekanizmave e sistemeve të avancuara të dhënies së granteve, ndërton kapacitete e dije për sektorin nëpërmjet Qendrës së KCSF-së, si dhe mbron dhe shtyn përpara hapësirën për qytetari dhe ambientin e veprimit të shoqërisë civile në Kosovë dhe më gjerë, nëpërmjet hulumtimit të politikave, avokimit dhe mobilizimit të sektorit. KCSF beson që një shoqëri civile e fuqishme me përfshirje të vërtetë të qytetarëve në punën e vet është element kyç për një qeverisje përfshirëse, transparente dhe llogaridhënëse, e që kontribuon në shndërrimin e Kosovës në një shoqëri demokratike me perspektivë të integrimit europian dhe me një situatë të avancuar socio-ekonomike.

Programi për angazhim të qytetarëve – Citizen Engagement Activity (CEA)

Programi për angazhim të qytetarëve – Citizen Engagement Activity (CEA) është një program pesë vjeçar i Fondacionit Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF) i cili financohet nga Agjencia e Shteteve të Bashkuara për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID). Programi do të përkrahë aktivitete të shumta të cilat synojnë përmirësimin e lidhjes së shoqërisë civile me qytetarë, bashkëpunimin brenda sektorit dhe me sektorë të tjerë, si dhe diversifikimin e burimeve të shoqërisë civile përtej fondeve të donatorëve të huaj me qëllim të fuqizimit të pjesëmarrjes në vendimmarrje dhe rritjes së transparencës dhe llogaridhënies të institucioneve publike dhe të OShC-ve ndaj publikut.

Bazuar në përvojën e gjatë dhe ekspertizën e KCSF-së në zhvillimin e shoqërisë civile, duke përfshirë qasje të reja që kanë për qëllim ndërlidhjen e organizatave të shoqërisë civile me qytetarë dhe qytetare të Kosovës, dhe në bashkëpunim me organizata vendore dhe ndërkombëtare, CEA do të kontribuojë drejt arritjes së objektivave në vijim:

Objektiva 1 – Fuqizimi i bashkëpunimit të shoqërisë civile me qytetarë dhe qytetare të Kosovës, nxitja e aktivizimit komunitar dhe rritja e kërkesës për llogaridhënie.

Objektiva 2: Krijimi i partneriteteve brenda dhe ndërmjet sektorëve dhe rritja e besimit mes OShC-ve, qytetarëve, sektorit privat dhe institucioneve publike.

Objektiva 3: OShC me njohuri e aftësi të shtuara që e shfrytëzojnë kuadrin e përmirësuar ligjor dhe zhvillojnë kulturën e përkrahjes së aktiviteteve jo-për-përfitim nga burimet vendore dhe të diasporës.

Apliko këtu