www.ofertapune.net Komercialist (Prishtinë, Ferizaj) | PunaIme

Komercialist (Prishtinë, Ferizaj)

Kompania

Devolli Logistic System

Lokacioni

Ferizaj , Prishtinë

Data e publikimit

13-11-2023

Data e perfundimit

30-11-2023

Lloji i orarit

Full Time

Kategoritë

Retail dhe Distribuim

Devolli Logistic System SH.P.K me aktivitet kryesor afarist të shitjes dhe distribuimit të produkteve ushqimore, përkatësisht produkteve të kafes dhe miellit, shpallë:

KONKURS PUNE

Titulli i Pozitës: Komercialist

Lokacioni:  Prishtinë,Ferizaj

Detyrat dhe Përgjegjësitë :

  • Promovon produktet e kompanisë dhe realizon shitjen e tyre;
  • Në kuadër të territorit të paracaktuar, performon vizita të rregullta tek klientët, realizon mbledhjen e porosive të reja dhe i vendos ato tek kompania;
  • Hulumton dhe analizon tregun për klientë të rinj në mënyrë që të rrisë prezencën e produkteve të kompanisë, në nivel vendi;
  • Koordinon aktivitetet me kompaninë dhe siguron që artikujt të dorëzohen tek klienti sipas afatit të dakorduar me klientin;
  • Monitoron pagesat e klientëve dhe sigurohet që të njëjtat janë realizuar sipas marrëveshjes;
  • Monitoron konkurrencën, vlerëson impaktin, dhe raporton të gjeturat tek Menaxhmenti i kompanisë;
  • Mirëmban raportet me klientët dhe promovon qasje pozitive;
  • Përpilon dhe harton raporte të ndryshme ditore/javore lidhur me aktivitetet e shitjes dhe rritjes së prezencës së produkteve të kompanisë tek klientët ekzistues/të rinj.
  • Kryen punë dhe detyra të tjera të pëcaktuara nga punëdhënësi.

Kualifikimet dhe njohuritë e kërkuara:

  • Diploma e shkollës së mesme (pregaditja Universitare është përparësi).
  • Minimum 2 vite përvojë pune në fushën e shitjes.
  • Aftësi të shkëlqyeshme të komunkimit në të folur dhe të shkruar,
  • Aftësi të shkëlqyeshme të shitjes, negocimit dhe bashkëpunimit,
  • Të posedoj patentë shoferin, kategoria B,
  • Të jetë në gjendje të punoj në mënyrë të pavarur apo në grup,
  • Të jetë fleksibil dhe të përgjigjet pozitivisht ndryshimeve.

PROCEDURA PËR APLIKIM : Inkurajohen të gjithë Kandidatët e interesuar të Aplikojnë duke dërguar CV-në përmes e-mail adresës: [email protected].

Në fushën e subjektit,ju lutem specifikoni Pozitën dhe Lokacionin për të cilin aplikoni. Kandidatët të cilët i plotësojnë kushtet e lartëcekura do të ftohen në fazat e mëtejmë të rekrutimit.

Konkursi qëndron i hapur deri më datë 30 Nëntor, 2023.