Komercialist

Kompania

Devolli Logistic System

Lokacioni

Prishtinë

Data e publikimit

16-11-2022

Data e perfundimit

31-12-2022

Lloji i orarit

Full Time

Kategoritë

Retail dhe Distribuim

Devolli Logistic System SH.P.K me aktivitet kryesor afarist të shitjes dhe distribuimit të produkteve ushqimore, përkatësisht produkteve të kafes dhe miellit, shpallë :

KONKURS PUNE

Titulli i Pozites:  KOMERCIALIST

Lokacioni:  Prishtinë

Data e hapjes: 16.11.2022

Data e mbylljes: 31.12.2022

DETYRAT DHE PËRGJEGJËSITË

  • Promovon produktet e kompanisë dhe realizon shitjen e tyre;
  • Në kuadër të territorit të paracaktuar, performon vizita të rregullta tek klientët, realizon mbledhjen e porosive të reja dhe i vendos ato tek kompania;
  • Hulumton dhe analizon tregun për klientë të rinj në mënyrë që të rrisë prezencën e produkteve të kompanisë, në nivel vendi;
  • Koordinon aktivitetet me kompaninë dhe siguron që artikujt të dorëzohen tek klienti sipas afatit të dakorduar me klientin;
  • Monitoron pagesat e klientëve dhe sigurohet që të njëjtat janë realizuar sipas marrëveshjes;
  • Monitoron konkurrencën, vlerëson impaktin, dhe raporton të gjeturat tek Menaxhmenti i kompanisë;
  • Mirëmban raportet me klientët dhe promovon qasje pozitive;
  • Përpilon dhe harton raporte të ndryshme ditore/javore lidhur me aktivitetet e shitjes dhe rritjes së prezencës së produkteve të kompanisë tek klientët ekzistues/të rinj.
  • Zbaton rregullat për mbrojtjen e sekretit afarist në punë;
  • Kryen punë dhe detyra të tjera në bazë të akteve të brendshme, sipas kërkesës së personit të autorizuar, apo që për nga detyra bien në kompetencë të tij.

KUALIFIKIMET E KËRKUARA:

Edukimi: Diploma e shkollës mesme; (pregaditja Universitare është përparësi)  

Pervoja e Punës: Minimum 2 vite përvojë pune në fushën e shitjes

NJOHURITË TJERA:

  • Aftësi të shkëlqyeshme të komunkimit në të folur dhe të shkruar,
  • Aftësi të shkëlqyeshme të shitjes, negocimit dhe bashkëpunimit,
  • Të posedoj patentë shoferin, kategoria B,
  • Të jetë në gjendje të punoj në mënyrë të pavarur apo në grup,
  • Të jetë fleksibil dhe të përgjigjet pozitivisht ndryshimeve.

PROCEDURA PËR APLIKIM : Inkurajohen të gjithë Kandidatët e interesuar të cilët i plotësojn kushtet e cekura më lartë të aplikojnë përmes butonit Apliko apo duke dërguar CV përmes e-mail adresës elektronike në: [email protected]

Në fushën e subjektit,ju lutem specifikoni Pozitën dhe Vendin për të cilin aplikoni (Komercialist-Prishtinë) . Kandidatët të cilët i plotësojnë kushtet e lartëcekura do të ftohen në fazat e mëtejm të rekrutimit.

Apliko këtu