Komentator/Gazetar ne Programin e Sportit të Artmotion
Data e publikimit
12/08/2020
Data e perfundimit
20-08-2020
Lloji i orarit
Orar të plotë
Kategoritë
Media
“Artmotion” Sh.p.k. me seli në Prishtinë, Zona Industriale, Rr. “Lidhja e Pejës”, shpallë:
K O N K U R S
Për plotësimin e vendeve të lira të punës,
Komentator/Gazetar në Programin e Sportit të Artmotion – 1 Pozitë
Vendi i punës: Prishtinë
Detyrat dhe përgjegjësitë për pozitën e shpallur janë:
- Komenton ngjarjet sportive me theks të veçantë në basketboll, futboll, hendboll dhe volejboll
- Si komentues/gazetar multi-funksional, komenton edhe gjitha sportet tjera, sipas nevojës (sporte luftarake, auto-motorsporte, atletikë, not, sportet dimërore, etj)
- Prodhon lajme ditore
- Përgatit materiale promovuese të programeve sportive në Artmotion
- Të jetë i gatshëm të punojë nën presionin dhe ngarkesë të punës në periudhat e caktuara të vitit kur ka ngjarje të ngjeshura
- Të jetë fleksibil në ndërrimet e orarit;
- I raporton kryeredaktorit dhe drejtorit
- Bashkëpunon ngushtë me kolegët me qëllim të kryerjes së detyrave të përcaktuara në prodhimin e programit sportiv
Kushtet dhe kualifikimet e kërkuara:
- Diplomë Universiteti (e preferueshme Gazetari dhe Komunikim Masiv)
- Të ketë përvojë pune në komentime dhe/ose gazetari sportive
- Aftësi të mira të prezantimit dhe komunikimit;
- Njohuria e mirë e Gjuhës Angleze e obligueshme
- Njohuria e gjuhëve të huaja tjera është përparësi
Kandidatët e interesuar të cilët aplikojnë për këto vende të punës, duhet që ti dërgojnë këto dokumente, përmes postës elektronike:
- CV-në së bashku me foto, si dhe dëshmitë e përgatitjes shkollore;
- Letër Motivuese;
- Dëshmi mbi përvojën e punës në fushën përkatëse;
- Çertifikatat e trajnimeve eventuale;
- Letër Rekomandime apo referenca eventuale (jo e domosdoshme).
Aplikimi bëhet përmes e-mailit -postës elektronike, në:
Aplikimet e pa kompletuara nuk do të merren parasysh.
Konkursi mbetet i hapur deri më datën 20.08.2020, Ora 16:00h.
Apliko këtu