www.ofertapune.net Këshilltar për komunikim me familjet e personave të zhdukur (2) | PunaIme

Këshilltar për komunikim me familjet e personave të zhdukur (2)

Kompania

Qendra Burimore Për Personat e Zhdukur

Telefoni

Pa përcaktuar

Lokacioni

Prishtinë

Data e publikimit

16/11/2020

Data e perfundimit

16-12-2020

Lloji i orarit

Orar të plotë

Kategoritë

Të tjera

Emri / Pozita: Këshilltar për komunikim me familjet e personave të zhdukur (2)

Detyrat dhe përgjegjësitë:

  • Vizitat dhe komunikimi me familjarët e personave të zhdukur në mënyrë që të identifikohen burime të ndryshme që mund të kontribuojnë në procesin e zbardhjes së fatit të personave të zhdukur;
  • Komunikimi dhe ndërmjetësimi i vazhdueshëm ndërmjet institucioneve kompetente dhe familjeve të personave të zhdukur, me qëllim shkëmbimin e informacionit;
  • Shkëmbimi i informacionit me institucionet përkatëse për të arritur rezultate pozitive në procesin e sqarimit të fatit të personave të zhdukur;

Kualifikimet e kërkuara:

  • Diplomë universitare në fushën e shkencave shoqërore
  • Shkathtësi kërkimore dhe analitike
  • Përvoja e mëparshme e punës në lidhje me punën në fushën e personave të zhdukur është e dëshirueshme;
  • Shkathtësi të shkëlqyera ndërpersonale dhe komunikuese;
  • Shkathtësi të shkëlqyera organizative;
  • Njohuri të shkëlqyera të gjuhëve zyrtare të Republikës së Kosovës.

Inkurajojmë të gjithë personat të cilët i përshtaten profilit të paracaktuar, të aplikojnë duke dërguar CV-në e tyre në e-mail: [email protected]