www.ofertapune.net Këshilltar i Lartë Ligjor | PunaIme

Këshilltar i Lartë Ligjor

Kompania

FKEE

Lokacioni

Prishtinë

Data e publikimit

22-11-2022

Data e perfundimit

15-01-2024

Lloji i orarit

Full Time

Kategoritë

Ligj & Legjislacion

Fondi i Kosovës për Efiçiencë të Energjisë

Shpallje për vend të lirë pune

Pozita: Këshilltar i Lartë Ligjor
Organizata/Njësia: Shërbimet e Përgjithshme – FKEE
Lokacioni: Prishtinë, Republika e Kosovës
Data e shpalljes së konkursit: 21.11.2022
Data/ora e mbylljes: 05.12.2022, 16:00 (koha lokale)
Lloji dhe kohëzgjatja e kontratës: Kontratë pune me orar të plotë për një periudhë të caktuar kohore (3 vjet), me mundësi vazhdimi
Periudha provuese: 3 muaj
Kur pritet të fillojë marrëdhënia e punës: Brenda dy javësh pas nënshkrimit të kontratës së punës dhe jo më vonë se 01.01.2023 (cilado datë të jetë e para)

A) Rrethanat organizative
Me miratimin e Ligjit Nr. 06/L-079 për Efiçiencë të Energjisë (LEE), Fondi i Kosovës për Efiçiencë të Energjisë (FKEE) është themeluar si entitet i pavarur, autonom dhe i qëndrueshëm, në mbështetje të objektivave të politikës për Efiçiencë të Energjisë së Republikës së Kosovës, duke promovuar, mbështetur dhe zbatuar masat e efiçiencës së energjisë, si dhe duke tërhequr dhe menaxhuar burimet financiare në mënyrë që të financojë dhe zbatojë projekte investimesh në fushën e Efiçiencës së Energjisë në një mënyrë të qëndrueshme.
Këshilltari i Lartë Ligjor punësohet nga Drejtori Menaxhues për një mandat tre (3) vjeçar, me mundësi të riemërimit sipas Ligjit për Punën. Ai/ajo raporton te Udhëheqësi i Shërbimeve te Përgjithshme i FKEE dhe tek Drejtori Menaxhues, varësisht nga natyra e çështjeve.
B) Roli dhe përgjegjësitë kryesore
Nën mbikëqyrjen e Drejtorit Menaxhues dhe Udhëheqësit të Shërbimeve të Përgjithshme, Këshilltari i Lartë Ligjor është përgjegjës për ekzekutimin me cilësi të lartë dhe të koordinuar të detyrave / aktiviteteve të besuara atij / saj dhe shpërndarjen e rezultateve që kanë të bëjnë me këto detyra / aktivitete në kohë. Këshilltari i Lartë Ligjor është përgjegjës për përkthimin e njohurive dhe përvojave në fushën ligjore në përputhje me legjislacionin ne fuqi ne Kosovë, standardet, normat e vlefshme dhe praktikat më të mira ndërkombëtare.
C) Detyrat dhe funksionet specifike si dhe rezultatet e pritshme kryesore
Këshilltari i Lartë Ligjor është përgjegjës për sa vijon:
• Siguron që korniza rregullative e FKEE-së është në pajtim me ligjet, rregulloret,
rregullat vendore si dhe me standardet më të mira ndërkombëtare;
• Bashkëpunon ngushtë me Njësitë tjera të FKEE-së dhe institucioneve partnere në çështje ligjore dhe në përgatitjen e thirrjeve për propozime ose tenderëve me qëllim të sigurimit të konsistencës ligjore e rregullative si dhe pajtueshmërinë me legjislacionin në fuqi;
• Kryen hulumtimin ligjor dhe hartimin e politikave legjislative, përfshirë edhe aktet nënligjore, kontratat, marrëveshjet dhe memorandumet;
• Këshillime dhe opinione ligjore sipas kërkesës së menaxhmentit të lartë dhe ndihmë për të njësitë dhe sektorët tjerë në përgatitjen e kontratave, marrëveshje dhe dokumente tjera ligjore me të cilat sigurohet administrim efektiv dhe efikas i FKEE-së.;
• Këshillim ligjor, ndihma dhe pjesëmarrja si përfaqësues të FKEE-së në rast të procedurave gjyqësore;
• Bën hartimin e draft vendimeve, projekt-marrëveshjeve, dhe projekt-akteve tjera administrative;
• Mbështetjen e FKEE-së në të gjitha çështjet ligjore.
• Kryen edhe punë tjera në pajtim me qëllimin e vendit të punës të cilat mund të kërkohen kohë pas kohe nga mbikëqyrësi apo Drejtori Menaxhues;

D) Kualifikimet, përvoja dhe aftësitë gjuhësore
• Të jetë shtetas i Republikës së Kosovës;
• Të ketë përgatitje universitare – Fakulteti Juridik ose ekuivalent (për kandidatët e diplomuar jashtë Kosovës, duhet të sigurohet prova e njohjes së diplomës në Kosovë);
• Të ketë pesë (5) vjet përvojë pune të përgjithshme profesionale juridike (pas datës së diplomimit), nga të cilat të paktën tre (3) vjet në detyra/aktivitete të ndërlidhura me pozitën;
• Njohuri të specializuar në fushën e legjislacionit te aplikueshëm dhe hartimin e akteve ligjore;
• Shkathtësi hulumtuese, analitike, vlerësuese dhe formulim të rekomandimeve dhe këshillave profesionale;
• Shkathtësi kompjuterike në aplikacione të programeve (Word, Excel, Power Point, Access);
• Njohuri të shkëlqyeshme për të paktën një nga gjuhët zyrtare në Kosovë dhe njohuri shumë e mirë e gjuhës angleze;
• Posedimi i shkathtësisë informatike në Aplikacionet MS (Word, Excel, PowerPoint, etj.);
• Përvoja e punës në të drejtën e punës apo kontratat komerciale është avantazh;
• Nuk është dënuar me aktgjykim të formës së prerë për një vepër penale për të cilën dënimi maksimal tejkalon gjashtë (6) muaj burgim dhe dënimi nuk është i kushtëzuar; (evidencat nuk duhet të jenë më të vjetra se data e shpalljes së vendeve të punës të kësaj njoftimi për vendet e lira të punës).

E) Shpërblimi/Paga
Sistemi i pagave: Shpërblimi bëhet sipas pakos konkurruese në përputhje me Rregulloren e Brendshme për Shpërblimin e Personelit të FKEE (R-OBPSh).

F) Të dhëna tjera
• FKEE nuk është organizate buxhetore, marrëdhënia e punës themelohet sipas Ligjit të Punës.
• Për më shumë detaje rreth FKEE: https://fkee-rks.net/

1. Përmbajtja e dokumenteve të aplikimit
Dokumentet e aplikimit duhet të përmbajnë së paku:
1) CV-në e hollësishme të aplikuesit
2) Letrën e motivimit përfshirë synimet e aplikuesit gjatë kohës së mandatit (jo më shumë se 3 (tri) faqe).
3) Kopje të diplomës (diplomave) për studimet e mbaruara universitare, përfshirë dëshminë e njohjes së diplomës (nëse aplikohet)
4) Kopje të dëshmisë se nuk ka qenë i dënuar (shiko kushtet e hollësishme në Seksionin D më lart)
5) Kopja e dokumentit përkatës që dëshmon shtetësinë.

Dokumentet e aplikimit mund të përgatiten në secilën prej tre (3) gjuhëve: shqip, serbisht ose anglisht.
Kopjet e çfarëdo dëshmie që tregon për kualifikimet, përvojën dhe aftësitë gjuhësore të aplikuesve janë të mirëseardhura.

2. Dorëzimi i aplikacioneve

Aplikimet, përfshirë të gjitha dokumentet e kërkuara, dorëzohen në [email protected] deri më
5 Dhjetor 2022, ora 16.00.

Aplikacionet që nuk i kanë të gjitha dokumentet e parapara (1-5 më lart) nuk do të merren parasysh nga komisioni vlerësues.
Kliko këtu për gjuhën Serbe