Këshilltar/e i/e Karrierës në Prizren
Data e publikimit
05/10/2020
Data e perfundimit
14-10-2020
Lloji i orarit
Orar të plotë
Kategoritë
Menaxhment
Pozita: Koordinator/e – Këshilltar/e i/e Karrierës
Vendi: Prizren
Orari: 40 orë në javë
Kohëzgjatja e angazhimit: 1 vjeçare me mundësi vazhdimi
Syri i Vizionit ka për qëllim promovimin e demokracisë lokale dhe pjesëmarrjen e qytetarëve në Kosovë. Në përpjekjet e vazhdueshme për praktika demokratike, “Syri i Vizionit” i ka dhënë rol të veçantë promovimit të qeverisjes së mirë, përgjegjësisë, transparencës dhe pjesëmarrjes së publikut në vendimmarrje.
Programi SEED faza e tretë mbështetet nga ADA dhe realizohet në dy shtete: në Kosovë dhe Serbi dhe ka për qëllim që të kontribuojë në zhvillimin strategjik të tregut të punës, një kontribut për uljen e varfërisë dhe barazinë gjinore në këto shtete. Programi tre vjeçar në Kosovë realizohet nga organizata “Syri i Vizionit” dhe fokusohet në nxitjen e partneritetit të qëndrueshëm që shtyn në krijimin e një kornize aktive të tregut të punës në nivel lokal dhe në qasjen në punësim formal. Një vëmendje e veçantë u është dhënë të rinjve dhe grave përmes: mbështetjes në punësim, lehtësimit në mes sektorit publik dhe privat, forcimit të organizatave partnere, ekspertizës dhe transferimit të njohurive, promovimin e punësimit ose vetëpunësimit në kushte të drejta pune dhe rritjes së ndërgjegjësimit për barazi gjinore.
Syri i Vizionit në bashkëpunim me drejtorit e arsimit në Prizren, kërkon të punësojë një koordinator/e, këshilltar të karrierës në shkollën e mesme ekonomike “Ymer Prizreni” Prizren, përkatësisht në qendrën e karrierës e cila do krijohen nga programi SEED në shkollën e lartpërmendur, kjo qendër do ofroj mbështetje shkollave në orientimin e nxënësve në karrierë, rritjen e bashkëpunimit në mes të shkollës dhe bizneseve, promovimin e shkollës në panaire, rrjete sociale, shkolla fillore dhe aktivitete të ndryshme si dhe krijimin e një data bazë me nxënësit e shkollës dhe gjurmon nxënësit pas përfundimit të shkollimit të mesëm.
Qendra e karrierës do mbështeten nga programi SEED faza e tret deri në përfundim të projektit që është 31 dhjetor 2022, ndërsa pas kësaj datë për funksionimin e qendrës do kujdeset komuna e Prizreni, përkatësisht drejtoria e arsimit në Prizren.
Përgjegjësitë dhe detyrat kryesore:
- Komunikon dhe bashkëpunon ngushtë me stafin e “Syri i Vizionit”, përkatësisht me personat përgjegjës të projektit SEED rreth aspekteve të ndryshme që kanë të bëjnë me aktivitete e projektit;
- Komunikon dhe bashkëpunon ngushtë me drejtorin dhe mësimdhënësit e shkollës në identifikimin e nevojave dhe koordinimin e aktiviteteve.
- Bashkëpunon ngushtë me biznese me të cilat shkolla ka marrëveshje si dhe krijon kontakte dhe bashkëpunime të reja me biznese.
- Ofron këshilla për nxënësit e shkollës rreth profesioneve më të kërkuara si dhe i këshillon për shfrytëzimin e potencialit të tyre për të arritur aspiratat në karrierë.
- Krijon data baze për nxënësit e shkollës, dhe sistem për gjurmimin e nxënëseve gjatë përfundimit të praktikës profesionale gjatë procesit të mësimit, punësimet sezonale dhe gjurmimin e nxënëseve pas përfundimit të shkollës se mesme.
- Organizon takime me biznese në shkollë, dhe vizita të nxënësve në biznese dhe institucione publike për të parë nga afër mundësit e bashkëpunimit dhe punësimit në të ardhmen.
- Ofron mbështesje shkollës për krijimin e materialeve promovuese, si dhe merr pjese në aktiviteteve që kanë për qëllim promovimin e shkollës.
Në mënyrë specifike, Koordinatori/a bën:
- Identifikon marrëveshjet ekzistuese në mes të shkollës dhe bizneseve, dhe punon në krijimin e një marrëveshje standarde për të gjitha profilet e shkollës.
- Identifikon dhe nënshkruan marrëveshje të reja në mes të shkollës dhe bizneseve, në mënyrë që nxënësit të përfundojnë praktikat në biznese.
- Identifikon kërkesa e tregut dhe sugjeron shkollës në ofrimin e profileve të reja, apo trajnimeve afate shkurta për ti përgatitur nxënësit dhe të rinjtë për treg të punës.
- Bashkëpunon me institucione të arsimit si drejtorin komunale të arsimit dhe ministrin e arsimit dhe ndjek vendimet dhe udhëzimet që kanë për bazë rregullimin e qendrave të karrierës.
- Përgatitja e materialeve promovuese të shkollës si dhe organizmi i ditëve te hapura të shkollës.
- Krijimi i data bazës me nxënësit e shkollës, dhe krijimi i sistemit për gjurmimin e nxënësve në: kryerjen e praktikes profesionale në biznese; angazhimin e nxënësve gjatë pushimit veror si dhe gjurmimin pas përfundimit të shkollës.
- Organizon dhe zbaton detyrat e projektit në kohë, në përputhje me procedurat dhe kërkesat e organizatës.
- Organizon planifikimin e duhur, zhvillimin, zbatimin dhe vlerësimin e aktiviteteve të projektit.
- Përgatitë raportin narrativ në baza mujore për aktivitetet e zhvilluara.
- I përmbushë detyrat dhe përgjegjësitë e kërkuara në projekt si dhe nga menaxheri i projektit.
- Kryerja e detyrave të tjera që mund të caktohen nga menaxheri i projektit.
- Të jetë në gjendje të punojë në terren me biznese, të rinj dhe komunitete të ndryshme.
- Ofron këshilla profesionale për prindërit në lidhje me orientimin në karrierë;
Kualifikimet dhe përvoja:
- Edukim i lartë universitar (kandidatët me titullin Master kanë përparësi) në fusha relevante me qëllimin e këtij konkursi;
- Konsiderohet përparësi personat të cilët kanë përvojë në menaxhim projektesh në shoqëri civile, administratë publike, shkollë, media ose biznes.
- Aftësi të shkëlqyera në krijimin e data bazës, përgatitje të analizave, shkrim të raporteve.
- Aftësi të shkëlqyera organizative dhe të komunikimit
- Aftësi në punë ekipore dhe vet-iniciativë;
- Gjuha Angleze në të shkruar dhe folur, gjuha serbe apo boshnjake konsiderohen përparësi;
- Zotërimi i programeve kompjuterike (Word, Exel, Power Point, Outlook etj.)
- Përkushtim për t’i kontribuar zhvillimit të shkollës dhe orientimit të nxënësve në karrierë
- Të mos jetë i dënuar apo nën hetime për vepra penale;
Preferohet
- Përvojë pune në ndonjë organizate jo-qeveritare apo të ngjashme.
Mënyra e Aplikimit
Aplikacionet në gjuhën shqipe ose angleze (që përfshijnë një letër motivuese, Europass CV, Dëshmi të diplomave universitare dhe dëshmi të punëve të mëhershme)
Aplikacionet duhet të dërgohen në e-mail adresën: [email protected] ose [email protected]
Me Subjekt: Aplikimi për pozitën e Koordinator/e – Këshilltar i Karrierës në Prizren,
Konkursi është i hapur
deri më datë: 14 tetor 2020, ora: 16:00.
Në intervistë do të ftohen vetëm kandidatët që do të futen në listën e ngushtë.