www.ofertapune.net Kërkesë për Kuotim: Akomodimi dhe shërbime për sallat e konferencave Mbi Programin e Bashkimit Evropian për Sektorin e Drejtësisë në Kosovë | PunaIme

Kërkesë për Kuotim: Akomodimi dhe shërbime për sallat e konferencave Mbi Programin e Bashkimit Evropian për Sektorin e Drejtësisë në Kosovë

Kompania

EUKOJUST

Lokacioni

Prishtinë

Data e publikimit

28-06-2022

Data e perfundimit

12-01-2024

Kategoritë

Prishtinë 28/06/2022
Nr. Ref. RfQ 02-06/22

Lënda: Marrëveshja kornizë me shumë kontraktorë – Kërkesë për Kuotim: Akomodimi dhe shërbime për sallat e konferencave Mbi Programin e Bashkimit Evropian për Sektorin e Drejtësisë në Kosovë

“Programi i Bashkimit Evropian për Sektorin e Drejtësisë në Kosovë” është projekt i financuar nga BE-ja që implementohet nga konsorciumi i përbërë nga Fondacioni Gjerman për Bashkëpunim Juridik Ndërkombëtar (IRZ), Qendra Holandeze për Bashkëpunim Juridik Ndërkombëtar (CILC) dhe Ministria e Drejtësisë dhe  Administratës Publike e Kroacisë. Projekti synon të mbështesë reformat e sektorit të drejtësisë në Kosovë,  në përputhje me standardet evropiane dhe ndërkombëtare.

Programi i Bashkimit Evropian për Sektorin e Drejtësisë në Kosovë fton ofertuesit e kulaifikuar dhe ofruesit e shërbimit në industrinë e hotelerisë që të konsiderohen për marrëveshje kornizë me shume kontraktorë. Hollësitë e kuotimit për akomodim dhe shërbime që lidhen me konferencat siç janë specifikuar në Shtojcën 1 – Specifikacionet teknike.

Qëllimi i detyrës është që në mënyrë konkurruese të bëhet identifikimi i ofruesve të shërbimeve, me të cilët mund të lidhet një marrëveshje kornizë për ofrimin e shërbimit të akomodimit dhe përdorimin e sallave të konferencave në zonën e Prishtinës.

 

Autoriteti kontraktor do të krijojë një Marrëveshje Kornizë me shumë kontraktorë, me një maksimum prej 3

ofruesve të shërbimeve. Kontrata është e ndarë në dy pjesë (Pjesa 1: Akomodimi; Pjesa 2: Shërbime për sallat e konferencave, me mundësinë e tenderimit për njërën apo për të dyja pjesët.

 

Për tu kualifikuar për ofertim, kërkohen dokumentet në vijim:

  • Certifikata e Numrit Unik të Identifikimit të Biznesit
  • Certifikata për TVSH-në, nëse është e aplikueshme .

 

Në rast se oferta juaj zgjidhet, synohet të lidhet një Marrëveshje Kornizë deri më 31 Janar 2024 me mundësi zgjatjeje deri në 2 herë (1 herë për 6 muaj) në rast se projekti vazhdohet. Kontrata pritet të fillojë më 01.08.2022. Vëllimi i parashikuar për Pjesën 1: Pritet të porositen gjithsej rreth 100 netë akomodim në dhoma teke, për periudhën deri në fund të projektit.

 

Vëllimi i parashikuar i porosisë për Pjesën 2: Është planifikuar të zhvillohen rreth 72 ngjarje në total me një mesatare prej 30 pjesëmarrësish për çdo ngjarje.

 

Nëse kompania juaj përzgjidhet për kontraktim, do të kërkohet nga ju që brenda tre ditëve të punës pas kërkesës, t’i dorëzoni dokumentet e mëposhtme:

  • Vërtetimin Tatimor, si dëshmi që kompania juaj nuk ka obligime tatimore të pashlyera.

Nëse ofertuesit kanë borxhe ndaj ATK-së, por kanë marrëveshje me ATK-në për pagesën e këtyre borxheve me këste dhe pagesat janë kryer sipas marrëveshjes së tillë, ofertuesi do të konsiderohet i kualifikuar për këtë procedurë të prokurimit.

Më tej, duke dorëzuar një ofertë, kompania juaj pohon se nuk gjendet në asnjërën nga situatat e mëposhtme:

  • është e falimentuar, i nënshtrohet procedurave të falimentimit ose mbylljes, pasuritë e saj administrohen nga një likuidues ose nga një gjykatë, është në marrëveshje me kreditorët, aktivitetet e biznesit janë pezulluar ose gjendet në ndonjë situatë analoge që rrjedh nga një procedurë e ngjashme e parashikuar me ligjin e Bashkimit ose atë vendor;
  • kompania është fajtore për shkelje të rënda profesionale duke shkelur ligjet ose rregulloret në fuqi ose standardet etike të profesionit të cilit i përket kompania, ose duke u përfshirë në ndonjë sjellje të gabuar që ka ndikim në besueshmërinë e saj profesionale, kur një sjellje e tillë tregon qëllim të gabuar ose neglizhence të madhe;
  • kompania është fajtore për mashtrim / korrupsion/ sjellje në lidhje me një organizatë kriminale / pastrim parash ose financim terrorizmi / vepra terroriste ose vepra të lidhura me aktivitete terroriste / detyron fëmijë të punojnë ose vepra të tjera në lidhje me trafikimin e qenieve njerëzore.
  • ka shfaqur mangësi të konsiderueshme në përmbushjen e detyrimeve kryesore në përmbushjen e një kontrate ose një marrëveshjeje të financuar nga buxheti i Bashkimit, gjë që ka çuar në përfundimin e parakohshëm të saj ose në aplikimin e dëmeve të likuiduara ose ndëshkimeve të tjera kontraktuale, ose që është zbuluar pas kontrolleve, auditimeve ose hetimeve nga një autoritet kontraktues, Zyra Evropiane Kundër Mashtrimit (OLAF) ose Gjykata e Auditorëve;
  • kompania ka krijuar një entitet nën një tjetër juridiksion, me qëllim të anashkalimit të detyrimeve fiskale, sociale ose çdo detyrim tjetër ligjor në juridiksionin e zyrës së saj të regjistruar, administratës qendrore ose vendit kryesor të biznesit.

JU LUTEM, KENI PARASYSH SE KY NUK ËSHTË URDHËRBLERJE

KRITERET PËR PËRZGJEDHJE

Pjesa 1: Çmimi 70 % – 70 pikë për çmimin më të ulët, të gjitha ofertat e tjera të çmimeve do të marrin pikë në raport me çmimin më të ulët. Cilësia e ofertës 30%: Të gjitha kategoritë e tjera do të marrin maksimumi 10 pikë: 10 pikë për cilësi shumë të lartë, 8 pikë për cilësi të lartë, 6 pikë për cilësi të mirë, 4 pikë për cilësi mesatare, 2 pikë për cilësi të ulët dhe 0 pikë për cilësi shumë të ulët).

Pjesa 2: Çmimi 60 % – 60 pikë për çmimin më të ulët, të gjitha ofertat e tjera të çmimeve do të marrin pikë në raport me çmimin më të ulët; Cilësia e ofertës 40 % – maksimumi 10 pikë jepet për secilën kategori të renditur në tabelën më poshtë: 10 pikë për cilësi shumë të lartë, 8 pikë për cilësi të lartë, 6 pikë për cilësi të mirë, 4 pikë për cilësi mesatare, 2 pikë për cilësi të ulët dhe 0 pikë për cilësi shumë të ulët).

Çmimi i propozuar nga Ofertuesi duhet të përfshijë TVSH-në (nëse është e aplikueshme), por ju lutem, për informimin tuaj, Programi i Bashkimit Evropian për Sektorin e Drejtësisë në Kosovë si projekt i financuar nga BE-ja, është i përjashtuar nga pagesa e TVSH-së sipas nën-paragrafit 2.1 të nenit 30 të ligjit nr.05/L. -037 për TVSH-në dhe në bazë të nën-paragrafit 3.1 të nenit 33 të ligjit nr.05/L-037 për TVSH-në.

Kërkesa për Specifikacionet Teknike dhe çdo kërkesë tjetër për informacion dhe sqarime duhet të drejtohen vetëm me shkrim, në e-mail adresat e mëposhtme:[email protected], cc: [email protected], dhe [email protected], më se largu deri të premten, 15 korrik, 2022.

Data / koha e mbylljes

Ofertat duhet të dorëzohen në format pdf tek kontaktet e mësipërme, me temën: Akomodimi dhe shërbimet e lidhura me konferencën, më së voni deri të mërkurën, 20 korrik 2022, ora 16:00.

INFORMACION I RËNDËSISHËM LIDHUR ME DHËNIEN E KONTRATAVE SPECIFIKE SIPAS MARRËVESHJES kornizë

Marrëveshja Kornizë jodetyruese do të lidhet me tre ofertuesit e renditur më të lartë në mënyrë që t’i përfshijë ata në grupin e ofruesve të shërbimeve për projektin. Përfundimi i një Marrëveshje Kornizë nuk është një garanci për një renditje minimale të shërbimeve. Marrëveshja Kuadër përbën bazën për porositë individuale të bëra nga projekti me Kontraktorin. Në këtë drejtim, porositë individuale do të vendosen në rendin e tre ofruesve më të suksesshëm që rezultojnë nga informacioni i tenderit. Nëse ofruesi më i suksesshëm nuk është i disponueshëm, ofruesi i radhës i renditur nga grupi do të kontaktohet për të ofruar shërbimin e tyre dhe do të bëhet porosia individuale. Në rast se projekti kërkon një vend konferencash si dhe shërbime akomodimi për një ngjarje të caktuar, porosia për të dy pjesët do të bëhet sipas renditjes së kontraktorëve për pjesën 2, duke mos marrë parasysh renditjen për pjesën 1, për t’u siguruar që vendi i akomodimit të pjesëmarrësve dhe vendi i konferencës janë në të njëjtin vend.

Programi i Bashkimit Evropian për Sektorin e Drejtësisë në Kosovë rezervon të drejtën për dhënie të kontratës pa diskutim (negocim),  bazuar në propozimet fillestare.

Për të parë dokumentin në gjuhën Angleze klikoni këtu

Për të parë dokumentin në gjuhën Serbe klikoni këtu