Kalkulant/e
Data e publikimit
13/10/2020
Data e perfundimit
22-10-2020
Lloji i orarit
Orar të plotë
Kategoritë
Të tjera
Libraria më e madhe në Kosovë “ALTERA” e shpall konkurs për:
Kalkulant/e 1 pozite
Lokacioni: Prizren
Detyrat e punës:
- Regjistron faturat e blerjes së mallit në sistem dhe barazon faturat financiarisht
- Regjistron furnitorët e rinjë
- Kalkulon çmimet e mallrave dhe mbanë përgjegjësi për kalkulim të saktë të faturave
- Kontrollon dhe regjistron faturat interne të lëvizjeve të mallit
- Monitoron çmimet e blerjes dhe raporton për ndryshimet
- Mirëmban dhe arkivon faturat e shitjeve, blerjeve, kalkulimeve, transfereve dhe fletdërgesave.
- Monitoron dhe merr pjesë në proces të regjistrimit periodik të mallit
- Kontrollon dhe raporton në baza të rregullta periodike sipas kërkesave të mbikëqyrësit dhe organizimit të proceseve të punës.
- Detyra tjera te përcaktuar nga punëdhënësi.
Kualifikimet:
- Fakulteti ekonomik (bachelor)
- Pervoja e punës si kalkulant/e është përparsi
- Preferohet njohja e programeve të kontabilitetit/financave
- Njohuri të mira të punës me kompjuter, njohuri të pakos Microsoft Office
- Aftësi për të mbajtur nivel të lartë të konfidencialitetit
- Aftësi të mira komunikuse
- Njohuri të gjuhës Angleze
- Te jetë i/e aftë të punojë në grup si dhe punë individuale.
- Të jetë i besueshëm dhe i drejtë.
- Të jetë i respektueshëm dhe i sjellshëm.
- Të jetë fleksibil.
- Të ketë kulturë dhe qasje të mirë ndaj personave me të cilët punon.
Ne ofrojmë nje ambient ku secili trajtohet me respekt reciprok dhe miqësore. Bëhu pjese e një familje të madhe, të re e të shëndoshë, plot energji dhe besim, për të arritur qëllimet e përbashkëta.
Konkursi mbetet i hapur dri me 22.10.2020
Të gjithë të interesuarit duhet të dërgojnë CV me Fotografi, në e mail [email protected] .
Kandidatët e përzgjedhur ftohen në intervistë.
Apliko këtu