Kalkluant/e
Data e publikimit
10/09/2020
Data e perfundimit
21-09-2020
Lloji i orarit
Orar të plotë
Kategoritë
Të tjera
Aztech Shpk është kompani lider me rrjetin më të madh të dyqaneve të shitjes me pakicë në lëmin e teknikës në tregun Kosovar. Momentalisht, kompania Aztech Shpk zhvillon aktivitetin e saj në 18 (tetëmbëdhjetë) pika të shitjes në qytete të ndryshme të Kosovës si në: Prishtinë, Prizren, Pejë, Gjakovë, Ferizaj, Gjilan, Suharekë, Malishevë, Fushë Kosovë, dhe Vushtrri.
Aktualisht Aztech Shpk për Zyrën Qendrore kërkon të rekrutojë me orar të plotë;
- Kalkluant/e (1 pozitë)
Detyrat dhe përgjegjësitë:
- Kryen regjistrimin faturave të shitjes, blerjes dhe kthimeve të mallit në sistem dhe barazon faturat financiarisht,
- Bënë regjistrimin e furnitorëve dhe artikujve të rinjë,
- Kalkulon çmimet e mallrave dhe mbanë përgjegjësi për kalkulim të saktë të faturave, • Kontrollon dhe regjistron faturat interne të lëvizjeve të mallit,
- Monitoron çmimet e blerjes dhe raporton për ndryshimet,
- Mirëmban dhe arkivon faturat e shitjeve, blerjeve, shpenzimeve etj.
- Kontrollon dhe raporton ne baza mujore për Librat Shitje/Blerje,
- Kontrollon dhe raporton në baza të rregullta periodike sipas kërkesave të mbikëqyrësit dhe organizimit të proceseve të punës,
- Dhe detyra tjera të përcaktuar nga punëdhënësi.
Kualifikimet:
- Duhet të ketë të përfunduar fakultetin Ekonomik,
- Së paku 2 (dy) vite përvojë pune relevante,
- Preferohet të ketë njohuri të programit Bilanc Online,
- Të jetë analitik/e, metodik/e dhe i/e organizuar,
- Fleksibil/e dhe i/e shpejt në zgjidhjen e problemeve,
- Aftësi të shkëlqyera komunikuese,
- Të ketë aftësi të mira të punës në kompjuter,
- I/e gatshëm/e për punë ekipore dhe i/e gatshëm/e për t’iu përgjigjur pozitivisht ndryshimeve eventuale.
Ne ofrojmë:
- Orar fleksibil të punës,
- Ambient dinamik të punës me fuqinë e kompanisë lider në tregun kosovar,
- Mundësi reale të zhvillimit profesional, dhe
- Pagë konkurruese.
Të interesuarit duhet të plotësojnë aplikacionin online në webfaqen tonë duke klikuar tek seksioni i Burimeve Njerëzore: http://aztech-ks.com/puna/ Afati për aplikim deri me datë: 21.09.2020
Për informatën tuaj, vetëm kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen për intervistë nga Departamenti i Burimeve Njerëzore.