www.ofertapune.net Kadetë (22) | PunaIme

Kadetë (22)

Kompania

MINISTRIA E MBROJTJES

Telefoni

038/603-355/199

Lokacioni

Prishtinë

Data e publikimit

25/06/2020

Data e perfundimit

03-07-2020

Lloji i orarit

Orar të plotë

Kategoritë

Të tjera

Ministria e Mbrojtjes

    Ministarstvo Odbrane  /  Ministry of Defense 

Drejtoria e Burimeve Njerëzore/Direktorat Ljudskih Resurs/Human Resources Directorate

Duke bazuar në nenin 5 të Ligjit Nr. 06/L-122 për Ministrinë e Mbrojtjes së Republikës së Kosovës, nenin 6 të Ligjit Nr.06/L-124 për Shërbim në Forcën e Sigurisë së Kosovës, si dhe nenin 11, paragrafi 4 i   Rregullores Nr.03/2020 për Rekrutim në FSK, si dhe duke pasur për bazë ofertat e shteteve partnere nga Republika e Turqisë, Republika e Kroacisë dhe Republika e Maqedonisë Veriore, Ministria e Mbrojtjes shpall: 

K O N K U R S

Për rekrutimin e kadetëve për vitin 2020/2021

Ministria e Mbrojtjes bën pranimin e kadetëve të cilët do të studiojnë  në këto qendra universitare:

-Forca e Sigurisë së Kosovës ;

Akademia e Mbrojtjes – QSU                    15 kandidatë

-Republika e Turqisë;

Akademia Ushtarake                                  4 kandidatë

-Republika e Kroacisë;

Menaxhimi dhe Udhëheqja Ushtarake   1 kandidat

-Republika e Maqedonisë Veriore;

Akademia Ushtarake                                 2 kandidatë

I). PROCEDURAT E APLIKIMIT DHE PËRZGJEDHJES PËR SHKOLLIM NË QENDRËN PËR STUDIME UNIVERSITARE TË FORCËS SË SIGURISË SË KOSOVËS

Kandidati që aplikon për  pranim në Qendrën për Studime Universitare në FSK duhet:

  • Të jetë shtetas të Republikës së Kosovës;

  • Të kenë zotësi të plotë për të vepruar;

  • Të kenë diplomë të shkollës së mesme, duke përfshirë edhe përfundimin e suksesshëm të testit të maturës;

  • Të ketë aftësi të nevojshme shëndetësore dhe fizike për vendin e shërbimit;

  • Të mos jenë të dënuar për vepra penale me vendim të formës së prerë;

  • Të kenë figurë të pastër dhe të mos kenë probleme dëbimi nga shtetet tjera;

  • Të jetë i moshës 18 – 21 vjeçare në datën e aplikimit;

  • Të jetë njohës i mirë i gjuhës angleze;

  • Të mos kenë tatuazhe në fytyrë, qafë dhe parakrah nga pjesa e bicepsit e deri te gishtat e dorës duke përfshirë edhe pirsingun;

  • Të ketë notën mesatare gjatë shkollimit të mesëm ‘’shumë mirë’’ e më lart.

Testet që aplikohen për pranim në Qendrën për Studime Universitare në FSK:

  • Ese në gjuhen angleze;

  • Testi fizik;

  • Testi për koeficient të inteligjencës – IQ test;

  • Testi i njohurive të përgjithshme;

  • Testi i gjuhës Angleze në FSK (ECL);

  • Intervista;

  • Testi mjekësor;

  • Testi TOEFL dhe matematikë;

  • Testi i karakterit (java Zero).

II). PROCEDURAT E APLIKIMIT DHE PËRZGJEDHJES PËR SHKOLLIM NË AKADEMINË USHTARAKE TË REPUBLIKËS SË TURQISË

Kandidati që aplikon për  pranim në  Akademinë  Ushtarake të Republikës së Turqisë duhet:

  • Të jetë shtetas të Republikës së Kosovës;

  • Të kenë zotësi të plotë për të vepruar;

  • Të kenë diplomë të shkollës së mesme, duke përfshirë edhe përfundimin e suksesshëm të testit të maturës;

  • Të ketë aftësi të nevojshme shëndetësore dhe fizike për vendin e shërbimit;

  • Të mos jenë të dënuar për vepra penale me vendim të formës së prerë;

  • Të kenë figurë të pastër dhe të mos kenë probleme dëbimi nga shtetet tjera;

  • Të jetë i moshës 18 – 21 vjeçare në datën e aplikimit;

  • Të mos kenë tatuazhe në fytyrë, qafë dhe parakrah nga pjesa e bicepsit e deri te gishtat e dorës duke përfshirë edhe pirsingun;

  • Të ketë notën mesatare gjatë shkollimit të mesëm ‘’shumë mirë’’ e më lart.

  • Gjuha angleze ( e deshirueshme)

Testet që aplikohen për pranim në  Akademinë e  Ushtarake Tokësore të Republikës së Turqisë:

  • Ese në gjuhën angleze;

  • Testi fizik;

  • Testi i inteligjencies;

  • Testi i njohurive të përgjithshme:

  • Testi kualifikues akademik (në gjuhën turke);

  • Testi në gjuhën turke;

  • Intervista;

  • Kontrolli mjekësor.

III) PROCEDURAT E APLIKIMIT DHE PËRZGJEDHJES PËR SHKOLLIM NË AKADEMINË USHTARAKE/UNIVERSITETI I ZAGREBTIT TË REPUBLIKËS SË KROACISË

Kandidati që aplikon për pranim në Akademinë e Ushtarake/Universiteti i Zagrebit i Republikës së Kroacisë duhet;

  • Të jetë shtetas i Republikës së Kosovës;

  • Të kenë zotësi të plotë për të vepruar;

  • Të kenë diplomë të shkollës së mesme, duke përfshirë edhe përfundimin e suksesshëm të testit të maturës;

  • Të ketë aftësi të nevojshme shëndetësore dhe fizike për vendin e shërbimit;

  • Të mos jenë të dënuar për vepra penale me vendim të formës së prerë;

  • Të kenë figurë të pastër dhe të mos kenë probleme dëbimi nga shtetet tjera;

  • Të jetë i moshës 18 – 21 vjeçare në datën e aplikimit;

  • Të mos jetë nën hetime/akuza penale (pa procedura të vazhdueshme/tanishme);

  • Të ketë një dëshmi të verifikimit në lidhje me hetimet/akuzat penale (pa verdiktin përfundimtar për akuzat penale) vërtetimin nga gjykata;

  • Të përmbushë kriteret mjekësore, psikologjike, fizike dhe të sigurisë për kadet;

  • Të ketë njohuri të mira të gjuhës kroate (meqenëse programet e studimit janë në gjuhën kroate);

  • Të ketë njohuri të gjuhës angleze ( e dëshirueshme);

  • Të mos kenë tatuazhe në fytyrë, qafë dhe parakrah nga pjesa e bicepsit e deri te gishtat e dorës duke përfshirë edhe pirsingun;

  • Të ketë notën mesatare gjatë shkollimit të mesëm ‘’shumë mirë’’ e më lart.

Testet që aplikohen për  pranim në Akademinë e  Ushtarake/Universiteti i Zagrebit i Republikës së Kroacisë:

  • Ese në gjuhën angleze;

  • Intervista fillestare në gjuhën kroate;

  • Testi me shkrim i njohurive në gjuhën kroate;

  • Testi fizik;

  • Testi i inteligjencies;

  • Testi i njohurive të përgjithshme:

  • Intervista;

  • Kontrolli mjekësor;

Procedurat e detyrueshme para regjistrimit të kandidatëve në Akademinë e  Ushtarake/Universiteti i Zagrebit i Republikës së Kroacisë:

Kandidati sjell në intervistë:

  • Certifikatën e sjelljes së mirë;

  • CV-në në gjuhën kroate (formati Evropës);

  • Pyetësorin e plotësuar për kontroll të sigurisë – Niveli III;

  • Formularin dhe certifikatën e përmbushur dhe të certifikuar për nivelin e aftësive fizike dhe psikologjike.

Pas pranimit të informacioneve në lidhje me pranimin e kandidatit nga ana e Ministrisë së Mbrojtjes së Kroacisë, kandidati është i detyruar t’i përmbushë pikat në vijim:

  • Të regjistrohet  si një përdorues i ri në faqen e internetit ëëë.postani-student.hr,

  • Gjatë procesit të regjistrimit, përdoruesi do të pranojë përmes mesazhit (SMS) mbiemrin e tij, fjalëkalimin, PIN dhe TAN,

  • Hyrje në të dhënat personale dhe informacionet e edukimit;

  • Hyrje në notat e të gjitha lëndëve që ai/ajo ka pasur në shkollën e mesme;

  • Regjistrohu për programin e dëshiruar të studimit.

Regjistrimi: Kandidati i pranuar në Akademinë e  Ushtarake/Universiteti i Zagrebit i Republikës së Kroacisë duhet t’i dorëzojë këto dokumente sipas afateve të udhëzuara nga Ministria e Mbrojtjes:

  • Dëshmi e shtetësisë sipas të cilave kandidati aplikon (kopje të pasaportës të certifikuar nga një noter publik);

  • Dëshmi e përfundimit të shkollës së mesme – kopje të certifikatave shkollore për çdo vit të shkollës së mesme me përkthim të vërtetuar në gjuhën kroate;

  • Kopje e lëshuar e diplomës shkollore me përkthim të vërtetuar në gjuhën kroate.

IV). PROCEDURAT E APLIKIMIT DHE PËRZGJEDHJES PËR SHKOLLIM NË AKADEMINË USHTARAKE TË REPUBLIKËS SË MAQEDONISË VERIORE

Kandidati që aplikon për  pranim në  Akademinë e  Ushtarake të Republikës së Maqedonisë Veriore duhet:

  • Të jetë shtetas i Republikës së Kosovës;

  • Të ketë zotësi të plotë për të vepruar;

  • Të ketë diplomë të shkollës së mesme, duke përfshirë edhe përfundimin e suksesshëm të testit të maturës;

  • Të ketë aftësi të nevojshme shëndetësore dhe fizike për vendin e shërbimit;

  • Të mos jenë të dënuar për vepra penale me vendim të formës së prerë;

  • Të kenë figurë të pastër dhe të mos kenë probleme dëbimi nga shtetet tjera;

  • Të jetë i moshës 18 – 21 vjeçare në datën e aplikimit;

  • Të mos kenë tatuazhe në fytyrë, qafë dhe parakrah nga pjesa e bicepsit e deri te gishtat e dorës duke përfshirë edhe pirsingun;

  • Të ketë notën mesatare gjatë shkollimit të mesëm ‘’shumë mirë’’ e më lart.

  • Gjuha angleze ( e deshirueshme)

Testet që aplikohen për pranim në Akademinë e  Ushtarake të Republikës së Maqedonisë Veriore:

  • Ese në gjuhen angleze

  • Testi fizik;

  • Testi i inteligjencies;

  • Testi i njohurive të përgjithshme:

  • Intervista;

  • Kontrolli mjekësor;

Dokumentet e nevojshme për aplikim:

  • Diploma e shkollës së mesme së bashku me dëftesat për të gjitha vitet e shkollimit të mesëm( kopje të vërtetuara),

  • Certifikata nga Gjykata dhe Policia e Kosovës për të kaluarën e tyre penale.

  •  (origjinali);

  • Ekstrakti i lindjes;

  • Kopja e letërnjoftimit apo pasaportës;

  • Dy fotografi të formatit (5 cm x 5 cm).

Shënim: Kalimi me sukses i testit paraprak është kusht për të drejtën e testimit në fazën vijuese.

E drejta në ankesë

  • Të drejtën e ankesës e ka çdo kandidatë pas marrjes së rezultateve të çdo faze të testimit përkatës. E drejta për ankesë aplikohet për të gjitha llojet e testimit ku është përgjegjës FSK-ja dhe nuk aplikohet për llojet dhe fazat e testimit të vendosura nga akademitë e vendeve pritëse.

  • Rezultatet publikohet në ueb-faqen e Ministrisë së Mbrojtjes dhe FSK dhe kandidatet e eliminuar kanë të drejtë ankese brenda afatit 2 ditor. Afati i ankesës rrjedh ditën pasuese pas publikimit të rezultatit.

V). KUSHTET TJERA:

  • Për t’u marrë në konsideratë gjatë aplikimit, diplomat e fituara jashtë Republikës së Kosovës, duhet t’i nënshtrohen procesit të njohjes nga Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë.

  • Përzgjedhja për kadetë është e kushtëzuar me kalimin e suksesshëm të procesit të verifikimit të pastërtisë së figurës. Mos kalimi me sukses i pastërtisë së figurës paraqet shkak për ndërprerjen e kontratës së shkollimit në çdo kohë.

  • Kandidatët e përzgjedhur për kadetë, do të nënshkruajnë kontratën e shkollimit me  FSK-në, me të cilën përcaktohen obligimet që ata do të marrin si kadetë të FSK-së, si mbajtja e standardeve të larta të shkollimit akademik, gjendjes fizike, sjelljes dhe disiplinës etj. Mospërmbushja e obligimeve të parapara me kontratë në cilido vit të shkollimit do të rezultojë me humbjen e statusit të kadetit.

  • Pjesëtarët e FSK-së, në rast të përzgjedhjes për kadetë të FSK-së, nënshkruajnë kontratën e shkollimit për kadetë dhe marrin statusin e kadetit, duke përfshirë edhe pagën e kadetit.

  • Gjatë procesit të konkurrimit dhe testimit, kandidatët duhet të zbatojnë  të gjitha masat dhe rekomandimet e Institutit Kombëtarë i Shëndetësisë Publike në Kosovë përkitazi me parandalimin e përhapjes së COVID 19. Rekomandohet mbajtja maskave dhe distancës fizike.

Vlera  e testeve në rezultatin përgjithshëm për pranim në QSU;

  • Ese në gjuhen angleze;                 5%

  • Testi fizik;                          20%

  • Testi për koeficient të inteligjencës – IQ test;        20%

  • Testi i njohurive të përgjithshme;              15%

  • Testi i gjuhës Angleze në FSK (ECL);         10%

  • Intervista;                         10%

  • Testi TOEFL dhe matematikë;             20%

Vlerat e testeve për në Akademinë Ushtarake të Republikës Turqisë, Akademinë Ushtarake/Universiteti i Zagrebtit të Republikës së Kroacisë, Akademinë Ushtarake të  Republikës së Maqedonisë Veriore, mund të ndryshohen dhe përcaktohen nga Bordi Përzgjedhës.

Afati i konkurrimit;

  • Konkursi i rekrutimit për kadetë do të jetë i hapur prej 25.06.2020 deri më 03.07.2020

Si të aplikoni;

Formularët për aplikim janë në dispozicion në ueb faqen e MM-së, https://mod.rks-gov.net, ku gjendet shpallja e konkursit. Formularët duhet të dorëzohen personalisht, në të gjitha kazermat e FSK-së, në çdo ditë pune nga ora 09:00-15:00 deri në afatin e fundit për konkurrim. Kandidatët plotësojnë formularin e aplikimit dhe bashkëngjisin të gjitha dokumentet tjera të kërkuara nga ky formular. Dokumentet e pranuara nuk kthehen. Për informata plotësuese, mund të kontaktoni në nr. tel. 038- 603-355/199.

Ministria e Mbrojtjes u shërben të gjithë qytetarëve të Kosovës dhe mirëpret aplikacione të femrave dhe meshkujve për kadetë të FSK-së, pa dallim nga përkatësia e tyre etnike.