IT Support ( German & English Speaker)
Data e publikimit
12-09-2023
Data e perfundimit
25-09-2023
Lloji i orarit
Full Time
Kategoritë
Teknologji e Informacionit
StarLabs është në kërkim të 1 kolegu të ri, i cili flet gjuhën Gjermane dhe Angleze shumë mirë dhe që kanë aftësi bazike teknike në rregullimin e problemeve të zakonshme kompjuterike.
Përgjegjësitë:
- Mësimi sa më i shpejt i teknologjive që klienti i StarLabs kërkon;
- Të punojë në orar të plotë;
- Të ketë aftësi të komunikimit me klient në gjuhën Gjermane;
- Të jetë proaktiv dhe team player;
Shkathtësitë që kërkohen:
- Njohuri të sistemeve operative Windows dhe macOS;
- Njohuri në rregullimin e problemeve të zakonshme me këto sisteme;
- Njohuri bazike në rrjeta dhe internet;
- Niveli i gjuhës Gjermane të jetë i lartë;
- Të përballojë punë dinamike në baza ditore;
- Saktësi dhe fokus në pune;
Përfitimet për të qenë pjesë e Starlabs përveç pagës si kompenzim financiar, ofrojm:
- Sigurimi Shëndetësor – i mbuluar 100% nga kompania
- Kontributet pensionale – të paguara plotësisht nga kompania
- Mundësi për avancim në karrierë
- Ambient profesional dhe miqësor
- Relax Room
- Ambient pune pa presion të lartë apo mikromenaxhim
Nëse jeni të interesuar dhe dëshironi të jeni pjesë e një ekipi të mrekullueshëm ku keni mundësinë të zhvilloheni edhe në arenën ndërkombëtare, atëherë çfarë prisni, aplikoni duke plotësuar formularin përmes butonit “Apliko Këtu’ ose dërgoni CV-në tuaj në: [email protected]
Ju lutem vini re se kandidatët të cilët plotësojn kriteret do të ftohen për në intervistë, kriteret kryesore janë njohja e Gjuhës Gjermane dhe Angleze!