IT Assistant
Data e publikimit
05-04-2023
Data e perfundimit
31-05-2023
Lloji i orarit
Full Time
Kategoritë
Teknologji e Informacionit
IT Assistant – BONEVET Peja
BONEVET Peja po kërkon entuziastë dhe profesionistë që t’i bashkangjiten ekipit tonë në pozitën IT Assistant. Kjo pozitë e punës hapet për punëtorë me orar të plotë, me prezencë fizike në Pejë.
Prapavija profesionale dhe shkathtësitë e kërkuara:
- Të jetë në përfundim apo të ketë përfunduar të paktën nivelin bachelor të studimeve, me preferencë për drejtimet universitare në fushat e Inxhinierisë;
- Të ketë aftësi praktike teknike të dëshmuara përmes punës apo projekteve individuale/shkollore;
- Të ketë aftësi të mira të komunikimit (në të folur dhe në shkrim në gjuhën shqipe dhe angleze);
- Të ketë aftësi të mira organizative dhe logjistike;
- Të jetë i/e përpiktë dhe të respektojë proceset e punës;
Detyrat dhe përgjegjësitë e punës:
- Të përpiloj rregullat dhe procedurat e sigurisë në punë dhe të mbikqyr zbatimin e tyre gjatë gjithë kohës;
- Të mirëmbaj hapësirën dhe pajisjet teknike në hapësirën e organizatës;
- Të mentoroj dhe asistoj në projektet teknike praktike me anëtarët e rinj (nxënësit);
- Të përfshihet personalisht në krijimin dhe ndërtimin e projekteve teknike në programet e organizatës;
- Të kontrolloj dhe përditësoj inventarin teknik të organizatës;
Data e fundit për aplikim: 20 prill 2023, ora 23:59