www.ofertapune.net Inxhinier / Teknik i Pajisjeve Dentare | PunaIme

Inxhinier / Teknik i Pajisjeve Dentare

Kompania

Bora Dental

Lokacioni

Prishtinë

Data e publikimit

04-11-2022

Data e perfundimit

01-01-2024

Lloji i orarit

Full Time

Përshkrimi i punës

Jemi në kërkim të një tekniku të pajisjeve dentare. Në këtë pozitë ju do të bëni instalimin harduerik e pajisjeve dentare, konfigurimin dhe instalimin e aplikacioneve softuerike të cilat manipulojnë me pajisjet dhe do të trajnoni klientët rreth përdorimit të tyre.Duke qenë se pozita e punës është specifike nuk është e domosdoshme të keni përvojë pune apo njohuri specifike, mjafton të keni dëshirë dhe vullnet për të mësuar.

Të gjitha trajnimet rreth pajisjeve në portfolion e kompanise sonë do të organizohen dhe paguhen nga kompania jone dhe do të mbahen në ambientet e kompanive tona partnere Evropiane apo Amerikane, që do të thotë se përgjatë të gjithë kohës së punës me ne do të keni mundësi të udhëtoni dhe të përmirësoni aftësitë tuaja profesionale dhe personale.

Prandaj nëse jeni një person entuziast i teknologjisë, punës ekipore dhe eksperiencave me klientë të ndryshëm në një ambient dinamik dhe hibrid, apliko sot për t’iu bashkangjitur ekipes tonë!

Përgjegjësitë

  • Instalimi i pajisjeve dentare
  • Instalimi i pjesës softuerike dhe konfigurimi i pajisjeve me programet e tyre respektive
  • Suporti online dhe onsite drejtë klientëve tane
  • Kombinim i punës në zyre me punën në teren përgjatë instalimeve dhe kërkesave për servisim të klientëve tanë
  • Udhëtime jashtë vendit për trajnime për avansim profesional për të mësuar

Kualifikimet dhe kërkesat

  • Aftësi shumë të mira të komunikimit në gjuhën angleze, në të shkruar dhe në të folur
  • Njohuri të avansuara të softuereve kompjuterike dhe të keni passion për teknologji dhe pajisje teknologjike
  • Përvoje e punës me pajisje teknologjike e preferueshme
  • Bachelor i Shkencave kompjuterike apo Inxhinierisë elektrike apo ndonjë fushë tjeter relative është e preferueshme.
  • Dëshirë për të punuar në një ambient dinamik, me njerëz të ri pothuajse cdo ditë, dhe dëshirë për të udhëtuar me punë brenda dhe jashtë vendit.

Apliko për këtë pozitë në:
[email protected]