www.ofertapune.net Inxhinier i Integrimit të Softuerit (2) | PunaIme

Inxhinier i Integrimit të Softuerit (2)

Kompania

NLB Banka

Lokacioni

Prishtinë

Data e publikimit

26-08-2022

Data e perfundimit

30-10-2023

Lloji i orarit

Full Time

NLB Banka sh. a., me seli në Prishtinë, shpall

KONKURS

PËR ZGJEDHJEN E KANDIDATËVE PËR VENDIN E PUNES:

  • Inxhinier i Integrimit të Softuerit (dy vende të punës)

KUALIFIKIMET DHE AFTËSITË E KËRKUARA

  • Diplomë universitare ose master në inxhinieri, shkenca kompjuterike ose disiplinë teknike përkatëse;
  • Sistemet e infrastrukturës dhe njohja e zbatimit të tyre;
  • Metodologjitë e shkathëta (“Agile”);
  • Eksperiencë me MS SQL, T-SQL, .NET;
  • Përvojë me IIS;
  • Përvojë me Postman apo të ngjashme dhe formate si Swagger, JSON, XML etj;
  • Përvojë me ndërmjetësit e mesazheve ( “Enterprise Message Brokers” );
  • Së paku 3 vjet përvojë pune, në punët dhe detyrat e ngjashme me përshkrimin e detyrave për këtë vend te punës;
  • Aftësi të demonstruara për të menaxhuar zhvillimet komplekse në një mjedis të ndjeshëm ndaj kohës;
  • Aftësia për të vlerësuar problemet kritike, për të vendosur fakte dhe për t’i komunikuar ato qartë;
  • Aftësi të shkëlqyera komunikimi;
  • I vetëdrejtuar dhe i aftë për të punuar në mënyrë pavarur me mbikëqyrje të kufizuar;
  • Obligohet njohja e gjuhës angleze.

PËRSHKRIMI I DETYRAVE TË VENDIT TË PUNËS

  • Ofroni përkrahje dhe zhvillim në integrimet e softuerëve në sistemet e Bankës me palë të treta dhe sisteme të tjera;
  • Pjesë e ekipit të Integrimit dhe përgjegjës për projektimin dhe zbatimin e lidhjeve të mbështetjes midis platformës së Bankës dhe sistemeve të TI-së të palëve të treta;
  • Dizajnoni, kodoni dhe mirëmbani integrimet e sistemeve mbështetëse në platformat e Bankës;
  • Punoni ngushtë me Pronarin e Produktit (Product Owner) për të analizuar kërkesat funksionale, infrastrukturore dhe teknike;
  • Siguroni raporte të qarta dhe në kohë për statusin e zhvillimit, problemet teknike dhe detaje të tjera relevante;
  • Mbështetni diskutimet teknike me furnizuesit e palëve të treta gjatë fazës së zbatimit;
  • Përmbushni në mënyrë të vazhdueshme afatet e përcaktuara;
  • Siguroni mbështetje dhe mirëmbani dokumentacionin për ekipin e Operacioneve;
  • Ndihmoni në zgjidhjen e incidenteve që ndikojnë në operacionet bazë të sistemit dhe propozoni veprime rikuperimi;
  • Merrni pjesë në retrospektivat e ekipit dhe dokumentoni mësimet e nxjerra;
  • Kryeni punë dhe detyra tjera sipas kërkesës së udhëheqësit në hierarki lidhur me përshkrimin e vendit të punës.

Aplikacioni duhet të plotësohet direkt në web faqen e Bankës www.nlb-kos.com, deri më datën 5 shtator 2022. Me rastin e plotësimit të aplikacionit duhet t’i bashkëngjitet edhe kopja e diplomës së kualifikimit dhe një letër motivimi.

Aplikacioni i pakompletuar dhe i paraqitur pas datës 5 shtator 2022, refuzohet.