www.ofertapune.net Inxhinier i Elektro-Mekanikës/Teknik | PunaIme

Inxhinier i Elektro-Mekanikës/Teknik

Kompania

Mercurius Consulting

Lokacioni

Drenas

Data e publikimit

12-09-2022

Data e perfundimit

25-09-2023

Lloji i orarit

Full Time

Kategoritë

Inxhinieri

POZITA:            Inxhinier i Elektro-Mekanikës/Teknik

REFERENCA:    MC-024-22

QYTETI:             Parku i Biznesit (Drenas)

Mercurius Consulting është kompani e specializuar në fushën e rekrutimit dhe përzgjedhjes së stafit. Për zhvillimin e veprimtarisë së klientit tonë, në Industri të Prodhimit, jemi në kërkim të kandidatëve ambicioz për pozitën Inxhinier i Elektro-Mekanikës/Teknik.

PËRGJEGJËSITË:

  • Siguron mirëmbajtje të vazhdueshme të makinerisë ekzistuese në departamentin e ekstrudimit dhe konvertimit.
  • Bënë riparimet e makinerive të prodhimit sipas nevojës, si dhe koordinon aktivitetet për shërbimet e riparimit të kontraktuara me palët e treta.
  • Shqyrton planet dhe skemat elektrike për të përcaktuar shkaqet e mundshme të problemeve teknike.
  • Vlerëson performancën e njësive elektrike të linjave të prodhimit, duke përdorur veglat adekuate.
  • Kryen instalimin e pajisjeve elektrike në makineritë ekzistuese.
  • Mirëmban dhe përditëson në mënyrë të rregullt listën e pjesëve rezervë të makinerisë.
  • Dokumenton intervenimet e kryera në secilën linjë prodhimi, duke rekomanduar përmirësimet që duhet aplikuar gjatë procesit.

KËRKESAT dhe AFTËSITË:

  • Të ketë të përfunduar studimet Bachelor në degët si: Elektro-Mekanikë apo Mekatronikë.
  • Përvojë pune me sisteme elektrike bazike dhe ato më komplekse, si (siguresat, kontaktet, reletë, inverterët, motorët etj.).
  • Përvojë pune në leximin e skemave elektrike, e preferueshme ajo në makineri.
  • Aftësi të mira të komunikimit verbal dhe të shkruar në gjuhën shqipe ndërkaq gjuha angleze është e mirëseardhur mirëpo jo e detyrueshme.
  • Njohuri të themelore të paketës kompjuterike Microsoft Office.

OFERTA:

  • Paga atraktive.
  • Orari i punës prej 08:00 deri 16:00, nga e hëna deri të premten.
  • Sigurim shëndetësor.
  • Laptop personal dhe pajisje përcjellëse.
  • Transport i organizuar në vendin e punës dhe anasjelltas.
  • Shujta të ushqimit ditor dhe kafe falas.
  • Hapësire për rritje profesionale dhe zhvillim personal.
  • Mundësi për të punuar në një kompani që prodhon për tregun Evropian dhe njeh vlerat e punëtorëve.

APLIKIMI:

Të gjithë Ju që i posedoni aftësitë dhe kualifikimet e kërkuara më sipër, si dhe dëshironi të bëheni pjesë e ekipit të klientit, jeni të mirëseardhur të aplikoni deri më datën 02.10.2022. Kandidatët që përzgjedhen për listën e ngushtë do të ftohen në intervistë.