Inxhinier/e i/e Planifikimit
Data e publikimit
23-03-2023
Data e perfundimit
29-05-2023
Lloji i orarit
Full Time
Kategoritë
Inxhinieri
INXHINIER/E I/E PLANIFIKIMIT
23 Mars 2023
IPKO është një nga organizatat më të suksesshme në Kosovë, në rritje të vazhdueshme. Ne e kemi arritur suksesin përmes profesionalizmit, kreativitetit dhe punës në grup. Ne vazhdimisht kërkojmë njerëz të talentuar që të na bashkohen në punën tonë. Këtë herë shpallim konkursin për:
INXHINIER/E I/E PLANIFIKIMIT
Çka ofrojmë ne?
- Pagë konkurruese me tregun lokal të punës;
- Strategji efektive e trajnimit dhe zhvillimit për të gjithë punonjësit;
- Lidhje më të forta në ekipet tona përmes aktiviteteve tona të ndërtimit të ekipit;
- Ne ndihmojmë në ngritjen e moralit të punonjësve përmes formave të ndryshme të shpërblimeve;
- Orari fleksibël i punës gjatë javës;
- Mundësia për të lënë orarin e punës më herët të premten;
- Përfitimet Mobile (MIN në IPKO, MIN për operatorët tjerë, SMS për të gjithë operatorët, Internet Mobile për Kosovën, Internet Mobile sipas rajonit, Shuma shtesë e kredisë);
- Shërbimet e Internetit, DTV-së dhe Telefonisë për personelin pa pagesë;
- Shtesa në masën 0,5% të pagës bazë mujore BRUTO për çdo vit përvojë pune;
- Shtimi i vlerës bruto për shujtën ushqimore në çdo ditë të pjesëmarrjes në punë.
Kush jemi ne?
TË RINJ
- 71% e stafit është në grupmoshën 21-40 vjeç;
TË AFTË DHE TË ETUR PËR TË MËSUAR
- 50% e punonjësve kanë marrë trajnime dhe certifikime të jashtme çdo vit;
PROMOVIMI DHE ZHVILLIMI
- 89% e drejtuesve të njësive janë punësuar duke u promovuar nga brenda kompanisë;
BESNIK DHE TË LIDHUR
- Më shumë se 60% e stafit është në IPKO për 10+ vite; Indeksi i anketës tregon se ne kemi punonjës të aftë dhe të fuqizuar për të kryer punën e tyre. Vlerësimet tregojnë angazhimin e punonjësve të lartë mbi mesataren;
Çfarë presim nga ju?
- Planifikimi për ndërtimin e rrjetave HFC dhe rrjetave optike
- Zgjidhja e rasteve ku kërkohet planifikimi i rrjetit për mbulueshmërinë e zonës së pambuluar sipas kërkesave nga departamentet tjera në baza ditore
- Modifikimi i projekteve ekzistuese në bazë të kërkesave nga departamentet tjera
- Marrja e shënimeve në terren sipas nevojës me qëllim të planifikimit të rrjetit
- Përcjellja e punëve në platformat JIRA dhe VCCE
- Hapja e urdhëresave të punës në JIRA për ekipet e implementimit dhe ekipet tjera sipas nevojës
- Raportimi i punëve te përfunduara
- Dokumentimi i rrjetit ekzistues HFC dhe rrjetit ekzistues optik
- Vizitat në teren tek klientët potencial që dëshirojnë të kyqen në rrjetin IPKO
- Mbështetje teknike për departamentet tjera sipas kërkesës
- Raportimi tek mbikëqyrësit.
Çka të nevojitet për të aplikuar:
- Fakulteti i Inxhinerisë Elektrike dhe Kompjuterike ose fushë relevante.
- Çertifikata dhe kualifikime në fushën e rrjetave HFC dhe Rrjetave Optike
- Aftësi për të punuar nën presion të punës.
- Njohuri të mira teknike dhe njohuri në rrjetave HFC dhe rrjetave optike.
- Është e preferuar e kaluara profesionale në IT, rrjeta, baza të dhënave dhe GIS.
- Të ketë njohuri në punën me AutoCAD dhe aplikacionet GIS
- Aftësi të mira komunikuese, i motivuar për punë në ekipe dhe aftësi të bashkëpunim.
- Të jetë në gjendje të zgjidhë problemet dhe të japë propozime të reja.
- Të jetë në gjendje të mbaj kujdestari jashtë orarit të punës në rast të kërkesës.
- Të ketë orientim të mirë në hapësirë
Vendi i punës: Prishtinë
Data e fundit për aplikim: 30.03.2023