Inxhinier/e i/e ndërtimtarisë, Arkitekt/e dhe Asistent/e i/e financave

Kompania

Agro Trade Group

Telefoni

Pa përcaktuar

Lokacioni

Fushë Kosovë

Data e publikimit

05/09/2020

Data e perfundimit

14-09-2020

Lloji i orarit

Orar të plotë

Kategoritë

Të tjera

Kompania: Agro Trade Group
Njësia: Ndërtim
Lokacioni primar i punës: Prishtinë, Rruga B.

Agro Trade Group shpallë konkurs për 3 vende të lira pune: Inxhinier/e i/e ndërtimtarisë, Arkitekt/e dhe Asistent/e i/e financave

Pozita: Inxhinier/e i/e ndërtimtarisë

  • Përgjegjës për mbiqyrjen e vazhdueshme të ekzekutimit të projektit;
  • Menaxhon ekzekutimin e projektit në punishte;
  • Vlerëson dhe rishikon projektet në ekzekutim e sipër;
  • Ndjek grafikun e punimeve dhe raporton te drejtori për ecurinë e punimeve;
  • Bën organizmin dhe kryerjen e të gjitha obligimeve që kanë të bëjnë me departamentin e arkitekturës dhe inxhinierisë;
  • Koordionon punët me stafin e arkitekturës;
  • Zbaton detyra dhe obligime tjera të caktuara nga punëdhënësi.

Edukimi dhe kërkesat tjera profesionale:

  • Diploma e fakultetit të ndërtimtarisë;
  • Përovja e punës së paku 5 vite;
  • Njohuri të mira të punës më kompjuter, me theks të veçant paketa Office, AutoCad etj;
  • Njohuri të mira të gjuhës angleze;
  • Të ketë aftësi të mira të prezantimit të kompanisë;
  • Të ketë integritet të lartë profesional dhe etik;
  • Të ketë aftësi për të identifikuar prioritetet;
  •  Referenca nga punët e mëhershme.

Pozita: Arkitekt/e

Detyrat dhe përgjegjësitë:

  •  Mbikqyrja dhe menaxhimi i ekzekutimit të projektit në teren;
  •  Kontrollë e vazhdueshëme e ecurisë së projektit;
  •  Ndjek grafikun e punimeve dhe raporton te mbikqyrësi për ecurinë e punimeve;
  •  Bën organizmin dhe kryerjen e të gjitha obligimeve që kanë të bëjnë me departamentin e arkitekturës;
  •  Koordinon punët me kontraktorët;
  •  Mbështet sektorin e shitjes gjatë takimeve me klientë;
  •  Zbaton detyra dhe obligime tjera të caktuara nga punëdhënësi.

Edukimi dhe kërkesat tjera profesionale:

  • Diploma e fakultetit të arkitekturës;
  • Përovja e punës së paku 5 vite;
  • Njohuri të mira të punës më kompjuter, me theks të veçant paketa Office, ArchiCad dhe AutoCad;
  • Njohuri të mira të gjuhës angleze;
  • Të ketë aftësi shumë të mira kominukese;
  • Të ketë aftësi të mira të prezantimit të kompanisë;
  • Të ketë integritet të lartë profesional dhe etik;
  • Të ketë aftësi për të identifikuar prioritetet;
  • Referenca nga punët e mëhershme.

Pozita: Asistent/e i/e financave dhe administratës

Detyrat dhe përgjegjësitë:

  •  Regjistrimi i transaksioneve në softwerin kontabël
  •  Konfirmimi i regjistrimeve me dokumentet përkatëse;
  •  Përgatitja e listës së pagesave të faturave dhe dërgimi i listës te personi përgjegjës;
  • Udhëheqja me procesin e administrimit të punëve në administratë;
  • Ndihma në punët kontabël të mbylljes së muajit;
  • Krijimin e raporteve të ndryshme sipas kërkesës së menaxherit të financave;
  • Pranimin e kërkesave dhe raportimi te mbikqyrësi;
  • Mirërpret dhe shërben të gjithë blerësit potencial dhe furnitorët;
  • Koordinimin me të gjitha departamentet tjera të kompanisë;
  • Zbaton detyra dhe obligime tjera të caktuara nga punëdhënësi.

Edukimi dhe kërkesat tjera profesionale:

  • Diploma e fakultetit ekonomik;
  • SCAAK, IAAB ose IKAF niveli i parë i përfunduar;
  • Përvoja e punës së paku 2 vite – e preferuar sektori i ndërtimit
  • Njohja e gjuhës angleze;
  • Njohuri të mira të punës më kompjuter, me theks të veçant paketa Office
  • Njohuri në softwerin kontabël – e preferuar Microsoft Dynamic NAV
  • Njohuri të mira të ligjeve tatimore të Kosovës si dhe IFRS;
  • Të ketë aftësi të avancuara komunikuese;
  • Të ketë sjellje shembullore dhe mikëpritëse;
  • Të ketë integritet të lartë profesional dhe etik;
  •  Të ketë aftësi për të identifikuar prioritetet.

Dokumentet e kërkuara:

  • CV në formatin Evropian;
  • Diplomën/at dhe çertifikata relevante;
  • Referencë me punët e mëhershme.

Ju lutem dërgoni dokumentet tuaja në email adresën [email protected] dhe tek rubrika “subject” shkruani Emrin dhe Mbiemrin si dhe pozitën për të cilën aplikoni.

Konkursi do të jetë i hapur deri më 14.09.2020

Vetëm personat që do të përzgjidhen në fazën e parë do të ftohen për intervistim.

Apliko këtu