www.ofertapune.net Instruktor i Pilates (2) | PunaIme

Instruktor i Pilates (2)

Kompania

Erlet Mucolli PILATES

Lokacioni

Prishtinë

Data e publikimit

29-01-2025

Data e perfundimit

14-02-2025

Lloji i orarit

Full Time

MUNDËSI PUNËSIMI -INSTRUKTOR I PILATES (2 Pozita)

Studio Erlet Mucolli Pilates, E M ‘PILATES’ është themeluese dhe lidere e industrisë të Pilates në Kosovë. Si pjesë e zgjerimit të aktiviteteve të kompanisë, ofrohet mundësia për punësim të 2 personave, të cilët do të i nënshtrohen programit trajnues para punësimit.

Lokacioni:

  • Rruga Bedri Shala, nr.10. Prishtinë.

Paga:

500 euro neto. Angazhimi 4 deri 5 orë Hane-Shtune.

Përgjegjësitë:

  • Të merr pjesë në mënyrë aktive në trajnimin e ofruar.
  • Të familjarizohet me materialet edukative mësimore të ofruara nga studio.
  • Të asistoj instruktorin kryesor në ofrimin e seancave Pilates për klientë në formë grupore dhe individuale.
  • Të ofroj shërbime tjera të ushtrimeve Pilates për studion.  

Kualifikimet e kërkuara:

  • Të diplomuar në nivelin Bachelor apo Master në fushën e edukimit fizik dhe Sportit, apo të ngjajshëm.
  • Preferohet eksperiencë paraprake në Fitness,Pilates, Yoga apo në ushtrime tjera.
  • Të ketë përgatitje të mjaftueshme fizike trupore për të realizuar ushtrime grup-pas grupi.
  • Njohja e gjuhës angleze është obligative.
  • Shkathtësi të shkëlqyeshme komunikuese.
  • Te jetë i aftë të flet rrjedhshëm dhe pa frikë para grupeve të klientëve.
  • Të ketë qëndrim pozitiv dhe shkathtësi të adaptohet lehtë.
  • Të jetë i hapur për të mësuar dhe për të punuar në mënyrë të pavarur në ambient dinamik.

Mënyra e aplikimit

Të gjithë të interesuarit mund të aplikojnë nëpermjet butonit poshtë deri me datë 14 Shkurt 2025. Vetëm kandidatët e përzgjedhur në listën e ngushtë do të ftohen për intervistë.

⏱️ Dëshiron të aplikosh më shpejtë?