Infermier/e i/e Përgjithshëm (Zëvendësim)
Data e publikimit
03-01-2025
Data e perfundimit
17-01-2025
Lloji i orarit
Full Time
Kategoritë
Shëndetësi, Medicinë
Në bazë të marrëveshjes së bashkëpunimit dhe bashkëfinancimit në mes të ISLAMIC RELIEF KOSOVA dhe KOMUNËS SË HANIT TË ELEZIT për implementimin e projektit “Projekti i Integruar afatgjatë – Një rrugë drejt zhvillimit në Komunën e Hanit të Elezit” gjatë viteve 2023-2025” me pin kod 020_004574 dhe numër të protokollit 02/7988, ISLAMIC RELIEF për plotësimin e vendit të lirë të punës në pozitën: Infermier/e i/e Përgjithshëm – Zëvendësim lehonie (1 pozitë), shpall këtë:
K O N K U R S
TITULLI I PUNËS: INFERMIER/E I/E PËRGJITHSHËM (Zëvendësim Lehonie)
Nr. i ekzekutuesve: 1 (një)
Numri i Referencës: IR/RKS/01-2025
Përshkrimi i punës:
ISLAMIC RELIEF KOSOVA është organizatë humanitare ndërkombëtare që e realizon këtë projekt duke e bashkë financuar, monitoruar dhe bashkë-menaxhuar veprimtarinë e kuadrit shtesë profesional në kuadër të QKMF-së Hani i Elezit të angazhuar në këtë projekt e që parasheh përmirësimin e shërbimit shëndetësor shtëpiak, ngritjen e cilësisë së shërbimeve mjekësore ndaj qytetarëve dhe kujdesin shtesë shëndetësor ndaj familjeve në nevojë në Komunën e Hanit të Elezit – zonat rurale të komunës. Fokus mbeten vizitat në shtëpitë e pacienteve lehona dhe foshnjave të porsalindura, personave me aftësi të kufizuara, personave me sëmundje kronike si dhe personave të moshës së shtyrë.
Detyrat dhe përgjegjësitë kryesore:
- Pranon dhe triazhon pacientët
- Përgatit pacientët për vizitë
- Kryen punët administrative të dokumenteve shëndetësorë
- Jep informata të sakta dhe të qarta pacientëve lidhur me kujdesin i cili u ofrohet në QMF PMF apo në terren
- Administron dhe mban llogari për terapinë e përshkruar nga doktori
- Ndërmerr të gjitha masat për parandalimin e të gjitha infeksioneve duke mirëmbajtur pajisjet e duhura për punë në QMF-PMF apo në terren
- Merr anamnezë të saktë nga pacienti, mban evidencë, matë TA dhe asiston doktorin në kryerjen e punëve të përditshme
- Kryen sipas nevojës punët e kartotekës, Intervencës, Patronazhit, Terrenit dhe Edukimit shëndetësorë
- Kryen edhe punët tjera sipas urdhrit të Kryeinfermierit-ës së sektorit gjegjës, mjekut të ekipit dhe koordinatorit profesional të projektit
- Bënë aplikimin e terapisë paranterale në teren në bazë të udhëzimit të Mjekut
- Jep këshilla të duhura shëndetësore në teren për pacientët të cilët kanë nevojë për shërim të mëtejmë.
- Ofron edukim shëndetësor shtesë për pacientët në teren.
- Kryen detyra tjera relevante sipas pozitës.
Kriteret për aplikim:
- Diploma e shkollës së mesme e Infermierisë së Përgjithshme ose Diplomë Universiteti në Infermieri të Përgjithshme (e noterizuar nga noteri)
- Licenca e punës (Infermier i Përgjithshëm) – të jetë valide dhe e noterizuar nga noteri
- Të jetë qytetar/e i/e Komunës së Hanit të Elezit (E preferueshme)
Aftësitë teknike:
- Aftësi të shkëlqyera ndërvepruese dhe komunikuese
- Aftësi në ndërtimin e marrëdhënieve të mira pune
- Njohuri në kompjuter
Projekti “Projekti i Integruar afatgjatë – Një rrugë drejt zhvillimit në Komunën e Hanit të Elezit” gjatë viteve 2023-2025”
Bashkëfinancuesit: Islamic Relief Kosova dhe Hani i Elezit
Vendi i punës: Komuna e Hanit të Elezit, Zonat rurale
Numri i Referencës dhe pozita:
(Infermier/e i/e Përgjithshëm – Zëvendësim lehone) – 1 pozitë
Kohëzgjatja e kontratës: 4 muaj me mundësi vazhdimi.
Përgjegjës për procedurat e rekrutimit është Islamic Relief Kosova.
Afati i aplikimit:
Nga data 03.01.2025 deri më 17.01.2025 ora 16:00. Aplikacionet pas datës 17.01.2025 ora 16:00 nuk do te merren në konsideratë.
Mënyra e Aplikimit:
Aplikimi bëhet online përmes këtij linku: https://forms.gle/HQEj8SLcVLjtHm4m7, duke i bashkangjitur edhe dokumentet e kërkuara në formularin e aplikimit online. Dokumentet duhet të ngarkohen në PDF.
SQARIM:
Përgjegjës për procedurat e rekrutimit është Islamic Relief Kosova.
Për pozitat e cekura më sipër do të ftohen vetëm kandidatët të cilët i plotësojnë kushtet e konkursit dhe të cilët kanë bashkangjitur dokumentet e kërkuara në aplikacion. Kandidatët do të ftohen për të ju nënshtruar procedurave të testimit/vlerësimit.
Për datën dhe vendin e mbajtjes së intervistës kandidatët do të njoftohen me kohë përmes e-mailit.
Në rast të mosvaliditetit apo mosfunksionimit të e-mail adresave dhe e-maileve të shënuara gabimisht nga ana e kandidatëve në formularin tonë elektronik dhe mos bashkangjitjes së dokumenteve të kërkuara në formularin online të aplikimit, Islamic Relief nuk do të mbaj përgjegjësinë për mos arritjen e e-maileve te kandidatët në fazën e ftesës për proceset rekrutuese dhe për mospërzgjedhjen e kandidatëve me dokumente të mangëta.
Prishtinë, 03 Janar 2025