www.ofertapune.net 15 Vende Pune për Infermierë në Gjermani | PunaIme

15 Vende Pune për Infermierë në Gjermani

Kompania

RE - ALIS

Lokacioni

Gjithë Kosovën

Data e publikimit

10-03-2023

Data e perfundimit

11-03-2024

Lloji i orarit

Full Time

“Projekti RE-ALIS vjen në datat 27 dhe 28 mars në Prishtinë për të përzgjedhur 15 infermierë që më pas do të kenë mundësinë të nisin punë në spitalin Speyer Diakonissen.”

Pse projekti RE-ALIS është garanci e suksesit?

1) Sepse është i vetmi projekt që i mbështet infermierët finanaciarisht me një bursë mujore prej 300€ që nga momenti kur nis kursi e deri në fund.

2) Është një projekt që lejon punësimin vetëm në spitale në Gjermani.

3) Është një projekt unik që fokusohet në mësimin e gjuhës gjermane dhe jo vetëm në përgatitjen për një certifikatë gjuhësore, prandaj mundëson 1000 orë mësim, 6 orë në ditë, 5 herë në javë.

4) Është i vetmi projekt i ndërtuar dhe i menaxhuar nga infermierët. Ai u ofron infermierëve mundësinë për të kryer një muaj përgatitje profesionale në laborator dhe sipas kurrikulave gjermane.

5) RE-ALIS ofron asistencë FALAS për të gjitha procedurat si në Kosovë ashtu edhe në Gjermani.

6) Informon infermierët se si funksionon sistemi i infermierisë në Gjermani dhe si mund të formësoni karrierën tuaj në të ardhmen.

7) RE-ALIS është i vetmi projekt që mendon edhe për jetën tuaj sociale duke krijuar mundësinë e takimeve sociale në grup, pasi siguron që të shkoni gjithmonë në grup në të njëjtin spital në Gjermani.

8) Spitali, si punëdhënësi juaj i ardhshëm kujdeset edhe për akomodimin tuaj kur të mbërrini në Gjermani dhe të filloni punën tuaj në spital.

 

Si shkon njё infermier shqiptar nё Gjermani nёpёrmjet projektit RE-ALIS

APLIKIMI

Pёr tё aplikuar duhet tё keni mbyllur me sukses studimet pёr infermieri, Bachelor ose shkollen e mesme tё mjeksisё si dhe tё jeni pajisur me licensёn e infermierit, me lejen e ushtrimit tё profesionit.

INTERVISTA

Pasi kёni plotёsuar formularin e aplikimit, ju pёrzgjidheni nga stafi i RE-ALIS pёr tё zhvilluar intervistё tё drejtёpёrdrejtё me drejtuesit e spitaleve gjermane qё vijnё nё Shqipёri. Intervistat bёhen pranё zyrave tona nё Prishtinё.

MЁSIMI I GJUHЁS GJERMANE

Nёse ju pёrzgjidheni prej spitalit, ju do tё nёnshkruani Kontratёn e Bashkёpunimit me Projektin RE-ALIS dhe do tё merrni pjesё nё mёsimin e gjuhёs gjermane deri nё arritjen e nivelit gjuhёsor B2. Kursi i gjuhёs gjermane me kohё tё plotё shtrihet nё 1000 orё mёsimi dhe zhvillohet me metodat të moderne.

TRAJNIMI

Arritja e nivelit B2 ёshtё kusht qё ju tё merrni pjesё nё njё provim ose njё praktikё disamujore, me qёllim qё autoritetet pёrkatёse gjermane t´ju japin lejen e ushtrimit tё Profesionit si Infermier nё shtetin gjerman (Licensa Gjermane, Urkunde).

PЁRGATITJA E DOKUMENTACIONIT

RE-ALIS kujdeset qё spitali tё marrё pёrsipёr financimin e plotё tё mёsimit tё gjuhёs, si dhe tё trajnimit tuaj. Gjithashtu, ju mundёsohet gjatё kursit njё ndihmё financiare mujore dhe ju mbulohen shpenzimet e bёra gjatё procesit tё marrjes sё Vizёs pёr Punё nё Gjermani.

 

Cel: +383 49 584 895 // +383 49 343 476

Email: [email protected]

Adresa e qendrës në Prishtinë: CAT CODE AND TECH / Rr. Agim Ramadani, Nr.395, Prishtinë, KOSOVË