HR Manager
Data e publikimit
25-05-2023
Data e perfundimit
09-06-2023
Lloji i orarit
Full Time
Kategoritë
Burime Njerëzore
ITD PRISHTINE shpk po kerkon te punesoje:
“HR – MANAGER”
PËRSHKRIMI I PËRGJITHSHËM I PUNËS:
Human Resources Manager kryen detyra dhe funksione të ndryshme administrative në kompani, të cilat shërbejnë si suport në mbarëvajtjen e proceseve dhe zgjidhjen e problematikave administrative të biznesit. Dy detyrat baze te ketij posti ndahen ne: Menaxhim te Burimeve Njerezore dhe menaxhimit te cilesise.
KËRKESAT BAZË PËR ARSIMIM, KUALIFIKIM, EKSPERIENCË:
Arsimimi dhe eksperienca:
- Njohuri mbi parimet bazë të biznesit dhe menaxhimit.
- Njohuri mbi parimet bazë të menaxhimit të burimeve njerëzore.
- Njohuri shumë të mira të gjuhës angleze
- Njohuri shumë të mira rreth programeve bazë kompjuterike (word, excel, poëer point etj.)
Aftësi të tjera:
- Aftësi shumë të mira analitike
- Aftësi shumë të mira komunikuese dhe organizative
- Aftësi të mira negociuese dhe bindëse
- Aftësi për të punuar në grup
BURIME NJERËZORE, Menaxhim personeli:
- Njeh dhe zbaton me perpikmeri procedurat operacionale dhe rregulloret e punes per kete detyre.
- Komunikon në mënyrë efektive me të gjitha nivelet e punonjësve dhe realizon me sukses sensibilizimin e tyre për procedurat dhe politikat e kompanisë.
- Realizon mbulimin e posteve të rëndësishme të punës me kandidatë rezervë, të trajnuar dhe të gatshëm për të kryer detyrat e përcaktuara, në raste vakancie të paparashikuar.
- Ne bashkepunim me Pergj. e departamenteve pergatit plani e trajnimit per punonjesit.
- Ndjekja e ecurise se punonjesve gjate trajnimit. Menaxhimi i problemeve te ndryshme apo i kerkesave per shtyrje. Mbajtja e kontakteve te vazhdueshme me pergjegjesat per ecurine e tyre.
- Ne bashkepunim me Pergj. e departamentve ndjek procesin e vleresimeve periodike te punonjesve.
- Kujdeset për plotësimin në kohën e duhur të dosjes së punonjësve të rinj, si dhe plotesimin e dosjes me cdo dokument te ri gjate punesimit (vleresime, testime, certifikata, masa disiplinore, jokonformitete, arritje objektivash, etj)
- Menaxhon lejet e punonjësve dhe kohën e tyre të punës, konform ligjit dhe në përputhje me standardet e kompanisë.
MENAXHIMI I CILËSISË
- Është përgjegjës për implementimin dhe zbatimin e procedurave dhe rregulloreve të kompanisë.
- Informon stafin për çdo update të procedurave të punës.
- Kontrollon implementimin e procedurave (të reja/ndryshime) nga punonjësit + trajnon/konsulton/sqaron punonjësit.
- Ndjekje/survey i çështjeve të ndryshme të kërkuara nga MC në IMS Tiranë.
Deadline per te aplikuar: 09 Qershor 2022
Ju lutem specifikoni pozicionin ne subject kur dergoni aplikimet tuaja
Email address per te derguar CV-te: [email protected]
Apliko këtu